ActualitySocial

Shoqëria “Gremi Wellness” shpk nuk mund të shantazhohet, ajo është transparente dhe bashkëpunuese në veprimtarinë e saj tregtare me çdo pacient që merr shërbim dhe trajtim estetik!

10 Min read
8

Kjo deklaratë merr shkas dhe i përgjigjet publikimit të bërë nga Portali “Jeta Osh Qef”, i cili ditën e hënë në datë 20.04.2026, ka shpërndarë dhe publikuar në profilin e tyre, ankesën e një zonje kundrejt shoqërisë “Gremi Wellness” shpk, për të cilin ndiejmë përgjegjësinë dhe detyrimin moral të japim një shpjegim të qartë dhe korrekt në lidhje me rastin konkret. 

Së pari, na vjen keq që zonja ka refuzuar të identifikohet, ndërsa hedh baltë dhe  akuza të pabazuara e në shtrembërim të realitetit ndaj shoqërisë “Gremi Wellness” shpk, sa i takon mënyrës së trajtimit të saj estetik në klinikën tonë, pajisjeve të përdorura dhe komunikimit që ajo ka patur me stafin e klinikës.

Së dyti, duke ju referuar trajtimit estetik që zonja ka marrë në klinikën tonë, duam të saktësojmë se shërbimet estetike të ofruara nga klinika kanë të bëjnë dhe janë kryer me një pajisje të çertifikuar për trajtime mjekësore që përshtatet me nevojat dhe  standardet e tregut, e aprovuar për përdorim klinik.  

Së treti, vlen të theksojmë se trajtimi estetik ndaj zonjës është kryer nga profesionistë me eksperiencë dhe me teknologji të fjalës së fundit, ndonëse ka shumë raste të mospërshtatjes së lëkurës me këtë pajisje, të cilat janë të njohura dhe pa efekte anësore, por të rikuperueshme. 

Së katërti, referuar trajtimit estetik që zonja në fjalë kreu pranë klinës “Gremi Wellness” dhe nisur nga ndryshimet dermatologjike në zonën abdominale, stafi i klinikës mori përsipër menjëherë të rekuperojë çdo dëmtim të shfaqur në lëkurën e pacientes, pa i hyrë analizës dhe interpretimit mjekësor se pse u krijuan ato ndryshime sipërfaqësore në lëkurë, bazuar në vlërësimin visual të çastit. 

Së pesti, pas kërkesë së zonjës për dëmshpërblim financiar hipotetik, të papërcaktuar dhe i pa bazuar në vlerësim klinik nga eskpertë të fushës, i kemi kthyer përgjigje duke ju drejtuar, se në varësi të diagnostifikimit dhe vlerësimit klinik të mjekut specialist përkatës për gjëndjën e lëkurës, shkallën e dëmtimit të saj dhe mundësinë për kurimin e saj në vazhdim, do te jemi të gatshëm t’i vëmë në dispozicion siguracionin shëndetsor në mënyrë që zonja të kompensohej për të gjitha shpenzimet e analizave dhe mjekimit nëse do ishte e nevojshme. 

Së gjashti, përmes komunikimeve me sms, edhe në mënyrë të përsëritur i kemi kërkuar vazhdimisht zonjës të paraqitet pranë klinikës të sjellë preventivin përkatës dhe faturën finaciare që përligj ose shërben për të dokumentuar të gjithë kurën ose trajtimin mjekësor që ajo do kryente për rikuperimin e plotë të lëkurës në pjesën abdonimale, por me gjithë angazhimin tonë si klinikë dhe gatishmërinë për t’i qëndruar në krah zonjës për të kaluar sa më lehtë situatën e krijuar, pa dashur të aludojmë asgjë më tepër, zonja nuk ka mundur apo nuk ka dashur të sjellë të dokumentuara dhe kostot financiare të trajtimeve që klinika duhej të paguante, ndërohë ka insistuar  në mënyrë të vazhdueshme takim me titullarin e klinikës. 

