Lajmi i ditës

Një bravo për SPAK

4 Min lexim

Jo më larg se në verën e nxehtë të dy viteve më parë, shumë do të ishin dyshues e të tjerë mosbesues, për punën që po bënte Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Një pjesë ndjenë kënaqësi nga prangosja e kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe apo arrestimi i gjysmës së stafit në Agjencinë e Blerjeve të Përqëndruara bashkë me vetë drejtuesen e institucionit që xhiron qindra miliona euro tendera në vit. Të tjerë ishin skeptikë dhe të pakënaqur sepse do të kërkonin “koka të mëdha”. Megjithatë sinjalet e asaj vere tregonin se diçka në sistemin e drejtësisë kishte nisur të lëvizte.

Puna e SPAK ka qënë më e përfolura në vitet e fundit. Sytë e shqiptarëve, ndërkombëtarëve, zyrtarëve dhe poltikës kanë qënë te ndërtesa e kësaj njësie me 15 prokurorë dhe 60 hetues.  Shumë e kanë akuzuar se hetimet po i bën politike, se brenda ka dhe prokurorë të shitur, se po fshihen dokumenta, se dosjet po flenë gjumë e janë harruar dhe hetimet zvarriten. Shumë të tjerë kërkonin që hetimet të shkonin më larg dhe mos mbeteshin me çështje perifikerike, kur gjurmët nuk ishin asgjë përpara “ujkut” të madh. Një kategori e ilustronin si institucion në varësi të kryeministrit: ai ndëshkonte, ai porosiste dhe SPAKU bënte gati “gijotinën” për miqtë e armiqtë e tij.

Pritshmëritë nuk janë tërësisht të pabaza, fuqia që ligji i ka dhënë kësaj strukture mund të jetë unike në botë sa i takon kompentencave dhe e krahasueshme me modelin e porkurorëve italian të antimafias apo strukturës së FBI në krijimet e saj. Trajtimi financiar është ndër më të mirët në hierarkinë e administratës publike, ndërsa mbështetja nga faktori ndërkombtar nuk i ka munguar kurrë.

3 vite nën drejtimin e Arben Krajës çuan në disa arrestime njerëz të rëndësishëm, ish-ministri Lefter Koka, deputeti Alqi Bllako, apo ish drejtorin e Përgjithshëm të RTSH Thoma Gëllçi. Megjithatë pakënaqësitë për punën e Prokurisë së Posaçme mbetën. A mjaftonin vetëm këta? Çfarë po ndodhte me dosje dhe kallzime të tjera? Me inceneratorin e Tiranës, sterilizimin, përgjimet e Ndragheta-s dhe pronat e ushtrisë? Përse SPAK shpalli moskompetencë në disa dosje të nxjehta mes të cilave edhe shit-blerja e votave në Dibër dhe Durrës? Përse SPAK nuk po ndal lumin e milionave që po paguajmë çdo ditë për koncesionet abuzive, por në vend të këtyre shihen arrestime për telefona dhe arka peshku siç ndodhi me rastin e zv/ministres së Brendshme Rovena Voda?

Këto pyetje nuk i ka bërë vetëm media dhe opozita. SPAK është sulmuar dhe qeveria. Përjavë ka ankesa se po zgjidhen për t’u hetuar vetëm socialistët. Se njerzit me pushtet që vodhën deri dje sot janë të qetë dhe jetojnë në luksin e mbytur nga paratë e shqiptarëve pa i hyrë gjembi në këmbë. A është mjaft vetëm të pyeten nga SPAK dhe të hyjnë si qytetarë të thjeshtë në atë godinë apo duhet dhe të ndëshkohen?

Në kulmin e polemikave dhe në kohën kur çdo analizë për SPAK po rrëzohet të nesërmen sepse kemi të tjera rezultate, sot kjo strukturë duket se ajo që ka më pak nevojë është reklama për punën e mirë nga media.  Zyrtarë të lartë, kryebashkiakë, dhe mes tyre dhe një eksponent i rëndësishëm i Partisë Socialiste që kontribuoi për fitoren në Durrës, Vangjush Dako, janë prapa hekurave.  Ish zv/kryeminsitri Arben Ahmetaj ndodhet në arrati pas një hetimi perfekt të pasurisë së tij dhe përfshirjes në çështjen e inceneratorëve (hetimi që i takonte Ahmetaj). Metrodat e përdorura nga hetuesit në këtë rast të tregonin se kur drejtësia ka vullnet jo vetëm gjen, por vërteton!

