Ekonomi

Euro si monedhë kombëtare: arma e vetme kundër kolapsit

3 Min lexim

Lek i fortë, ekonomi e dobët: vetëm euroja si monedhë e vetme mund të mbrojë bizneset shqiptare

Një krizë e padukshme që po shkatërron ekonominë

Shqipëria është futur në një krizë që nuk duket me sy të lirë, nuk shfaqet në rrugë me protesta e as në ekrane me grafiqe të kuqe alarmante, por është një krizë që po ndodh çdo ditë në xhepat e sipërmarrësve, në buxhetet e bizneseve dhe në planet e të rinjve që mendojnë emigracionin si zgjidhje.

Në katër vitet e fundit, kursi i këmbimit euro/lek ka ndryshuar në mënyrë dramatike:
1 janar 2021 → 1 € = 123.37 lekë
3 tetor 2025 → 1 € = 96.78 lekë

Pra, në vetëm katër vite, euro ka humbur mbi 21.6% të vlerës. Kjo nuk është më një statistikë për librat e ekonomisë. Është një tatim i padukshëm që po u merret çdo ditë bizneseve që punojnë me valutë.

Faktet kokëforta: tabela e humbjeve reale

2021 — Kursi 123.370 lekë
2022 — Kursi 119.00−4,370 lekë
2023 — Kursi 108.70−14,670 lekë
2024 — Kursi 100.71−22,660 lekë
2025 — Kursi 96.78−26,590 lekë

➡️ Për çdo 1 milion € të arkëtuara, bizneset marrin sot 215 mijë € më pak se në vitin 2021, vetëm për shkak të kursit. Dhe kjo pa llogaritur rritjen e shpenzimeve.

Dy goditje që shkatërrojnë bizneset

1. Rënia e të ardhurave në lekë: çdo euro që hyn, vlen sot 21% më pak.
2. Rritja e kostove në lekë:
   – Pagat janë rritur jo vetëm për të reflektuar inflacionin, por për të frenuar ikjen masive të punonjësve jashtë vendit.
   – Sigurimet dhe taksat janë rritur, duke rënduar më tej koston.
   – Shpenzimet e tregut (qira, energji, materiale, transport) janë ngjitur ndjeshëm.

Kjo është matematikë e ftohtë: një biznes normalisht nuk arrin më shumë se 15–20% fitim neto mbi xhiron bruto. Me rënien e të ardhurave −21% dhe rritjen e shpenzimeve, fitimi është zhdukur. Shumë biznese tashmë po operojnë me humbje operative.

Pra nuk është më çështje menaxhimi apo strategjie. Është një ekuacion i pamundur.

Pse nuk mund të rrisim çmimet?

Shumë mund të thonë: “Rrisni çmimet në euro”. Por kjo nuk është zgjidhje.

Këtu marr si shembull turizmin dentar, pra atë që njoh më mirë:
– Konkurrenca rajonale është e pamëshirshme: Zagrebi, Budapesti, Bukureshti, Beogradi ofrojnë shërbime të ngjashme me çmime më të ulëta.
– Tirana nuk perceptohet si qendër premium europiane: pacientët e huaj dhe turistët presin çmime më të favorshme.
– Elasticiteti i kërkesës: çdo rritje e fortë çmimi sjell ulje të klientëve dhe humbje të tregut.

Pra bizneset shqiptare janë të kapura në kurth: nuk mund të rrisin çmimet, por humbin çdo ditë nga kursi.

Zgjidhja e parë: euro si monedhë kombëtare

Shqipëria nuk mund të vazhdojë të shkatërrojë sektorët më jetikë të ekonomisë. Zgjidhja e vetme afatgjatë është heqja e lekut dhe kalimi në euro si monedhë e vetme kombëtare.

Përfitimet janë të qarta:
– Stabilitet financiar dhe monetar – kursi i këmbimit nuk do të jetë më rrezik.
– Besim për investitorët – treg i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm.
– Mbrojtje për turizmin dhe eksportet – duke rikthyer konkurrueshmërinë.
– Mundësi për paga më të larta – bizneset pa presionin e kursit mund të rrisin realisht të ardhurat e punonjësve.

Zgjidhja e dytë (emergjente): Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë

Nëse euroizimi i plotë nuk bëhet menjëherë, atëherë duhet vepruar me masa të shpejta monetare.

– Deri në vitin 2019, bankat e nivelit të dytë e të tretë mbanin 25% të stokut në valutë si rezervë të detyrueshme.
– Pas 2019, kjo normë u ul në 15%, duke liruar mbi-ofertën e euros dhe duke shkaktuar forcimin artificial të lekut.
– Në kushtet aktuale, nuk mjafton të rikthehet norma 25%. Duhet rritur në 30%, për të frenuar ofertën e tepruar të valutës dhe për të stabilizuar kursin.

Ky është një instrument i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë që Banka e Shqipërisë mund dhe duhet ta përdorë menjëherë.

Përfundimi: mes veprimit dhe kolapsit nuk do rrija duarkryq, por do zgjidhja një mijë herë të parin.

Çdo ditë që kalon, bizneset shqiptare humbasin të ardhura vetëm nga kursi. Çdo muaj, paga shtohen dhe kostot rriten. Çdo vit që kalon, qindra kompani shkojnë drejt falimentit të heshtur.

Shqipëria sot është përballë një zgjedhjeje historike:
– Ose kalon në euro si monedhë të vetme dhe i jep fund njëherë e mirë këtij absurdi monetar.
– Ose Banka e Shqipërisë ndërhyn urgjentisht me politika të forta, duke vendosur rezerva valutore në nivel 30%.

Çdo alternativë tjetër është thjesht zgjatje e agonisë.

Euro është arma e vetme kundër kolapsit.

Postime të ngjashme
AktualitetEkonomi

Air Albania është Shqipëria në qiell – le ta ndihmojmë të fluturojë më lart!

2 Min lexim
Çdo shtet mbron kompaninë e tij kombëtare, sepse çdo euro e investuar kthehet 100-fish në ekonomi, turizëm dhe imazh për vendin. Air…
Ekonomi

Turqia ndërton një industri kombëtare me turizmin shëndetësor – 6 miliardë dollarë të ardhura në vitin 2025

3 Min lexim
𝐍𝐝ë𝐫𝐬𝐚 𝐓𝐮𝐫𝐪𝐢𝐚 𝐞 𝐦𝐛ë𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭 c𝐝𝐨 𝐡𝐚𝐥𝐥𝐤ë 𝐭ë 𝐬𝐞𝐤𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐦𝐞 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐚 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭ë𝐫𝐨𝐫𝐞, 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚 𝐚𝐬𝐧𝐣ë 𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞𝐠𝐣𝐢 𝐚𝐩𝐨 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐦. 𝐓𝐮𝐫𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐬𝐡ë𝐧𝐝𝐞𝐭ë𝐬𝐨𝐫 𝐧ë 𝐫ë𝐧𝐢𝐞…
Ekonomi

“Të jesh grua në politikë nuk mjafton” – Linda Rama: Duhet garë, përmbajtje dhe integritet. Shqipërisë i mungon përballja me të shkuarën.

28 Min lexim
Zonja Linda Rama ishte e ftuar sot në Podcastin “Inside Albania” në Euroneës Albania, me gazetaren britanike Alice Taylor, në një bisedë…

Lascia un commento