Së shtati, Duke qenë se klinika ndjek procedura dhe protokolle rigoroze, të cilat nuk shkelen për asnjë arsye subjektive, I është bërë me dije zonjës me sms së titullarin e klinikës nuk mund ta takonte për shkak të pamundësisë objektive dhe angazhimeve dhe impenjimeve personale. Ndërkohë kemi insistuar në qëndrimin tonë se ky fakt nuk ka pëbërë shmangie apo neglizhencë për të diskutuar gjërësisht, trajtuar dhe vlerësuar rastin e zonjës me seriozitet të plotë, por i kemi shprehur gatishmërinë dhe e kemi ftuar të paraqitet në klinikë për të vënë në dispozicion dokumentet që ajo kërkonte të dorëzonte, në mënyrë që të kishim mundësi t’i shqyrtonim dhe t’i jepnim përgjigje konkrete. 

Së teti, sikurse vërtetohet edhe nga të gjitha mesazhet e shkëmbyera për këtë qëllim me zonjën, shoqëria “Gremi Wellness” shpk është treguar e gatshme dhe ndan përsëri të njëjtin qëndrim për rastin konkret, për të dëmshpërblyer çdo kosto të trajtimit mjekësor dhe rikuperimit të lëkurës, nëse dëmtimi i saj ka ardhur nga pajisjet tona mjekësore. 

Së fundmi, lidhur me këtë rast, Gremi Wellness shpk ka marr kontakt me zotin Dritan Gremi, i cili është përmendur nga zonja në fjalë dhe që rezulton se nuk është administrator i Gremi Wellness shpk. I pyetur lidhur me këtë rast ai u shpreh se nuk do të pranojë dhe nuk do të lejojë askënd të bëjë pis emrin e tij, për cilatdo qëllime. “Nëse kanë një rast ku unë mund të jem përzier në pastrim parash le ta nxjerrin”, u shpreh zoti Gremi duke theksuar se prej vitesh në bizneset e tij në mënyrë të vazhdueshme ka sjellë ide të reja e novacion duke punësuar më shumë se njëqind punonjës. 

Në mbyllje, sjellim në vemendje të cilitdo personi apo subjekti që kërkon të përbaltë emrin e “Gremi Wellness” shpk, si një kompani e sukseshme e cila  prej vitesh operon në tregun shqiptar në fushën e trajtimeve estetike, si një taksapaguse e rregullt e detyrimeve tatimore konform legjislacionit fiskal në fuqi, shoqëria “Gremi Wellness”  nuk mundet të lejojë asnjë presion, shantazh apo kërcënim nga individë, entitete apo subjekte, që për arsye të ndryshme mund të jenë të interesuar për të bërë pis emrin tonë. Në lidhje me akuzat e zonjës në fjalë për pastrim parash, i kujtojmë asaj apo cilitdo që ushqen të tillë mendim, se nëse janë shumë ne merak për aktivitetin tregtar të Gremi Wellness, të ndjekin rrugë të tjera ligjore. 

Mesazhet e plot ate komunikimit me zonjen: 

[18:26, 06/03/2026] +355 69 *** **71: 

Pershendetje
Ju shkrujta dhe ne what’s up
Dhe ne insta


[13:56, 11/03/2026] Gremi Clinic Wellness: 

Pershendetje, ju shkruaj nga Klinika Gremi Wellness. Ne lidhje me kerkesen tuaj per pagesen e demshperblimit sa i takon pakenaqesis tuaj ne lidhje me trajtimin estetik, ju sqarojme se ju duhet te shkoni tek mjeku i fushes perkatese ” dermatolog” i cili te bej nje vleresim klinik dhe ekzaminim fizik te lekures qe ju pretendoni se eshte demtuar gjate trajtimit estetik. 

Ne varesi te diagnozfikimit, vleresimit klinik te mjekut specialist perkates per gjendjen e lekures dhe shkallen e demtimit te saj, nese ka, si dhe mundesin per kurimin e saj ne vazhdim, jemi te gatshem nga ana jone tju vendosim ne dispozicion siguracionin perkates shendetesor ne menyre qe ju te kompesoheni per te gjitha shpenzimet e diagnozfikimit, analizave perkates dhe mjekimit nese do te jet e nevojshme.

Mbetemi ne pritje te dokumentimit te gjendjes tuaj shendetesore nepermjet pergjigjes se dhene nga mjeku i fushes perkatese, i cili duhet te pasqyroj ne menyre profesionale, serioze dhe sipas realitetit gjendjen klinike perkatese te lekures tuaj. 

