AktualitetEkonomiTurizëm

🔴 Kursi i “rrjepjes” mirëpret Turistët me 7 Lekë më pak për çdo Euro.

4 Min lexim

Nga “MirĂ« se na erdhe”… te “MirĂ« se tĂ« zhvata” – me institucione tĂ« verbra, tĂ« shurdha e tĂ« fjetura

Në Shqipëri, përveç zhvlerësimit të madh që kanë pësuar monedhat e huaja ndaj lekut – sidomos ajo evropiane – ekziston një fenomen edhe më shqetësues që ndodh prej vitesh, në mes të ditës me diell: shumica dërrmuese e bizneseve në vend nuk i referohen kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, por një kursi të shpikur nga vetë ata – le ta quajmë “Si t’më teket”.

Ky “institucion “ i paligjshëm, i palicencuar por i “legalizuar” nën zë, që vepron lirshëm e pa kontroll, është kthyer në referencë kombëtare për këmbimin valutor në të gjitha subjektet tregtare. Dhe ndërkohë që Banka e Shqipërisë mbetet e vetmja bankë e nivelit të parë në vend, kjo “Banka Si t’më teket” operon e pavarur, pa licencë, dhe me kurs që ndryshon sipas qejfit të çdo biznesi.

Dhe mos harrojmë: “Si t’më teket” është një gjetje 100% “Made in Albania”, krenare për t’u krahasuar me gjigantët e Wall Street apo Dow Jones.

Por përtej ironisë, kemi të bëjmë me një fenomen skandaloz dhe të paligjshëm: ku monedhat e huaja, kryesisht euroja, konvertohen deri në 7 lekë më pak sesa kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë, duke e zhvlerësuar edhe më tej atë, sigurisht në dëm të turistëve të huaj dhe konsumatorit.

Kjo gjë ndodh haptazi, prej vitesh, para syve të mbyllur dhe veshëve të shurdhër të autoriteteve përkatëse. Dhe askush nuk vepron, askush nuk ndëshkon.

📍 Për ta kuptuar më mirë çfarë ndodh, mjafton të merrni 100 euro në dorë dhe të shkoni në çdo subjekt tregtar – nga furra e bukës, te baret, restorantet, taksitë apo hotelet. Jo vetëm në zonat turistike, por edhe në kryeqytetin tonë “evropian”, Tiranën. Kursi i këmbimit? Nga 3 deri në 7 lekë më pak se ai zyrtar i Bankës së Shqipërisë.

E thënë ndryshe: për çdo 100 euro të shpenzuara, një turist humbet nga 300 deri në 700 lekë. Një praktikë abuzive, që vazhdon qetësisht dhe pa ndërprerje, duke sjellë qindra miliona euro përfitime për bizneset, në kurriz të turistëve të huaj dhe të imazhit të vendit tonë.

Dhe në këtë “ekonomi paralele”, organet përkatëse nuk janë vetëm të pavetëdijshme, por edhe bashkëfajtore – me heshtjen dhe mosveprimin e tyre.


⚖️ Ligji ekziston – por nuk zbatohet

Sipas ligjit nr. 9869, datë 04.02.2008, dhe rregulloreve të Bankës së Shqipërisë, çdo subjekt që pranon pagesa në valutë, duhet ose të respektojë kursin zyrtar, ose të afishojë qartë kursin që aplikon, brenda një diference të arsyeshme.

Në çdo rast, devijimi për përfitim është shkelje dhe është i ndëshkueshëm me ligj.

Por kjo ndodh vetëm në teori.

Në praktikë, ligji nuk zbatohet, askush nuk kontrollon, dhe bizneset vendosin çmime “sipas qejfit”. Transparencë nuk ka. Tabela me kurs? Nuk ekziston. Kontroll? As që bëhet fjalë. Dhe turistët – më të prekurit – janë të painformuar dhe të pambrojtur.


🛌 Tatimet… gjithashtu në gjumë

Institucioni që ka për detyrë të kontrollojë këtë fenomen është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Por si duket ajo mbyll sy e veshë, duke u bërë njësh me heshtjen.

“Si t’më teket” vazhdon të operojë e pashqetësuar prej vitesh. Dhe me këtë administratë tatimore që kemi, mund të vazhdojë edhe për shekuj.

