Sociale

Çfarë do lemë pas në këtë Botë? Pyesni Chat Gpt

3 Min lexim

Qoftë president, kryeministër, ministër, politikan, biznesmen, shtetar, njeri i drejtësisë apo i botës së nëndheshme e të krimit… gazetar apo njeri i medias.
Qoftë me imunitete të veçanta, njohje, lidhje e pushtet…
Të gjithë, pa përjashtim, kanë të njëjtin iluzion: përjetësinë.

Kujtdo që mendon se pushteti dhe pasuria të bëjnë të pavdekshëm e të përjetshëm – gabohen.
Një gjë është e sigurt: një ditë të gjithë do të ikim nga kjo botë.
Njësoj si njerëzit e thjeshtë që shpesh i shihni me përbuzje dhe ndjenjë superioriteti.

Paratë, vilat, makinat, pushteti – nuk do të na shpëtojnë, nuk do të na e japin kurrë përjetësinë.
As një emër të mirë, për atë çka do të lëmë pas.
E aq më pak nuk do të ndikojnë në gjykimin e Zotit, kur një ditë të shkojmë para Tij.

Sa më shumë kalon koha, aq më shumë forcoj bindjen se e vetmja gjë që na mbetet është emri ynë dhe ajo që do të lëmë pas për botën dhe fëmijët tanë – veprat, kujtimet, dhimbjet ose mbështetjen, drejtësinë ose padrejtësitë që u kemi dhënë të tjerëve kur ishim këtu.

Për sa kohë jeni akoma në këtë botë, për sa kohë mund të ndryshoni diçka, pyeteni veten:
“Çfarë do të thonë për mua kur të mos jem më?”

Nëse nuk e keni arritur ende këtë vetëdije të brendshme për të biseduar sinqerisht me veten, në momente intime ku jeni vetëm me të, ju dhe askush tjetër, vendosni emrin tuaj në Google dhe kërkoni. Do të gjeni gjurmët që keni lënë pas.
Nëse edhe kjo ju duket e lodhshme, pyesni ChatGPT – dhe nuk do t’ju gënjejë, do t’ju thotë ekzaktësisht të vërtetën.

Dhe ju them më tepër: kjo është pikërisht ajo që të tjerët bëjnë çdo ditë me emrin tuaj; është ajo që do të bëjnë me secilin nga ne, kur të mos jemi më në këtë botë.

Bëjeni tani.
Do ndihmonit veten dhe të tjerët.
Sepse, më besoni, në këtë pikë, për të shkundur ndërgjegjen tuaj dhe të gjithsecilit prej nesh, kjo është mënyra e vetme dhe më e mirë.

Llogaritë e tjera i kemi me Zotin – Atë që na solli në këtë botë dhe tek i cili një ditë do të kthehemi për t’u gjykuar.
Dhe pasi t’i keni thënë ATIJ (ZOTIT) gjithçka që keni bërë në këtë jetë, pa i fshehur asgjë, pyeteni veten:
“A do të më pranojë Ai në parajsë apo do të përballem me ferrin e veprave të mia?”

Më besoni, përjetësia është e vetmja gjë që ia vlen të sakrifikosh.
E nëse dikush nga ju nuk beson në Zot, bëjeni gjithsesi – nuk keni çfarë të humbni dhe nuk keni asnjë mundësi tjetër.

Është e vetmja mënyrë që të ndryshoni jetën tuaj dhe jetët e të tjerëve – kjo e fundit për sa kohë keni vendosur të jeni në krye të tyre.

Ky vend po vuan; njerëzit po vazhdojnë të ikin – dhe jo për faj të tyre.
Përgjegjësia bie kryekëput mbi ata që janë lart, mbi krye dhe marrin vendime.

Dhe nëse nuk ndjeheni të ndricuar dhe në lartësinë e duhur për të ndryshuar veten dhe jetët e njerëzve, ju lutem bëni një hap pas.
Lëreni vendin dikujt tjetër që ka forcën, dëshirën dhe kurajën të ndryshojë veten dhe jetën e të tjerëve. Aslush nuk ju ka asnjë borxh që t’ju mbajë në kurriz. Askush nuk mund të vazhdojë të vuajë për fajin tuaj.
Më besoni, është shumë më mirë se të lësh pas një emër të keq, apo të digjesh në ferr.
Dhe nëse sërish nuk më besoni, pyesni ChatGPT – nuk do t’ju zhgënjejë.

Postime të ngjashme
SocialeTurizëm

Harroni Parisin, Barcelonën apo Romën – ky kryeqytet europian është më i liri për pushime në vitin 2025

2 Min lexim
Publikuar më: 27/06/2025, nga Saliha Hadj-Djilani 📰 Artikulli është publikuar në Aufeminin, një nga gjigandët e mediave femërore në Europë, me rreth…
AktualitetHistori dhe njerëzSociale

Të Rinjtë që Nuk Largohen nga Shqipëria

1 Min lexim
Në qendër të këtij takimi janë historitë e katër të rinjve shqiptarë, Emersonit, Edës, Roselës dhe Lorencit, janë bërë simbol i shpresës…
Sociale

PROTEZA DENTARE FALAS PËR 50.000 PENSIONISTË NË NEVOJË.

4 Min lexim
Luftojmë evazionin, dhurojmë dinjitet dhe buzëqeshje! A ka Shqipëria shërbime dentare falas dhe kush përfiton prej tyre? Është kjo pyetja që të…

Lini një Përgjigje