Duke ju falenderuar per bashkpunimin ju urojme dite te mbare


[13:58, 11/03/2026] +355 69 *** **71

Ok do ja u dergoj un pa merak


[09:13, 17/03/2026] +355 69 *** **71: 

Pershendetje
Jam ne pritje te pergjigjes tuaj


[15:04, 17/03/2026] Gremi Clinic Wellness: 

Ne pergjigje te kerkeses per demshperblim e dates 17.03.2026 ju sqarojme si me poshte se

Nga raporti i vleresimit dermatologjik i paraqitur nga ana juaj nepermjet kesaj kerkese eshte arritur ne konkluzion kryerja e nje vleresimi dermatologjik te drejtperdrejte, dokumentim klinik dhe trajtim mjekesor per rikuperimin e plote te lekures. Nderkohe nga ana juaj nepermjet kerkeses per demshperblim kerkoni nga klinika qe ka kryer proceduren estetike nje demshperblim financiar hipotetik, imagjinar, te padokumentuar ne fatura financiare, preventiv ose cfaredolloj dokumentacioni tjeter qe sherben per kryerjen e te gjithe procedures se trajtimit mjekesor per rikuperimin e plote te lekures tuaj.

Ne kete menyre ju risqarojme edhe njehere faktin se jemi te gatshem ne cdo kohe te rimbursojme te gjitha shpenzimet e nevojshme mjekesore qe nevojiten per trajtimin e lekures tuaj dhe t’ju vendosim ne dispozicion siguracionin perkates shendetesor, por nga ana jone nuk mund te behet nje vleresim financiar per rastin konkret ne kushtet kur jane mjeket perkates qe konstatojne gjendjen klinike, trajtimin mjekesor dhe kohezgjatjen e tij, analizat ose medikamentet qe nevojiten per kete trajtim.

Si perfundim mbetemi ne pritje te nje pergjigjeje nga ana juaj ne lidhje me vleren financiare qe nevojitet per rikuperimin e gjendjes tuaj shendetesore, vlere e cila ritheksojme se duhet te percaktohet nga eksperte te fushes mjekesore dermatologjike.

Duke ju falenderuar per bashkepunimin ju urojme sherim te shpejte. 

[15:18, 17/03/2026] +355 69 *** **71: 

Ater vleren ska si e vendos mjeku sepse varet se ku dua un ta bej trajtimin kshuqe justifikime mos nxirrni
Hapni ligjin dhe te drejten e konsumatorit dhe do e gjeni vlerat
Se po te jet me kto kerkesa qe keni ju qe duket qart qe sju konvenon,un hap ceshtjen direkt dhe skam pse sorrollatem me ju me komunikim por un po zgjedh nje menyre komunikimi dhe ta zgjidhim mesh nesh nese sdoni un vazhdoj
Nese ju se vendosni dot vleren ater un do shkoj tek klinika qe un ndoshta do vendos ta bej trajtimin dhe nese ato me japin nje vler se sa shkon kurimi dhe cdo gje tjeter esht tjeter gje pastaj


[15:54, 17/03/2026] Gremi Clinic Wellness: 

Lutem nga juaj te keni ne konsiderate paresore trajtimin mjekesor dhe kujdesin shendetsor per rikuperimin e lekures tuaj ne nje kohe sa me te shpejte dhe te jini sa me serioz dhe etik ne komunikim. 

Gjithashtu ju bejme me dije edhe njehere, qe te konsultoheni dhe te diagnostikoheni me mjeket perkates te fushes se dermatologjise per gjendjen klinike te lekures tuaj dhe pasi ata te fundit te japin nje vleresim klinik te specializuar te kures qe do te ndiqni apo te menyres se trajtimit, lutem te na referoni vlerat perkatese financiare qe do te sherbeje per ndjekjen e gjithe trajtimit mjekesor, te cilat duhen te jene te dokumentuara me fatura perkatese tatimore sipas legjislacionit fiskal tatimor ne fuqi, ne perputhje me cdo sherbim shendetesor qe do te merret nga ju!


