Actuality

Nga AFP tek Le Figaro, Gremi Clinic në faqet e mediave të rëndësishme franceze, Dritan Gremi: Preferoj të flas për turizmin e lumturisë 

4 Min read

Agjencia prestigjioze e lajmeve franceze AFP, më e madhja në botë, i ka kushtuar së fundi një material turizmit shëndetësor në Shqipëri, të cilin e konsideron në ekspansion. Në këtë material, kolosi mediatik AFP është ndalur në klinikën Gremi, si një nga zërat më të rëndësishëm dhe serioz në fushën e turizmit dentar, duke tërhequr gjithmonë e më shumë turistë të huaj. “Nuk më pëlqen të flas për turizmin mjekësor. Është pak i ashpër, është i frikshëm… Preferoj të flas për turizmin e lumturisë, që i bën njerëzit të lumtur”, citon AFP drejtuesin e Gremi Clinic, Dritan Gremi. 

Artikulli është shpërndarë shpejt edhe në media të tjera të rëndësishme frankofone, në Francë, Belgjikër, Zvicër, Luksemburg dhe Canada,  si Le Figaro, France 24, TV 5 Monde, L’Express, RTBF, Sudinfo, La Presse, RTL info, Brut.info, etj. 

Vlen të theksojmë se kjo është një mënyrë mjaft e vlefshme e promovimit të Shqipërisë jashtë vendit, edhe në fushën e turizmit dentar dhe estetik, ndërkohë që Gremi Clinic, si pioner i këtij sektori vihet për të disatën herë në qendër të këtyre mediave.     

Artikulli i plotë 

Dikur vendi më i mbyllur në botë, Shqipëria sot mirëpret miliona turistë, duke përfshirë çdo vit një pjesë e më të madhe të atyre që përfitojnë nga operacionet estetike më të lira.

“Nuk më pëlqen të flas për turizmin mjekësor. Është pak i ashpër, është i frikshëm… Preferoj të flas për turizmin e lumturisë, që i bën njerëzit të lumtur”, shpjegon Dritan Gremi, drejtues i një klinike dentare në kryeqytet, Tiranë, e cila “ofron shërbim me cilësi të lartë, me pajisje të garantuara dhe të çertifikuara” sipas standardeve evropiane.

Çmime të pakrahasueshme

Italianë, francezë, belgë, zviceranë…: shumë prej tyre vijnë për t’u kuruar në klinikën Gremi, e cila ndërthur atraksionet turistike të vendit, me kirurgjinë estetike apo ortodoncinë.

Shqipëria ofron procedura dentare me çmime konkurruese pa cenuar cilësinë e shërbimit, sigurojnë autoritetet shëndetësore shqiptare.

Për të njëjtin operacion mund të shkoni nga 50 mijë euro në Francë në 13 500 euro në Shqipëri.

Kostot e ulëta të menaxhimit dhe taksat që nuk i kalojnë 15% i lejojnë klinikat shqiptare të vendosen në mënyrë të favorshme në hartën e turizmit mjekësor.

Qarkullimi i sektorit llogaritet nga 200 deri në 250 milionë euro në vit. Sipas të dhënave të pakta që disponojmë, të paktën 50 mijë italianë vijnë për kurim në Tiranë çdo vit.

Të vrasësh  dy zogj me një gur 

Për Anna Maria, një tridhjetë vjeçare nga Milano, “buzëqeshja e shpirtit kalon edhe nga buzët”. Një psikologe, ajo përfitoi nga pushimet e saj për të vendosur fasetat dentare, operacion të cilit i shtoi edhe një rimodelim buzësh.

“Pas kujdesit dentar, gjithnjë e më shumë turistë të huaj po i drejtohen edhe trajtimeve kozmetike për të ndriçuar buzëqeshjen e tyre”, shpjegon Monika Fida, dermatologe dhe profesoreshë universiteti në Tiranë.

Injeksionet e acidit hialuronik të çertifikuara sipas standardeve evropiane janë shumë të njohura. 

“Mbi të gjitha, ata duan të ndihen mirë, sa më natyralë dhe të kenë buzë të konturuara mirë,” shton Monika Fida, e cila mirëpret nga 750 deri në 1000 

pacientë të huaj në klinikën e saj çdo vit.

E lumtur dhe e rinuar 

Vera Panaitov, 60 vjeç, një kuzhiniere në Verona, në Italinë veriore, erdhi fillimisht për të zbardhur dhëmbët. Por aty shtoi edhe operacione të tjera: bëri gjoksin dhe rimodeloi belin. “Duhet të jesh e bukur në çdo moshë dhe të përjetosh dashuri dhe lumturi në çdo moment”, thotë ajo, duke buzëqeshur në shtratin e saj të spitalit, të cilin do ta lërë pas pak ditësh, “e lumtur dhe e përtërirë”.

Christine Cincunegui, një drejtuese biznesi franceze, së shpejti mund të zërë vendin e saj. E ardhur në Paris për t’u konsultuar me mjekë shqiptarë në turne për të promovuar klinikat e tyre, ajo duket e joshur. “Për t’u ndjerë më bukur dhe për t’u argëtuar, çfarë duam më shumë?”

Similar posts
ActualityDaily news

Mediat franceze shkruajnë sërish për Gremi Clinic. Historia e Natalisë, që gjeti buzëqeshjen e jetës

2 Min read
Nje tjetër gazetë franceze i referohet Gremi Clinic për kura dentare cilësore në Shqipëri. Është fjala për Charente Libre, një gazetë e…
Actuality

Revista franceze për Linda Ramën: Ka fuqinë të bindë

6 Min read
Revista franceze “Soon” ka publikuar së fundi një intervistë me bashkëshorten e kryeministrit, Linda Rama. Është gazetari Mário de Castro, i cili…
Actuality

Arkitektja shqiptare mes finalistëve në konkursin ndërkombëtar PIPA, realizoi fasadën e veçantë në Vlorë

1 Min read
Një arkitekte shqiptare mes më të mirëve në botë. Është fjala për arkitekten Besiana Seraj e cila garon tashmë për vendin e…

Leave e Reply

×
Actuality

Arkitektja shqiptare mes finalistëve në konkursin ndërkombëtar PIPA, realizoi fasadën e veçantë në Vlorë