Politikë

Kontradiktat e dosjes së sterilizimit

2 Min lexim

Dosja hetimore e sterilizimit zbulon lidhje të ish-zv/ministrit të Shëndetësisë me pronarët e kompanisë koncesionare. Hetimet vërtetojnë se njohje me ta kishte dhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Për njërin ngrihet akuzë dhe arrestohet, për tjetrin jo.

Dosja hetimore e sterilizimit jep fakte se si është ulur numri i seteve të nevojshëm në vit nga 63 mijë në 50 mijë duke dëmtuar rëndë buxhetin e shtetit dhe duke dalë mbi fondin e parashikuar për kontratën. Në dijeni për këtë ishin zv/ministri Rjepaj, por dhe ministri dhe Beqaj. Njëri është në burg dhe tjetri merr pjesë në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Sterilizimi është dosja e parë që u regjistrua në Prokurorinë e Posaçme, por hetimi duket se në disa periudha ka qënë intensiv, e në disa të tjera ka ngecur. Nuk ka patur hetim pasuror për asnjë ministër, as atë që firmosi kontratën e as për atë që e zbatoi.

Koncesionari ka marrë në 7 vjet e gjysëm 100 milion euro dhe do të marrë në fund të saj 148 milion euro, 50% në shumë se sa parashikonte kontrata fillestare. Edhe pse kishte shkleje të hapura në kontratë, si për vlerën e investimit si për përdorimin e ambienteve spitalore, energjisë, ujit dhe faciliteteve të tjera në kurriz të buxhetit të shtetit, të ardhurat e koncesionarit nuk u prekën dhe taksapaguesit do të japin në fund të 10 viteve kontratë 48 milion euro më shumë. Këtu kanë përgjegjësi jo vetëm atë që e hartuan dhe firmosën, por dhe ata që zbatuan kontratën.

Dosja hetimore zbulon fakte të tmerrshme që dhe pse kontrata është hartuar në dëm të shtetit,është zbatuar edhe më keq. Në dosje rezultojnë zyrtarë tëlartë tëpërfshirë, kuSPAK thotë se dy ish-drejtuesit e Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, Erion Manohasa dhe Eduard Ahmeti kanë përgjegjësi ligjore dhe ende nuk dihet nëse kanë hapur një fraksion për dosjen e sterilizimit dhe po hetojnë dhe “kokën” e institucionit. Kryeministri Edi Rama detyroi të hënën që  ministrja Ogerta Manastirliu të dorëzojë detyrën e ministrit të Shëndetësisë, po e “gradoi” në krye të arsimit, duke dhënë sinjale se ajo vijon të jetë pjesë e oborrit të tij.

Postime të ngjashme
Politikë

Fundi i një epoke tranzicioni 30-vjeçare. Çfarë do vijë më pas?

7 Min lexim
Sipas të gjitha gjasave, e tërë elita politike, institucionale dhe kupola drejtuese e Policisë së Shtetit të 30 viteve të fundit do…
Politikë

"Alma" fiton Kukësin me 5000 vota diferencë. SPAK e vetmja opozitë në vend!

2 Min lexim
Më shumë se i çuditshëm dhe i pazakontë, rezultati i zgjedhjeve të 24 Shtatorit në Kukës, tingëlloi shqetësues dhe i rrezikshëm për…
Politikë

Rama në “tango” me SPAK

4 Min lexim
Është në karakterin e kryesocialistit Edi Rama që në evente ku do të ketë ndryshime qoftë në parti e qoftë në qeveri,…

Lascia un commento

×
Politikë

ÇFARË FSHEHIN NDRYSHIMET NË QEVERI?