[16:15, 17/03/2026] +355 69 *** **71: 

Ater me mjek perkates esht bere konsulta dermatologe esht kam paguar une per ate vizit qe kam bere kshuqe per kte pjese te jeni te sigurt , por ska si ta veri vleren ajo derisa un sdua ta bej te ajo prsh kshuqe un do vendos ku do i bej trajtimet dhe do tju them mbasi te kem kryer konsulten tek klinika qe do vendos ta bej
Ne rregull
[17:35, 23/03/2026] +355 69 *** **71: 

Pershendetje neser mbasdite dua te takoj eprorin ose pronarin tuaj kushdo qofte ,
per te folur dhe dorzuar dhe preventivin dhe faturen dhe per te mbaruar pune njeher e mire me cdo gje.
[17:04, 24/03/2026] +355 69 *** **71: Prisja nje pergjigje prej jush
Sepse nuk jam ne dispozicionin tuaj kam nje pune kam angazhime te tjera kam femije te vegjel kshuqe sme duket korrekte nga ana juaj kjo indiferenc


[13:45, 26/03/2026] Gremi Clinic Wellness: 

Pershendetje, Ju lutemi te na dergoni preventivin paraprakisht, pasi duhet ta percjellim edhe tek agjencia e siguracionit shendetesor me te cilen bashkepunojme, ee te na udhezoje per procedurat perkatese administrative per trajtimin e ketij rasti.


[13:55, 26/03/2026] +355 69 *** **71: Ca agjensie? Nuk plotsoj me asnje lloj letre tjeter per ju sepse i kam te gjitha ca donit kshuqe mua sme intereson fare ca lidhje keni ju me agjensira mua me duhet shperblimi ne kesh dhe te vij ta marr te vij personi perkates pronari dhe te ballafaqohem me te ja dorzoj atij dhe faturen dhe preventivin dhe kaq nuk dua te kem lidhje as me agjensi as me gje tjeter te me sorrollasni ju se kshu ju ka qejfi, nese nuk doni un neser vazhdoj me menyren time dhe kaq sepse mire qe jeni te papergjegjshem dhe gabim ne te gjitha kuptimet vazhdoni i beni gabimet akoma dhe me te medhaja

[11:28, 03/04/2026] Gremi Clinic Wellness: 

Pershendetje!

Ne vijim te komunikimeve te meparshme, ju risqarojme se, nisur nga kerkesa dhe insistimi juaj per te takuar pronarin, me qellim dorezimin e faturave dhe preventivit te marre nga ana juaj ne nje klinike private, ju bejme me dije se pronari eshte ne pamundesi objektive per t’ju takuar per shkak te angazhimeve te tij personale.

Ky fakt nuk perben shmangie apo neglizhence per te diskutuar gjeresisht, trajtuar dhe vleresuar rastin tuaj me seriozitet te plote. Ne keto rrethana, jemi te gatshem dhe ju ftojme edhe nje here te paraqiteni prane klinikes tone per te na vene ne dispozicion dokumentet qe kerkoni te dorezoni, ne menyre qe te kemi mundesine t’i shqyrtojme dhe t’ju japim nje pergjigje konkrete.

Duke ju falenderuar per bashkepunimin, mbetemi ne pritje te nje pergjigjeje nga ana juaj.


[14:06, 09/04/2026] +355 69 *** **71: 

Pershendetje mbasdite nga ora 6.30 7 do kaloj aty shpresoj te jet aty menaxherja ose dikush tjeter me lart


[16:06, 09/04/2026] Gremi Clinic Wellness: 

Pershendetje,
Ju lutem, dokumentat dhe preventivat t’i lini tek recepsioni i klinikes, pasi sot nuk eshte e mundur te zhvillohet nje takim me nje person tjeter te stafit.
Sic ju kemi informuar edhe me pare, na nevojitet qe dokumentacioni qe deshironi te dorezoni te vihet ne dispozicionin tone per shqyrtim. Stafi yne do t’i verifikoje dokumentat dhe me pas do t’ju ktheje nje pergjigje ne lidhje me kerkesen tuaj.


