AktualitetEkonomi

Air Albania është Shqipëria në qiell – le ta ndihmojmë të fluturojë më lart!

2 Min lexim
56

Çdo shtet mbron kompaninë e tij kombëtare, sepse çdo euro e investuar kthehet 100-fish në ekonomi, turizëm dhe imazh për vendin.

Air Albania është e vetmja kompani e flamurit tonë kombëtar – krenaria jonë në ajër.

Sot është në rrezik dhe duhet ndihmuar.

Është e pabesueshme të shohësh njerëz, intelektualë, të vetshpallur atdhetarë, madje edhe politikanë, që gëzohen për vështirësitë e saj, ndërkohë që askush nuk thotë:

“TA SHPËTOJMË!”

Çdo vend i botës ndihmon kompaninë e vet kombëtare:

Franca ka shpëtuar Air France me 10 miliarda euro gjatë periudhës së Covid-it,

Gjermania ka ndihmuar ndër vite Lufthansën

Italia ka shpëtuar disa herë Alitalian dhe më pas ITA Airways

Turqia ka bërë Turkish Airlines një superfuqi botërore

Katari e mban Qatar Airways si ambasadorin e vet më të fortë në botë

Emiratet kanë krijuar një prej simboleve më të mëdha kombëtare me Emirates

Atëherë pse ne nuk duhet ta bëjmë?

Në këtë treg të pamëshirshëm, një kompani e vogël shqiptare nuk mund të luftojë vetëm me gjigantë si Ryanair, EasyJet, Wizz Air.

Nëse e lëmë vetëm, do ta humbim përfundimisht shqiponjën tonë nga qielli.

Air Albania nuk është thjesht një kompani ajrore.

Ajo është flamuri ynë që fluturon mbi botë.

Ajo është fytyra e Shqipërisë për miliona pasagjerë çdo vit.

Është krenaria e çdo shqiptari që e sheh atë avion kuq e zi mbi pistë apo në qiell.

Dhe për ata që kritikojnë Kryeministrin pse fluturon me Air Albania:

Macron fluturon me Air France.

Kancelari gjerman me Lufthansa.

Kryeministri italian me ITA Airways.

Kjo është mëse normale. Kryeministri na përfaqëson të gjithëve dhe duhet të udhëtojë me dinjitet. Koha e tij vlen shumë – rëndësi kanë rezultatet që sjell për vendin, jo sa kushton një fluturim i tij.

Unë nuk kam interes personal me Air Albania, por që nga hera e parë e çdo herë tjetër që kam hipur në një avion të saj, jam ndier vërtet krenar. Dhe jam i bindur që këtë ndjesi e kan patur dhe shumë Shqiptarë të tjerë.

Këto ngjyra janë gjaku ynë, janë historia dhe identiteti ynë.

Thirrja ime është e qartë:

Shteti shqiptar duhet ta ndihmojë financiarisht Air Albania, ta çojë në binarët e duhur dhe ta shpëtojë nga falimenti. Air Albania, nga ana e saj, duhet të impenjohet në një strategji serioze për promovimin e vendit dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

Ky është një investim që do kthehet shumëfish për ekonominë dhe imazhin e Shqipërisë në Botë.

Shqiponja kuq e zi duhet të fluturojë lart – gjithmonë!

Postime të ngjashme
AktualitetSociale

Shoqëria “Gremi Wellness” shpk nuk mund të shantazhohet, ajo është transparente dhe bashkëpunuese në veprimtarinë e saj tregtare me çdo pacient që merr shërbim dhe trajtim estetik!

10 Min lexim
Kjo deklaratë merr shkas dhe i përgjigjet publikimit të bërë nga Portali “Jeta Osh Qef”, i cili ditën e hënë në datë…
AktualitetEkonomi

Dy taksat e fshehura që po mbysin ekonominë shqiptare dhe projekt buxheti i vitit 2026.

5 Min lexim
Së pari dua të them që nuk jam ekspert ekonomie. Puna ime është të projektoj, të zhvilloj, të hap vende të reja…
Ekonomi

Euro si monedhë kombëtare: arma e vetme kundër kolapsit

3 Min lexim
Lek i fortë, ekonomi e dobët: vetëm euroja si monedhë e vetme mund të mbrojë bizneset shqiptare Një krizë e padukshme që…

Lascia un commento