Economy

Përse në Shqipëri nuk ka low cost?

3 Min read

Çmimet e larta të biletave kanë mbajtur peng fluturimet dhe flukset e turistëve drejt Shqipërisë për vite me radhë. I renditur si një nga aeroportet me të shtrenjta në rajon sa i takon tarifave që u vendos linjave të fluturimit, aeroporti i Tiranës ka siguruar ndër vite marzhe të larta fitimi, por pa menduar se çfarë dëmi i ka shkaktuar ekonomisë së vendit.Pronësia e koncesionit të aeroportit ndryshoi disa herë pas vitit 2013.
Fillimisht ishte një kompani gjermane që ndërtoi aeroportin e ri dhe mori të drejtat eksluzive të operimit të hapësirës ajrore shqiptare, më pas aksionet iu shitën një firme me pronarë kinezë e regjistruar në Singapor. Në të njëjtën kohë, ministria e Transporteve ndryshon marrëveshjen koncesionare duke i dhënë të drejtë koncesionarit të zgjatë vitet e operimit në këmbim të heqjes së monopolit të fluturimeve që kishte në të gjithë territorin vendas.
Kontrata e re i hapi rrugë nisjes së ndërtimit të aeroportit të Kukësit dhe atij të Vlorës.Në fund të vitit 2020 grupi shqiptar Kastrati ble për 70 milion euro aeroportin e Rinasit, por kontrata koncesionare përfundonte në vitin 2027. Kuvendi ndryshon dhe njëherë marrëveshjen duke e lejuar koncesionin të operojë deri në vitin 2039 në këmbim të një plani investimesh të koncesionarit me vlerë 100 milion euro. Në marrëveshjen e re, koncesionari merr përsipër të investojë 20.8 milion euro në zgjerimin dhe rehabilitimin e pistës, 23.8 milion euro për zgjerimin e terminalit të pasagjerëve,17.4 milion euro për fuqizimin e sistemit të sigurisë dhe pjesën tjetër për modernizimin e sistemeve dhe logjistikës. Bashkë me këtë koncesonari pranon të ulë nga 12.5 në 10 euro tarifën e pasagjerëve dhe premton uljen me 25% të çmimit të naftës për avionët.Çmimet e biletave sërish mbetet të larta për disa muaj, por ajo që solli rritjen e flukseve në aeroport nuk ishte ulja e tarifave por zgjerimi i kapaciteteve dhe futja e kompanive low cost.
Wizz Air operonte më parë në Rinas, por vetëm për disa destinacione. Linja të ndryshme u hapën për udhëtimet në Itali, Gjermani, Angli, Turqi, Greqi etj. dhe konkurrenca solli përgjysmim të çmimeve. Një vit më parë qeveria hoqi dhe taksën e 10 euro për person që e vilte vetëm në pikën kufitare të Rinasit dhe kjo reflektoi sërish në çmime më të ulta. Së fundi, është njoftuar se në Shqipëri do të nisin udhëtimet me një tjetër kompani low cost, Ryan Air.
Megjithatë pavarësisht të gjitha këtyre zhvillimeve në vendin tonë mungojnë biletat vërtet low cost!Low cost do të thotë çmime të ulta biletash në vlerat nga 20 deri në 50 euro për fluturim, të cilat sjellin flukse të larta udhëtarësh. Sot edhe pse ka konkurrrencë dhe kompani që operojnë si low cost në cilësisë së shërbimit dhe trajtimit të pasagjerit, çmimi në shumicën e rasteve është mbi vlerën 100 euro për fluturim, dhe mund të shkojë dhe në 300 apo 400 euro për një biletë vajtje – ardhje. Atëherë si ka mundësi që çmimet mbeten të larta? Në momentin që një operator privat ka kërkesa të larta për në një destinacion, ai do të rritë çmimet dhe ato i ul vetëm konkurrenca. Në të kundërt ka një zgjidhje tjetër që mund të ofrohet nga vetë shteti: subvencionimin e çmimit të biletës të pasgjerëve që udhetojnë me këto kompani.Në vitin 2022 Aeroportit i Tiranës arriti një fitim në vlerën 31 milion euro ndërsa xhiro vjetore kapi vlerën 83 milion euro. Gjatë dekadës së fundit, nga viti 2013 dhe deri në fund të vitit që lamë pas, fitimet e Rinasit arrijnë 227 milion euro dhe 30% e këtij fitimi sipas detyrimit të kontratës ndahet me shtetin. Buxheti i shtetit ka marrë 68 milion në 10 vjet, ose mesatarisht 6.8 milion euro në vit. Nëse këto para do të investoheshin për të mbëshetur turizmin, për të subvecnioruar kompanitë low cost, që të kishin bileta shumë të lira, pasagjerët dhe turistët që vijnë në vendin tonë do të rriteshin në vlera eksponenciale. Paratë që do të jepeshin për të mbështetur turizmin dhe prurjen e të huajve, do t’i ktheheshin disa fish më shumë ekonomisë së vendit në të ardhurat që do të vilen nga shpenzimet e turistëve por dhe qeverisë në formën e taksave që mbledh nga bizneset e sektorit të turizmit.Modelet e vendeve të tjera që kanë bërë këto politika kanë treguar se subvencionimi i kujdesshëm i linjave low cost, kanë ndalur abuzimet me çmimet e larta. Një nga mënyrat është vendosja e çmimeve tavan të biletave që shesin dhe në këmbim shteti mbulon deri në 50% të kostos së udhëtimit.

Similar posts
Economy

SHËNDETËSIA E KONCESIONEVE, SA E KANË PAGUAR SHQIPTARËT PREMTIMIN “FALAS”

6 Min read
Disa muaj pasi dorëzoi detyrën e Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja u ul në karrigen e antarit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese…
Economy

Paratë e pista dëmtojnë, nuk ndihmojnë!

5 Min read
Ka vite që në Shqipëri është krijuar një mit i ri: Të jesh i pasur dhe të dukesh sa më shumë si…
Economy

Kush i rrëzoi valutat?

3 Min read
Prej disa muajsh monedha vendase ka nisur një forcim konstant ndaj valutave në tregun e brendshëm. Leku sot këmbëhet me 103.62 euro,…

Leave e Reply

×
Politics

Kontradiktat e dosjes së sterilizimit