Sipërmarrësi Dritan Gremi tha në “Now me Erla Mëhillin” se AirBnb është një sistem jashtë auditimit që nuk monitorohet sa i takon numrit të turistëve që akomodohen në këto vendqëndrime.
Ai ironizoi duke thënë se në këtë rast qeveria e ka pasur zemrën e mirë, por diçka e tillë duhet të ndryshojë dhe AirBnb-të duhet të monitorohen.
“Ne nuk dimë sa njerëz akomodohen në AirBnb. Le të themi që qeveria e ka pasur pak zemrën e mirë dhe të ngrohtë edhe bashkitë që nuk kanë dashur t’i monitorojnë, por është e drejtë që edhe këta njerëz të monitorohen, që edhe këto subjekte të paguajnë taksat që paguajnë të gjithë,” – u shpreh Gremi.