EkonomiTurizëm

Turizmi i historisë së diktaturës në Shqipëri, pjesë e panairit ndërkombëtar të Berlinit

2 Min lexim

Historia e diktaturës në Shqipëri është tashmë një atraksion që vlen të vizitohet. Me qëllimin për të nxitur interesin e turistëve të huaj, por edhe për të dhënë një mesazh në kohët kur jetojmë, sipërmarrësi Dritan Gremi ka ideuar dhe prezantuar në Berlin, eventin me titull: Tourism of dictatorship history in Albania.

Ky aktivitet i mbajtur në ambientet e Hybrid Studio u konsiderua një risi për atë çfarë përfaqësoi dhe tërhoqi vëmendjen tek pjesëmarrësit dhe mediat e pranishme në eventin më të madh të turizmit në botë.

“Unë besoj që sot më shumë se kurrë e kaluara është shumë e rëndësishme për t’u kujtuar. Në asnjë vend më mirë se Shqipëria, këtë gjë nuk mund ta gjenit, pasi Shqipëria ka jetuar plot 45 vite nën terrorin e diktaturës dhe kjo diktaturë ka lënë gjurmë gati në të gjithë vendin duke e kthyer Shqipërinë në një muzeum nën qiell të hapur përsa u përket këtyre objekteve të diktaturës”, tha Gremi duke ju përgjigjur më pas pyetjes së gazetarit francez Philip Guersan, përse tani?

“Në kohët që po jetojmë jemi duke përjetuar konfilktin në Ukrainë, që nuk është një konflikt mes Ukrainës dhe një vendi tjetër, por që në mendimin tim është një konflikt mes dy botëve. Aty po luftohet midis dy sistemeve të ashtuquajtura totalitare apo diktatoriale dhe sistemit tjetër që është sitemi që jetojmë ne dhe aspirojmë të jetojmë shumë gjatë. Është ai demokratik, europian, ai i një bote të lirë ku njerëzit janë të lirë të zgjedhin, të shprehen, ku fjala nuk pritet, ku njerëzit nuk vriten, nuk torturohen dhe nuk dënohen, pse thonë pikërisht atë që mendojnë. Unë besoj që sot më shumë se kurrë, nëse ne deri në vitet 89-90 kemi jetuar për gati 40 vite luftën e ftohtë, tani jemi në një luftë tjetër që është një tjetër luftë e ftohtë, midis sistemeve totalitare dhe demokratike”, u shpreh Gremi.

Në një panel prej 4 përfaqëesuesish zoti Gremi theksoi se sot Shqipëria është një vend kandidat për integrimin në BE dhe që ofron të gjitha dimensionet për një turist, një det të bukur, male të thepisura, mikpritje dhe bujari.
Ai e konsideroi turizmin e diktaturës një vlerë të shtuar per Shqipërinë evropiane, që e ka kthyer turizmin në një sektor strategjik, ndërsa pohoi se në raportin me të kaluarën dhe rëndësinë e njohjes së saj janë veçanërisht të rinjtë ata që duhet të kuptojnë se cila është diferenca mes dy botëve, asaj totalitare dhe demokratike.

“Ajo çfarë ka ndodhur në Shqipëri ato 45 vite që kanë lënë gjurmë dhe shenjë e kam imagjinuar si diçka që duhet vizituar nga brezat, nga të rinjtë për të kuptuar cila është diferenca midis 2 botëve.

Kthimi i këtyre objekteve në atraksione për t’u vizituar nga të gjithë do të ishte një gjë shumë e bukur për njerëzit, për të kuptuar dhe për të mos harruar atë që ka ndodhur, në mënyrë që të bëjmë sot zgjedhjet e duhura”, u shpreh ai.

Ndërkohë gazetarja gjermane Corinna Schneider nga Focus online, shprehu interesin dhe propozimin për organizimin e tureve dhe guidave të lidhura me vendet e kujtesës në Shqipëri.



Postime të ngjashme
Turizëm

ITB BERLIN, porta ku duhet të shkrihen kufijtë Shqipëri - Kosovë

3 Min lexim
Shqipëria do të ketë këtë vit vëndin e nderit në ITB, panairin më të madh të turizmit në botë, që mbahet në…
AktualitetTurizëm

Together with Ukraine for Memory Tourism… 'War Pandemic,' a Real Threat for Tourism

1 Min lexim
“Together with Ukraine for the Memory Tourism… “War Pandemic”, a real threat for tourism”.Ka qenë ky titulli i eventit të mbajtur në…
Ekonomi

Përse në Shqipëri nuk ka low cost?

3 Min lexim
Çmimet e larta të biletave kanë mbajtur peng fluturimet dhe flukset e turistëve drejt Shqipërisë për vite me radhë. I renditur si…

Lascia un commento

×
Dritan Gremi

Imazhi i Shqipërisë në botë, Gremi: Shqiptarët e shajnë për ‘sport’ vendin e tyre