Sociale

Vendos 32 orë punë në javë, Dritan Gremi: Standard që kontraston fluksin e emigrimit

3 Min lexim

Zyrtarisht nga sot punonjësit e Gremi Clinic do të punojnë vetëm 32 orë në javë.
Është ky vendimi i fundit i Dritan Gremi, CEO i Gremi Group dhe një nga kompanitë lider në vend për sa i takon të drejtave të punëtorëve, pagave dhe orëve të punës.
“Është rekord, jemi të parët në Europë për orët më të shkurtra të punës”, shprehet Dritan Gremi duke ju referuar faktit se sipas të dhënave të Eurostat, vendi me orët më të shkurtra në punë është Holanda me 32.4 orë në javë, ndërkohë që mesatarisht Turqia renditet si vendi me më shumë orë pune në javë dhe konkretisht 42.9.
“Dëshironi ta bëni stafin më të lumtur dhe produktiv? Jepini më pak orë pune”.
Kështu e titullonte një artikull në “The Guardian”, Claire Hall, menaxhere e burimeve njerëzore, ndërkohë që për Dritan Gremin  ky vendim ka ardhur pas konsultimit me grupet e punonjësve. Në vizionin e tij për raportet me punëmarrësit, ai konsideron se më pak orë në punë do ta bëjnë stafin më efikas  dhe më produktiv e njëkohësisht do të nxisë të rinjtë, që duke u trajtuar me integritet të mos largohen nga vendi, por të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu.
Sigurisht kjo u jep gjithashtu punonjësve mundësinë të kenë më shumë kohë për veten, për njerëzit dhe familjarët e tyre, por edhe për t’u kualifikuar më tej, për të lexuar apo studiuar nëse ata dëshirojnë.
Sipërmarrësi sjell në vëmendje se ky hap vjen pas një testi tjetër 3 vite më parë, kur orët e punës u ulën nga 40 në 35 në javë, duke e kthyer grupin Gremi në të vetmin biznes në Shqipëri me këto standarde e duke lënë pas edhe vende të tjera në Europë.
“Kjo lëvizje nuk tkurri të ardhurat, ndërkohë  që konsolidoi qëndrueshmërinë e stafit. Pas 3 vitesh tentojmë nje tjetër sfidë duke thyer një tjetër rekord, këtë herë evropian dhe duke u bërë de facto biznesi ku punohet më pak orë në javë në Europë. Kjo është një arritje që më mbush me kënaqësi dhe që më bën të jem krenar për veten dhe njerëzit që punojnë me mua”, shprehet Dritan Gremi.
Ndërsa flet në “Myalbania” për këtë iniciativë, Gremi shprehet se do të ishte një mundësi shumë e mirë që ky hap të ndërmerret edhe nga biznese të tjera, pasi sipas tij sipërmarja është një mision që nuk e lidh sipërmarrësin vetëm me interesat e tij personale, por edhe me ato të punonjësve e sigurisht të krejt shoqërisë.
Duke i qëndruar të njëjtës logjikë, Dritan Gremi beson se sipërmarrësit shqiptarë kanë mundësitë dhe kapacitetet që me kontributin e tyre në përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagave, të ndalin rrjedhën e emigrimit, e pse jo ti bëjnë njerëzit e lumtur.
Nga ana tjetër, ai pohon se që kjo të ndodhë në masë dhe në mënyrë të ekuilibruar, duhet një formalizim i ekonomisë dhe sistemit fiskal.
“Nëse unë do të aplikoja çmime  low cost në shërbimet dentare nuk do të kisha mundësi ta praktikoja këtë ulje të orëve të punës. Është një standard që kërkon një treg të rregulluar, ku funksionon konkurrenca e lirë dhe ku deklarohen taksat dhe të ardhurat në sistem pa vendosur apriori çmime low cost, të siguruara falë evazionit fiskal apo materialeve dentare që futen kontrabandë”, shprehet Gremi.
Ndërsa flet për standarde që duhen aplikuar, ai deklaron se aplikimi i çmimeve të ulëta apo shmangia nga taksat  sikurse procedohet nga shumë operatorë në turizimin dentar, jo vetëm deformojnë tregun e punësimit me pagesa gjithashtu të ulëta, por ulin cilësinë e shërbimit dhe njëkohësisht krijojnë një kategori të pakënaqur punonjësish që në të parin rast zgjidhjen do e gjenin duke u larguar në emigracion. Nga ana tjetër, kjo sjellje dëmton dhe cënon ndjeshëm markën “made in Albania” duke na etiketuar tek të huajt, si një vend low cost e me cilësi të dobët shërbimesh.

Është koha që sipërmarrësit dhe bizneset të orientohen drejt nje produkti cilësor, i cili garanton të ardhura, standarde të mira pune për punonjësit, stabilitet dhe nje raport të qëndrueshëm punëdhënës-  punëmarres.
Është koha që shteti dhe e gjithë shoqëria, ta shohë si “tym që i djeg sytë” çdo sipërmarrje që operon me çmime të ulëta duke lundruar në baltën e evazionit fiskal dhe duke përdhosur vlerën e markës “Made in Albania” e identifikuar si “low cost”. 
Aq më keq, kur kujton pasojat “vrasëse” që të gjitha këto sjellje kanë në shoqëri.
Shteti duhet patjetër të inkurajojë dhe stimulojë ato biznese, që krijojnë vlera, standarde, të drejta dhe mirëqenie në shoqëri, si një përgjegjësi sociale që në fakt u takon.

Postime të ngjashme
Lajmi i ditësSociale

Për engjëllin e vogël që ra në shtratin e vdekjes dhe nuk u zgjua dot më kurrë!

2 Min lexim
Sot jam i mbushur si asnjëherë tjetër! Jam plot mërzi, keqardhje, pikëllim, zhgënjim dhe urrejtje, me veten dhe me gjithë ata që…
Sociale

Skandali/ Rrajat lehtësohen nga akuza, ekspertiza e fisit Maja 17 ditë pas dhunës 

3 Min lexim
Në foton më poshtë janë pasojat e dhunës së ushtruar nga anëtarë të fisit Rraja, ndaj njërit prej anëtarëve të fisit Maja,…
Sociale

Nëse spitalet shtetërore do të funksionin, privati do të kishte falimentuar. E vetmja rrugë për ta, turizmi shëndetësor

4 Min lexim
110 milionë euro shpenzuan shqiptarët në sistemin shëndetësor privat gjatë vitit 2022. Një shifër që tingëllon e panevojshme, po të kemi parasysh…

Lascia un commento

×
Dritan GremiTurizëm

Kush po e shkatërron turizmin dentar?