Economy

“Boom-i” i turistëve nuk përputhet me tarifat që ka mbledhur Rruga e Kombit

2 Min read


Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të siguruara nga MyAlbania.com.al tregojnë se gjatë vitit të shkuar të ardhurat nga tarifa në rrugën Durrës – Kukës ishin 13.08 milion euro. Fluksi i qarkullimit në këtë autostradë ka performancë të mirë nëse krahasohet me planin e kontratës koncesionare, por me rënie me periudhat e tjera.

Të ardhurat nga tarifa të deklaruara nga koncesioari i rrugës gjatë vitit 2022 kanë arritur të kalojnë vetëm dy vite të vështirë: vitin e pandemisë 2020 dhe 2018-n, kohë kur nisi zbatimi i kontratës koncesionare dhe tarifimi u aplikua vetëm për 4 muaj.

Vitin e shkuar koncesionari ka mbledhur 1.4 milion euro më pak se në vitin 2021 dhe 2 milion euro më pak se në 2019-n, periudhë që pati një sezon të mirë turistik.

Numri më i lartë i turistëve të huaj në Shqipëri është nga Kosova. Historikisht fluksi i vizitorëve nga ky shtet ka zënë mesatarisht 40% të volumit të vizitorëve. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave raportojnë se gjatë vitit 2019 në rrugën e Kombit kanë hyrë 2.246.540 individë me shtetësi nga Kosova.

Gjatë vitit 2020 numri i turistëve që hynë nga vendi fqinjë ishte 1.379.360, një rënie me 38.6%. Kjo shifër reflektohet dhe te mbledhja e taksës në rrugën e Kombit, ku të ardhurat nga tarifa u ulën me 2.8 milion euro. Në vitin 2021 në territorin shqiptar kanë hyrë 2.640.447 shtetas kosovarë, 394 mijë më shumë, por të ardhurat nga taksa e rrugës rezultojnë 630 mijë euro më pak.

Shifrat që kanë mospërputhjen më të madhe janë ato të vitit 2022. Vitin e shkuar Shqipëria pati një “boom” vizitorësh të huaj duke kapur numrin më të lartë historik 7.5 milion. Nga këta sipas INSTAT, 3.209.123 janë vizitorë që kanë hyrë nga shteti i Kosovës. Krahasuar me vitin 2019, numri i vizitorëve është 962.583 më i lartë dhe nëse llogarit dhe kthimin, qarkullimi i vizitorëve kosovarë (hyrjet +daljet) është rritur me 1.9 milion njerëz më shumë se në 2019-n. Megjithatë të ardhurat nga taksa e rrugës janë raportuar 2 milion e 11 mijë euro më pak se në ky vit.

Të dhënat e Telepass-it, ku janë të regjistruar abonentët që përfitojnë nga skema e uljes së tarifës tregojnë se vitin e shkuar janë paguar 624 mijë euro. Kjo vlerë nuk ka peshë në ndryshimin e të ardhurave nga tarifa, pasi zë vetëm 5% të totalit të të ardhurave.

Që nga viti 2019 dhe deri në vitin 2022, performanca e pagesës së tarifës në rrugën e Kombit rezulton mbi skenarin optimist të parashikuar në kontratë. Kontrata detyron që çdo e ardhur që merret shtesë mbi pragun e lejuar, të ndahet përgjysëm mes shtetit dhe kompanisë koncesionare. Deri tani koncesionari ka realizuar 15.2 milion euro më shumë se kufiri për ndarjen e të ardhurave nga trafiku në 4 vitet e koncesionit 2019-2022, ku 7.6 milion euro janë derdhur në buxhetin e shtetit.

Mospërputhja e shifrave mund të shpejgohet vetëm me 3 mundësi: ose konçesionari ka nëndeklaruar të ardhurat që të mos ndajë paratë me shtetin, ose INSTAT nuk ka publikuar të dhënat e sakta për të propaganduar shifra të larta të fluksit të turistëve, ose shtetasit nga Kosova të kenë hyrë me traget!

Rruga Milot-Morinë u dha me koncesion për mirëmbajtjen dhe përfundimin e punimeve në 114 kilometrat e saj në vitin 2016. Kontrata u fitua nga konsorciumi Catalyst Viva Das General Contracting me përbërje të kompanive Kastrati, Salillari dhe dy firmave nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Greqia. 1 muaj pas lidhjes së kontratës së koncesionit aksionet blihen të gjitha nga ndërmarrjet shqiptare për vlerën 430 mijë euro dhe sot pronarë të kontratës 30 vjeçare  janë kompanitë Kastrati Group dhe Salillari.

Similar posts
Economy

Turqia ndërton një industri kombëtare me turizmin shëndetësor – 6 miliardë dollarë të ardhura në vitin 2025

3 Min read
𝐍𝐝ë𝐫𝐬𝐚 𝐓𝐮𝐫𝐪𝐢𝐚 𝐞 𝐦𝐛ë𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭 c𝐝𝐨 𝐡𝐚𝐥𝐥𝐤ë 𝐭ë 𝐬𝐞𝐤𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐦𝐞 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐚 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭ë𝐫𝐨𝐫𝐞, 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚 𝐚𝐬𝐧𝐣ë 𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞𝐠𝐣𝐢 𝐚𝐩𝐨 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐦. 𝐓𝐮𝐫𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐬𝐡ë𝐧𝐝𝐞𝐭ë𝐬𝐨𝐫 𝐧ë 𝐫ë𝐧𝐢𝐞…
Economy

“Të jesh grua në politikë nuk mjafton” – Linda Rama: Duhet garë, përmbajtje dhe integritet. Shqipërisë i mungon përballja me të shkuarën.

28 Min read
Zonja Linda Rama ishte e ftuar sot në Podcastin “Inside Albania” në Euroneës Albania, me gazetaren britanike Alice Taylor, në një bisedë…
ActualityEconomyTourism

🔴 The "skinning" exchange rate welcomes tourists with 7 fewer lekë per euro

4 Min read
Nga “Mirë se na erdhe”… te “Mirë se të zhvata” – me institucione të verbra, të shurdha e të fjetura Në Shqipëri,…

Leave e Reply

×
EconomyTourism

Turizmi i historisë së diktaturës në Shqipëri, pjesë e panairit ndërkombëtar të Berlinit