Daily news

Sa “Gjica” dhe “Alma” të tjerë ka në zyrat e shtetit tonë?

1 Min read

Thashethemnajës se Safet Gjici ishte larguar në Dubai, apo asaj tjetrës se ndoshta SPAK nuk do të vepronte ndaj tij, i erdhi fundi pasditen e nxehtë të së shtunës, teksa u njoftua publikisht në media arrestimi i tij.
Shumë shpejt lajmi u shoqërua me foton që e tregonte ndërsa dilte nga makina e policisë, ndërkohë që për vajzën Alma K. e cila shfaqej në videon seksuale me ish-kryebshkiakun, u vendos arrest shtëpie.

Por nëse pjesa seksuale e konsumuar brenda zyrës së shtetit ishte thjesht ajo më skandalozja për sytë dhe veshët e publikut, pjesa kompromentuese mbi të cilën me sa duket është ngritur dhe akuza lidhet pikërisht me projektin që vajza i kërkon kryebashkiakut ta financojë, natyrisht me paratë e shtetit.

“E mo se lekët shtetit janë nuk janë të tuat”, ishte pak a shumë konteksti i fjalisë së Almës që pasi kishte ofruar “shërbimin seksual” ishte e qartë dhe konkrete në kërkesat e saj ekonomike. E në fakt, më shumë se skandali seksual, më shumë se projekti i kujdesit të qenve apo deklarimeve të palëve në prokurori, ajo që duhet të na shqetësojë sot është pikërisht kjo fjali, që e sheh shtetin si “lopa që duhet mjelë” nga kushdo që të ketë mundësi e të marrë çfarë nuk i takon e nuk është e tij.

Që Alma dhe Safeti nuk janë të vetmit me histori të këtij lloji, ky është një perceptim i njohur tashmë në publik, po aq sa është e njohur që “shteti” është prona e të gjithëve dhe e askujt, ndaj kush të mundet le të marr. E sa kohë të ecim kështu, jemi të sigurt se nuk do të shkojmë askund.

Similar posts
ActualityDaily news

The Image of Albania Belongs to Everyone – And No One Has the Right to Tarnish It

6 Min read
Nga Dritan Gremi Ka një kufi që nuk guxon të kalohet – e ai është dinjiteti i kombit. Imazhi i Shqipërisë është…
ActualityDaily news

Mediat franceze shkruajnë sërish për Gremi Clinic. Historia e Natalisë, që gjeti buzëqeshjen e jetës

2 Min read
Nje tjetër gazetë franceze i referohet Gremi Clinic për kura dentare cilësore në Shqipëri. Është fjala për Charente Libre, një gazetë e…
ActualityDaily news

Gjykata godet biznesin e ndershëm në mbrojtje të “çibanëve” tatimorë.

7 Min read
Gremi: do luftoj edhe për ata që kanë frikë t’i rebelohen këtij sistemi të korruptuar Si njeriu që gjithmonë kam besuar tek…

Leave e Reply

×
Economy

Institucionet ndërkombëtare të shqetësuara për tregun imobiliar në Shqipëri