Një mega aksion i policisë është shtrirë në disa qytete të vendit ndërkohë që 15 urdhër arreste janë lëshuar për ngjarje të ndryshme kriminale të ndodhura në vend. Janë zbardhur 6 vrasje, 2 prej të cilave në Greqi dhe 5 atentate me eksploziv. Ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga Policia e Shtetit, burime për My Albania bëjnë me dije se i gjithë informacioni është zbuluar pas rrëfimit të një të arrestuari që ka pranua rtë bashkëpunojë, ndërsa mësohet se vrasjet janë kryer me pagesë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se i penduari është një vrasës me pagesë, ish-anëtar i bandës së Lushnjës dhe grupit të Laert Haxhiut. (Lajmi në përditësim)