[16:14, 09/04/2026] +355 69 *** **71: 

Jo nuk i le prandaj dhe dua te jet personi aty nese ska asnjeri qe me pret si gjithmone atereher me vjen keq do vazhdoj ne menyren ligjore dhe do jeni ne te gjitha portalet neser sepse mua sme sorrollasni dot ju si ju do qejfi ne rregull


[16:21, 09/04/2026] Gremi Clinic Wellness: 

Deshirojme t’ju sqarojme se prej disa kohesh ju kemi kerkuar te dorezoni dokumentat, ne menyre qe stafi yne te kryeje verifikimet e nevojshme. Qellimi yne nuk ka qene ne asnje moment t’ju sorrollasim, por te ndjekim procedurat e nevojshme per shqyrtimin e ceshtjes suaj.

Ne kete faze, rendesi ka dorezimi i dokumentacionit prane klinikes, dhe jo personi konkret qe takoni, pasi klinika funksionon si nje strukture e organizuar me disa persona ne staf, ku cdo kerkese trajtohet ne menyre institucionale.

Mjafton qe dokumentat te dorezohen, ne menyre qe te mund te bejme verifikimet tona dhe me pas te vazhdojme me hapat e tjere perkates. Klinika jone eshte e hapur diten e sotme deri ne oren 19:00. Ju mirepresim.


[16:28, 09/04/2026] +355 69 *** **71: 

Zonj e dashur mua rregullat nuk mi tregon dot ti se te kishit rregulla ju nuk do kishit njerez te paafte te punsuar dhe ne ate gjendje qe jeni
Skeni ca kontrolli ti beni preventivit ju nese e keni parasysh si esht nje preventiv ka trajtimet dhe cmimet


[16:52, 09/04/2026] Gremi Clinic Wellness: 

Edhe njehere deshirojme t’ju sqarojme se klinika jone funksionon si nje strukture e organizuar me disa persona ne staf, ku cdo kerkese trajtohet ne menyre institucionale dhe ne perputhje me procedurat perkatese.

Per kete arsye, po ju kerkojme te dorezoni preventivin dhe dokumentat qe dispononi, ne menyre qe stafi yne t’i shqyrtoje dhe me pas t’ju ktheje nje pergjigje. Edhe nese do te mundesohej nje takim me perfaqesuesin tone, pa u pare dhe pa u verifikuar dokumentacioni nga personat pergjegjes dhe te specializuar per kete proces, nuk eshte e mundur t’ju jepet nje pergjigje konkrete.

Prandaj, po ju kerkojme per here te disate qe te na vini ne dispozicion dokumentat e nevojshme, ne menyre qe kjo procedure te mos ngece, por te vazhdoje me hapat e metejshme.

Klinika jone eshte e hapur diten e sotme deri ne oren 19:00. Ju mirepresim.


[17:04, 09/04/2026] +355 69 *** **71: 

Me fal ca stafi ke ti kur ti nje person ke len ne gjith kliniken qe te bej dhe recepsionin dhe dermatologen dhe estetisten dhe sanitaren dhe te gjitha kujt po ja thua kto mashtrime mua ke gjetur personin e gabuar e dashur
Klinika juaj esht e deshtuar mua sme tregon dot stafin kur se ke
Tani as menaxherja sdo me dal perball meje se pronari jo e jo se skeni ftyre normale po te pakten te dilte ajo dhe te flisja me te dhe ta shihte ajo preventivin por nuk kam me nerva dhe kohe me u mar me ju kshuqe le te meren te tjeret me ju.

Dhe shum ju kam toleruar madje

Similar posts
ActualityEconomy

Dy taksat e fshehura që po mbysin ekonominë shqiptare dhe projekt buxheti i vitit 2026.

5 Min read
Së pari dua të them që nuk jam ekspert ekonomie. Puna ime është të projektoj, të zhvilloj, të hap vende të reja…
Social

What Will We Leave Behind in This World? Ask ChatGPT

3 Min read
Qoftë president, kryeministër, ministër, politikan, biznesmen, shtetar, njeri i drejtësisë apo i botës së nëndheshme e të krimit… gazetar apo njeri i…
ActualityEconomy

Air Albania është Shqipëria në qiell – le ta ndihmojmë të fluturojë më lart!

2 Min read
Çdo shtet mbron kompaninë e tij kombëtare, sepse çdo euro e investuar kthehet 100-fish në ekonomi, turizëm dhe imazh për vendin. Air…

Leave e Reply