Daily news

Oh sa mirë me qenë shqiptar, oh sa mirë me qenë gjithë bashkë, ohej ohej!

2 Min read

Një ndeshje futbolli çuditërisht dhe fatkeqësisht na bën bashkë më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Na bën të dashur me njëri-tjetrin, ndërsa ndjenjat e urrejtjes, xhelozisë dhe smirës sikur zhduken me shkop magjik. Mbi të gjitha bëhemi atdhetarë dhe atdhedashës si kurrë më parë; puthemi, përqafohemi me ndjenja dashurie duke harruar madje edhe thikat pas shpine, që me shumë “dashuri” i ngulim njëri- tjetrit. Pra më në fund (për 90 minuta) jemi vëllezër, jemi të gjithë shqiptarë.
Është për t’u habitur se si i tërë ky revolucion, i gjithë ky transformim epokal ndodh në vetëm 90 minuta. WAW!
Në ndeshjen me Çekinë, ne shqiptarët në vetëm 90 minuta fituam gjithçka. Fituam Kosovën, Çamërinë, Ulqinin dhe morëm hak për të gjitha padrejtësitë që na janë bërë në shekuj si popull. Në arenën e “Arena Stadium” mposhtëm korrupsionin, mitmarrjen, krimin e organizuar, ndryshuam gjithë klasën politike shqiptare, pastruam radhët e administratës publike nga mediokrët, të paaftët dhe të emëruarit kot e më kot për qoka politike e partiake.
Është magjike se si në 90 minuta, vetëm duke rendur pas një topi që e futëm 3 herë në rrjetë, ne pastruam (ose u vetëpastruam siç është në modë të thuhet tani) radhët e Policisë së Shtetit nga drejtuesit dhe policët e inkriminuar, pa qenë nevoja të hapnim dosjet e dekriptuara të “ENKROCHAT” dhe SKY” që na kanë sjellë partnerët tanë europianë. E për çfarë na duhet SPAK? Ne me një “TOP”, 2 porta, një “arenë gladiatorësh” me 20.000 veta, në një natë i zgjidhëm të gjitha. Ah ndjeseë, harrova dhe “mundin” e sakrificën e atyre qe luftuan me ekranet e televizorëve në lokale dhe sallonet e shtëpisë. Nuk shkoi dem as mundi dhe djersa e atyre që vërshuan më “fitimtare” me shpejtësine dhe egërsinë e “bishave” të tyre në rruget e qytetit, paçka se ndonjëherë kanë qenë duke marrë njerëz përpara. Por është normale, “lufta” i ka këto, dikush mund edhe të vdesë.
E për më tepër, na mjaftoi një fitore me Çekine që të përmbyllnim të gjihë kapitujt dhe të plotësonim të gjitha kushtet e BE-së. Pra më në fund ia dolëm, jemi pjesë e Bashkimit Evropian.
Me vetëm 3 gola ndalëm ikjen e të rinjve nga Shqipëria dhe jo vetëm, mundëm teë rikthejmë një pjesë të mirë të emigrantëve në vend. Mrekulli!
E ç’të them tjetër, mezi po pres ndeshjen e radhës, mbi të gjitha kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian. Atëherë do i kemi ndryshuar rrënjësisht jetët tona, do t’ja kemi dalë vërtet me të gjitha, do ta kemi bërë vërtet këtë vend.
Oh sa mirë me qenë shqiptar, ohej, ohej!

Similar posts
ActualityDaily news

Mediat franceze shkruajnë sërish për Gremi Clinic. Historia e Natalisë, që gjeti buzëqeshjen e jetës

2 Min read
Nje tjetër gazetë franceze i referohet Gremi Clinic për kura dentare cilësore në Shqipëri. Është fjala për Charente Libre, një gazetë e…
ActualityDaily news

Gjykata godet biznesin e ndershëm në mbrojtje të “çibanëve” tatimorë.

7 Min read
Gremi: do luftoj edhe për ata që kanë frikë t’i rebelohen këtij sistemi të korruptuar Si njeriu që gjithmonë kam besuar tek…
Daily newsSocial

Për engjëllin e vogël që ra në shtratin e vdekjes dhe nuk u zgjua dot më kurrë!

2 Min read
Sot jam i mbushur si asnjëherë tjetër! Jam plot mërzi, keqardhje, pikëllim, zhgënjim dhe urrejtje, me veten dhe me gjithë ata që…

Leave e Reply

×
Daily news

Komunikimet e fshehta në SKY, a ka gati SPAK një listë të re me funksionarë dhe njerëz të rëndësishëm? Çfarë po pret që ta ekzekutojë?