Por më shumë se dosja dhe hetimet e hapura për inceneratorët, vulën se SPAK nuk po pyet për krah politik dhe të paprekshëm është prangosja e një grupi të rëndësishëm kriminal të lidhur me fisin Bajri në Shkodër. Shefi i Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit Oliton Bistri është në pranga. Prokurori i Kukësit Xhevahir Lita në pranga, i arrestuar dhe dyshuar për vrasje është dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka. Këtë të fundit jo shumëkush e ka dëgjuar, po ndikimin e tij dhe fuqinë që kishte në qarqe politike, sidomos në Shkodër, ia njohin persona kyç – të aftë që të ndikojnë në drejtësi sa të mbajnë në sirtar kërkesën për arrestim që vjen nga dhe nga njësitë europiane.  Pëllumb Gjoka, përveçse i shpallur “investitor strategjik”, është një nga pesë biznesmenët që ka arritur të marrë licencë kazinoje në Shqipëri dhe i vetmi që e ka marrë atë në kushtet kur nuk plotëson bazën ligjore pasi hoteli i tij nuk përmbush standardet me 5 yje.

Puna dhe fryma e Altin Dumanit që prej marrjes së detyrës të kreut të SPAK mund të ketë pakënaqësi të ndryshme, disa me bazë, disa banale e ca të tjera që kanë të bëjnë me transparencën dhe marrëdhënien që mban me mediat. Por për hetimet e fundit, Dumani dhe ekipi i prokurorëve të SPAK që po punojnë në këto çështje të nxehta sot meriton vetëm një “Bravo”! Nuk është e thjeshtë të hapësh sirtarë me dosje të ndryshkura, nuk është e thjeshtë të hetosh njerëz me pushtet, e aq më pak kriminelë që porositin vrasje natën e ditën shkojnë në varrim.

Disa ditë më parë frika nga SPAK u diskutua dhe në asamblenë e mbyllur të socialistëve, kur vetë kryeministri kërkonte njerëz që “hedhin firmën”. Pra, miti i arragoncës së pushtetit dhe zyrtarëve që janë mbi ligjin mesa duket po bie. Dhe kjo sepse SPAK po punon. Ne nuk kemi në dorë të bëjmë asgjë për ta ndihmuar, atë mund ta kenë politikanët që të mos e pengojnë në punën e përditshme dhe që tentojnë t’i venë “shkopinj nën rrota” dhe përmes gojës së disa gazetarëve, por kemi në dorë fjalën e mirë. Fjalën e mirë jo për 15 prokurorë e 60 hetues që janë në këtë strukturë, por për për një insitucion që sot po punon për ne dhe po rikthen shpresën se vendi ynë Shqipëri, mund dhe do të bëhet!

Ndaj, Bravo SPAK!

Postime të ngjashme
AktualitetLajmi i ditës

Mediat franceze shkruajnë sërish për Gremi Clinic. Historia e Natalisë, që gjeti buzëqeshjen e jetës

2 Min lexim
Nje tjetër gazetë franceze i referohet Gremi Clinic për kura dentare cilësore në Shqipëri. Është fjala për Charente Libre, një gazetë e…
AktualitetLajmi i ditës

Gjykata godet biznesin e ndershëm në mbrojtje të “çibanëve” tatimorë.

7 Min lexim
Gremi: do luftoj edhe për ata që kanë frikë t’i rebelohen këtij sistemi të korruptuar Si njeriu që gjithmonë kam besuar tek…
Lajmi i ditës

Oh sa mirë me qenë shqiptar, oh sa mirë me qenë gjithë bashkë, ohej ohej!

2 Min lexim
Një ndeshje futbolli çuditërisht dhe fatkeqësisht na bën bashkë më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Na bën të dashur me…

Lascia un commento

×
Lajmi i ditës

Arrestimi i Oltion Bistrit dhe skenari që shohim pas tij! A u shkarkua Gledis Nano pikërisht se zbuloi rrjetin e policëve të inkriminuar?