Daily news

Projektligji për të mbajtur në Shqipëri mjekët duhet të shtrihet edhe në universitetet private, përndryshe do të vishej me nuanca klienteliste!

2 Min read

5842 studentë u regjistruan në Universitetin e Mjekësisë në vitin akdemik 2022-2023, në të gjitha programet e tij.
Ndërkohë, për vitin 2022 Shqipëria shënoi një raport të mjekëve 18 për 10 mijë banorë, ndërsa standardi shënon 20 mjekë për 10 mijë banorë.
Me largimin e mjekëve për punësim jashtë vendit, (një fenomen që në fakt po shihet në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor) duket se trendi rrezikon të shkojë drejt rënies së numrit të mjekëve për banorë.
Duket se pikërisht nga kjo situatë mori indicjen edhe nisma e qeverisë për hartimin e projektligjit që synon të ndalë këtë fenomen, duke detyruar çdo mjek të ri të qëndrojë në vend, të paktën për 5 vite nga nga momenti i diplomimit.
Një iniciativë që ka shkaktuar reagime tek studentët, të cilët e kanë parë këtë iniciativë si një shkelje e të drejtave të tyre për të punuar atje ku ata dëshirojnë.
Nga ana tjetër me argumentin se kjo iniciativë do të paraprijë një mungesë të mjekëve me të cilën mund të përballemi në vitet në vijim, qeveria ka vijuar iniciativën e saj duke e çuar tashmë projektligjin në kuvend, e ku gjasat janë që të miratohet me votat e shumicës.
Por çfarë do të ndodhte nëse qeveria e miraton këtë ligj, në të cilin përballen dy elementë:
Detyrimi i shtetit shqiptar për të mbuluar me shërbim mjekësor nevojat e qytetarëve të tij dhe e drejta e të rinjve për të punuar atje ku atyre u ofrohen më shumë mundësi dhe paga më të larta?
Duke përligjur detyrimin karshi qytetarëve të saj dhe faktin që arsimi në Shqipëri është falas, qeverisë i lind e drejta të vendosë kushte. Por nga ana tjetër çfarë do të ndodhte nëse studentët e rinj do të orientoheshin në këtë situatë drejt arsimit privat dhe universiteteve private të mjekësisë? A kanë ata të gjithë të drejtën të thonë se do të paguajnë vetë studimet e tyre në privat dhe në përfundim do të largohen? Tashmë që qeveria ju mundëson gjithashtu edhe kredi për studimet, duket se për ta do të jetë më e lehtë.
Çfarë ndodh nëse të gjithë ata që duan të ikin të drejtohen tek privati duke zbrazur auditorët e universitetit shtetëror? A është e gatshme qeveria t’i shtrijë efektet e ligjit të saj edhe tek ata studentë që studiojnë në privat, apo ky ligj do të jetë selektiv?
Nëse në këtë nismë nuk gjendet mënyra të përfshihen edhe universitetet private të mjekësisë, druajmë se efektet e tij nuk do të jenë aspak pozitive sikurse pretendohet!
Përkundrazi, kujtdo, skeptik, dyshues, opozitar apo edhe objektiv qoftë, do t’i lindte një dyshim i aryseshëm se përtej asaj që flitet dhe thuhet, ky ligj mund të kishte edhe qëllime klienteliste.
E për t’i shkuar më tej logjikës, pyetja që ngremë është: Si ka mundësi, që deri në këto momente, as nga e majta e as nga opozita që po debaton, bërtet e sherroset në parlament, ky argument nuk është përmendur edhe pse në fakt është thelbësor?
A duhet t’i besojmë seriozitetit të palëve dhe vërtetësisë së sherrit në këtë çështje, apo duhet të mendojmë se gjithçka është një farsë e lojë teatrale thjesht dhe vetëm për të bërë përshtypje në publik e për të fituar ca pozicione në elektorat? Teatri nuk do ishte hera e parë në politikën shqiptare!

Similar posts
ActualityDaily news

Mediat franceze shkruajnë sërish për Gremi Clinic. Historia e Natalisë, që gjeti buzëqeshjen e jetës

2 Min read
Nje tjetër gazetë franceze i referohet Gremi Clinic për kura dentare cilësore në Shqipëri. Është fjala për Charente Libre, një gazetë e…
ActualityDaily news

Gjykata godet biznesin e ndershëm në mbrojtje të “çibanëve” tatimorë.

7 Min read
Gremi: do luftoj edhe për ata që kanë frikë t’i rebelohen këtij sistemi të korruptuar Si njeriu që gjithmonë kam besuar tek…
Daily news

Oh sa mirë me qenë shqiptar, oh sa mirë me qenë gjithë bashkë, ohej ohej!

2 Min read
Një ndeshje futbolli çuditërisht dhe fatkeqësisht na bën bashkë më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Na bën të dashur me…

Leave e Reply

×
Politics

I akuzuar për kërcënimin e oficerit Nuhu, a ka moral Taulant Balla të zëvendësojë Çuçin pas historisë së Rrajave?