E ndërkohë, disa pyetje të cilat më vijnë spontane në këtë rast, doja tja drejtoja bankës së Shqipërisë dhe mbi të gjitha drejtorisë së tatimeve:

Sa është sasia e eurove që konvertohet çdo vit jashtë sistemit bankar dhe jashtë subjekteve të licencuara për këmbim valutor?
Sa euro apo monedha tĂ« tjera tĂ« huaja, konvertohen pĂ«rmes marketeve, bareve, restoranteve, plazheve, taksive dhe çdo subjekti tjetĂ«r tregtar, me njĂ« kurs “sipas qejfit” dhe pa asnjĂ« faturĂ« tatimore?

Si rifuten kĂ«to para nĂ« treg, e mbi tĂ« gjitha,  si justifikohen? Sa Ă«shtĂ« dĂ«mi pĂ«r shtetin dhe pĂ«r ekonominĂ« shqiptare?
A kanë ndonjë statistikë nga Banka e Shqipërisë dhe organet tatimore për këtë fluks të madh parash që qarkullon jashtë çdo kontrolli dhe transparence?

Unë them jo. Sepse ky është një fluks i tërë, që lëviz lirshëm, e i padukshëm për shtetin – dhe rrjedhimisht, jashtë çdo përgjegjësie fiskale.

Sa kohë që shteti nuk ndërhyn, abuzimi do të vazhdojë pa ndalim.
Toleranca ndaj abuzimit është po aq e rrezikshme sa abuzimi vetë.

Dhe ndërkohë që Kryeministri ka paralajmëruar, një nismë për pastrimin e institucioneve nga drejtuesit e paaftë dhe të korruptuar, ky është një rast konkret ku duhet ndërhyrë menjëherë. Nuk mund të ketë reformë të vërtetë, pa larguar ata që kanë sy por nuk shohin, kanë pushtet por nuk veprojnë.

Unë besoj vërtet se të gjitha reformat që Kryeministri është duke ndërmarrë për Shqipërinë europiane 2030, janë serioze. Ndaj dhe pastrimi duhet të nise pikërisht me të gjithë ata që lejojnë që turistët të manipulohen, euroja të zhvlerësohet dhe imazhi i vendit të dëmtohet në sytë e botës.


🇪🇺 Dhe ndërkohë… kërkojmë Europën

Shqipëria aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Por si mund të hyjmë në këtë familje, kur monedha e tyre zhvlerësohet këtu sipas dëshirës, pa rregulla, pa kontroll, pa përgjegjësi?

Si mund të flasim për integrim, kur nuk garantojmë as mbrojtjen më bazike të qytetarëve evropianë që na vizitojnë – dhe të monedhës së tyre, që nesër do të jetë edhe e jona?

Abuzimi me kursin e këmbimit, mungesa e ndëshkimit dhe neglizhenca institucionale bien ndesh me disa nga kapitujt kyç të integrimit evropian, si:

  • Mbrojtja e konsumatorit (Kapitulli 28)
  • LĂ«vizja e lirĂ« e kapitalit dhe treg i ndershĂ«m (Kapitulli 4)
  • Lufta kundĂ«r informalitetit dhe tatim-fiskalitet korrekt (Kapitulli 16)
  • LlogaridhĂ«nia institucionale (Kapitulli 5)

Nëse vërtet duam integrim, institucionet duhet të veprojnë. Ne nuk mund të integrohemi në Europë me paqartësi ligjore, informalitet dhe shpërfillje të të huajve.

Integrimi nuk është thjesht dëshirë. Është përgjegjësi.

Europës i duhen shtete që respektojnë rregullat, mbrojnë të huajt dhe tregojnë dinjitet.

Nëse duam të jemi pjesë e saj – duhet ta provojmë me vepra. Jo me fjalë.

Postime të ngjashme
AktualitetEkonomi

Dy taksat e fshehura që po e mbytin ekonominë shqiptare dhe projekt buxheti i vitit 2026.

5 Min lexim
SĂ« pari dua tĂ« them qĂ« nuk jam ekspert ekonomie. Puna ime Ă«shtĂ« tĂ« projektoj, tĂ« zhvilloj, tĂ« hap vende tĂ« reja…
Ekonomi

Euro si monedhë kombëtare: arma e vetme kundër kolapsit

3 Min lexim
Lek i fortĂ«, ekonomi e dobĂ«t: vetĂ«m euroja si monedhĂ« e vetme mund tĂ« mbrojĂ« bizneset shqiptare NjĂ« krizĂ« e padukshme qĂ«…
AktualitetEkonomi

Air Albania është Shqipëria në qiell – le ta ndihmojmë të fluturojë më lart!

2 Min lexim
Çdo shtet mbron kompaninĂ« e tij kombĂ«tare, sepse çdo euro e investuar kthehet 100-fish nĂ« ekonomi, turizĂ«m dhe imazh pĂ«r vendin. Air…

Lascia un commento