Daily news

Gjashtë viktimat e masakrës në Athinë ishin turq, përse mediat greke nxituan t’i quajnë shqiptarë?

3 Min read

Gjashtë persona humbën jetën pasditen e së hënës, pas një atentati me armë zjarri në lagjen Luca të Athinës. 5 prej prej tyre u gjetën brenda një automjeti me targa gjermane, ndërkohë që i gjashti, u gjet i pajetë jashtë mjetit me sa duket në tentativë për t’i shpëtuar sulmit.
Mediat greke nxituan të shpreheshin se të gjashtë viktimat ishin shtetas shqiptarë të ekzekutuar me 25 plumba nga atentatorët që lëviznin brenda një makine me targa shqiptare false.
E jo vetëm kaq. Sipas burimeve të tyre, përfshirë edhe gazeta të rëndësishme greke, urdhri për masakrën ishte dhënë nga mafia shqiptare e burgjeve, ndërsa në mes qëndronin pazare droge.
I njëjti lajm u raportua dhe u shpërnda me shpejtësi edhe në të gjitha mediat shqiptare, ndërkohë që auroritetet tona deklaruan se ishin vënë në kontakt me palën greke lidhur me zbardhjen dhe detajet e ngjarjes.
Po vetëm këtë mëngjes po të njëjtat media, që nxituan të vinin gishtin mbi shqiptarët ende pa konfirmuar zyrtarisht asgjë, njoftuan se në fakt viktimat ishin turq me pasaporta franceze. Ndërkaq çështja e drogës mbeti sërish si shkak, ndërsa njoftohet se viktimat dhe autorët njiheshin mes tyre.
Por ajo që ra në sy dhe bën çudi, kur ende nuk kanë kaluar 24 orë nga ngjarja është nguti i mediave greke për të baltosur menjëherë shqiptarët edhe pse nuk kishin të konfirmuar asnjë detaj mbi ngjarjen apo identitetin e viktimave.
Ata shtetas mund të ishin po aq shqiptarë, sa edhe grekë, turq, apo të çdo kombësie tjetër. Por duket se tendenca e mediave fqinje, nuk ndryshon shumë nga ajo e autoriteteve të tyre, kur është fjala për Shqipërinë dhe shqiptarët, ku me sa duket lajmi ynë i keq do të ishte një lajm i mirë për ta.
Pa kaluar në mani me këtë këndvështrim është e pamundur të mos e gjejmë krejtësisht të pavend, cinike dhe dashakeqe këtë veprim të mediave greke apo edhe të organeve hetimore që me sa duket, zyrtarisht ose jo kanë qenë burimi i mediave, ashtu siç ndodh në çdo vend.
Ka shumë të ngjarë që konfuzioni se mund të ishin shqiptarë, të jetë lidhur me faktin që brenda mjetit u gjetën dhe disa pasaporta shqiptare të cilat mendohet se kanë qenë false, por kjo nuk e justifikon baltën e hedhur e aq më pak, nuk e zhbën dëmin e shkaktuar kundrejt Shqipërisë dhe shqiptarëve.
E dimë të gjithë që veçanërisht shqiptarët në Greqi nuk e kanë patur të lehtë. Mes presioneve dhe ecejakeve për t’u pajisur me dokumenta, mes paragjykimeve dhe nënvlerësimeve që i detyruan deri në ndryshimin e emrit, shpesh mbi ta janë adresuar edhe faje apo gabime që nuk u përkisnin. E kjo ka ndodhur rëndom për gati 30 vite edhe në Itali, Blegjikëapo gjetkë.
Rasti në fjalë tregoi se në Greqinë fqinje, shqiptarët ende nuk kanë shpëtuar nga ky etiketim apo paragjykim.
Ndërkohë të tjerë shqiptarë në të gjithë Europën jetojnë dhe punojnë sot ndershmërisht, emërohen drejtorë korporatash, punojnë si inxhinierë, mjekë, apo profesionistë të zotë. E teksa lexojnë lajme të tilla në komunitet ku gjenden, sigurisht që nuk ndjehen aspak mirë.
E këtu faji nuk është vetëm i atyre që na akuzojnë, por edhe yni. Çfarë kemi bërë ne për të ruajtur veten nga lajme të tilla? Si i jemi përgjigjur akuzave publike në një rast si ky? Deri ku ka shkuar jehona e këtij lajmi, që nuk bën tjetër veçse cenon imazhin dhe ul vlerat e shqiptarëve, kudo ku janë.
Ku është Ministria e Jashtme, ku janë autoritet, konsulli apo ambasadori shqiptar në Athinë? A janë interesuar ata mbi ngjarjen? A dërguan një notë proteste apo kërkuan të paktën një ndjesë publike për këtë baltë që u hodh ndaj vendit të tyre? Cili ishte burimi që shpërndau lajmin dhe çfarë përgjegjësie ligjore apo morale mundet të mbajë ai?
Është koha të mos heshtim, e të mos lejojmë të shihemi si delja e zezë e Europës, kur në fakt nuk jemi të tillë.

Similar posts
ActualityDaily news

Mediat franceze shkruajnë sërish për Gremi Clinic. Historia e Natalisë, që gjeti buzëqeshjen e jetës

2 Min read
Nje tjetër gazetë franceze i referohet Gremi Clinic për kura dentare cilësore në Shqipëri. Është fjala për Charente Libre, një gazetë e…
ActualityDaily news

Gjykata godet biznesin e ndershëm në mbrojtje të “çibanëve” tatimorë.

7 Min read
Gremi: do luftoj edhe për ata që kanë frikë t’i rebelohen këtij sistemi të korruptuar Si njeriu që gjithmonë kam besuar tek…
Daily news

Oh sa mirë me qenë shqiptar, oh sa mirë me qenë gjithë bashkë, ohej ohej!

2 Min read
Një ndeshje futbolli çuditërisht dhe fatkeqësisht na bën bashkë më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Na bën të dashur me…

Leave e Reply

×
Politics

Kontradiktat e dosjes së sterilizimit