Daily news

Nga Policia e Shtetit tek prokuroria, Energjitika dhe Mjedisi. A ka gurorja shkelje dhe shpërdorim detyre nga këto institutcione?

2 Min read

U desh një video skandalizuese për të gjithë audiencën dhe një shkarkim i Ministrit të Brendshëm, që autoritetet të lëviznin për të mbyllur guroren e Borizanës, edhe pse në fakt njoftimin për shqetësimin e banorëve e kishin më herët.
Ishte pikërisht ky edhe shkak i sherrit mes dy familjeve Rraja e Maja, por që në fakt la pas shumë pikëpyetje që tashmë u përkasin autoriteteve për t’i zgjidhur.
Përse policia duhej të priste një video skandal për të mbyllur guroren, sepse raportimi është çuar në prokurori siç e kërkon nevoja. A është vënë në lëvizje organi i hetimit siç e kërkon procedura? Kush është prokurori që është marr me çështjen? Çfarë veprimesh ka kryer? A është marr dikush në pyetje?
Ndërsa ecim më tej, në një histori që duket e komplikuar, duke ju referuar njoftimit të parë, policia bënte me dije se ishte fjala për një gurore me leje shfrytëzimi nga Përparim Rraja. Ndërkohë që pas lajmit të një dite më parë në “My Albania” se leja e shfrytëzimit i përkiste “Delia Group”, edhe policia e ndryshoi njoftimin.
Në këtë konktest pikëpyetjet mbeten, e madje shtohen.
Nëse licenca i përkiste “Delia Group”, cili ishte roli i Përparim Rrajës në këtë gurore? Si ishte fituar e drejta e shfrytëzimit nga secili prej tyre dhe në çfarë procedure ishte fituar ajo?
E nëse gjithë procedura e shfrytëzimit të gurores ishte e rregullt, çfarë ndodhi pas denoncimit?
A kreu policia procedurën e duhur pas konstatimit të parë në vendjgjarje? A kanë shkuar institucionet përkatëse të kryejnë vlerësimin dhe konstatimin e dëmeve? A kishte një leje për përdorimin e lëndëve plasëse apo sikurse ne mësuam nga AKBN kjo leje nuk ekziston?
Cila prej hallkave të zinxhirit është këputur, apo mbase të gjitha bashkë? Cili është roli i Prokurorisë, Ministrisë së Mjedisit dhe asaj të Energjitikës në gjithë këtë proces parregullsish?
Burime për “My Albania” bëjnë me dije se Policia e Krujës ka marrë disa kallëzime nga banorët dhe të gjitha i janë referuar prokurorisë. Janë kryer veprime edhe në bashkëpunim me institucione të tjera. “Në asnjë rast nuk është toleruar, por policia nëse konstaton që ka leje mjedisore nga organet kompetente apo dokumentacion tjetër që lidhet me aktivitetin, kryen vetëm veprimet e para. Ka bërë këqyrje dhe njëkohësisht ka njoftuar agjencitë përgjegjëse”, bën me dije burimi, çka lë të kuptohet se çështja duhet parë tanimë në Ministrinë e Energjitikës dhe Mjedisit.
E pikëpyetjet tashmë u takojnë këtyre institucioneve!
-A kreu Ministria e Energjitikës verifikime mbi personat e denoncuar nga banorët? A kontrolluan pikë së pari nëse kanë qenë të pajisur me liçencë ata që punonin në gurore?
-A e panë që liçenca i ishte dhënë “Delia Group” dhe ajo që ka më shumë rëndësi, a e panë që leja e lëshuar nga AKBN ndalonte shpërthimin e lëndëve plasëse?
-A verifikuan nëse kishte një nënkontraktim nga “Doku P”, firma e Përparim Rrajës dhe një leje nga Minisistria e Energjitikës me firmën e ministres?
-Prokuroria, a mori dikë në pyetje? A procedoi dikë penalisht?
Deri ku shkon përgjegjësia për një ngjarje, që me sa duket ka shumë shkelje e për të cilën “koka“ e Bledi Çuçit nuk mjafton?! Kjo mbetet për t’u parë!

Similar posts
ActualityDaily news

Mediat franceze shkruajnë sërish për Gremi Clinic. Historia e Natalisë, që gjeti buzëqeshjen e jetës

2 Min read
Nje tjetër gazetë franceze i referohet Gremi Clinic për kura dentare cilësore në Shqipëri. Është fjala për Charente Libre, një gazetë e…
ActualityDaily news

Gjykata godet biznesin e ndershëm në mbrojtje të “çibanëve” tatimorë.

7 Min read
Gremi: do luftoj edhe për ata që kanë frikë t’i rebelohen këtij sistemi të korruptuar Si njeriu që gjithmonë kam besuar tek…
Daily news

Oh sa mirë me qenë shqiptar, oh sa mirë me qenë gjithë bashkë, ohej ohej!

2 Min read
Një ndeshje futbolli çuditërisht dhe fatkeqësisht na bën bashkë më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Na bën të dashur me…

Leave e Reply

×
Politics

I akuzuar për kërcënimin e oficerit Nuhu, a ka moral Taulant Balla të zëvendësojë Çuçin pas historisë së Rrajave?