Daily news

Vuçiç çon trupat në veri. A duhet të dërgojë edhe Shqipëria trupa në kufi?

2 Min read

Në fillim e mohoi, por më pas Aleksandër Vuçiç qe i detyruar në heshtje të pranojë se Serbia ishte pjesë e tentativës për destabilizim në Kosovë, pas vrasjes së efektivit të policisë Afrim Bunjaku në Banjskë.

Në fakt, edhe pse deklaroi se serbët e manastirit “nuk qenë të tijtë”, shpallja e ditës së zizë pas vrasjes së 7 prej tyre nuk bëri tjetër, veçse përligji të kundërtën.

Për meritë të menaxhimit të situatës nga qeveria dhe policia e Kosovës, nënkryetari i listës serbe Radoiçiç u pa teksa ishte pjesë e grupeve terroriste brenda manastirit të Banjskës. Kjo i dha fund çdo aludimi për ta nxjerrë të larë Serbinë nga kjo histori,  ndërkohë që Milan Radoiçiç, një njeri i futur në listën e zezë të SHBA-së, u detyrua të japë dorëheqje pas publikimit të pamjeve. Në fakt avokati i tij në përpjekje “për t’ja zbardhur faqen e nxirë Beogradit” u kujdes të thoshte që kjo ishte një përgjegjësi vetjake, ndonëse sjelljet e mëpasme të Aleksandër Vuçiç treguan të kundërtën.

Duke akuzuar Kurtin si shkaktar të krizës dhe destabilizues, Beogradi jo vetëm që nuk ju drejtua tyezës së dialogut, sikurse BE dhe SHBA bënë thirrje, por përkundrazi përqendroi trupa në veri, pikërisht në kufirin ku një javë më parë u vra një polic i Kosovës dhe 7 anëtarë të sulmit terrorist të drejtuar nga Milan Radoiçiç.

Lajmi detyroi madje edhe shtëpinë e Bardhë të reagonte, duke i kërkuar Serbisë të tërhiqte nga zona e nxehtë artilierinë dhe  makinat e blinduara, teksa e cilësoi këtë një ngjarje të paprecedentë. Nga ana tjetër, duke e vlerësuar rrezikun, NATO njoftoi dërgimin e forcave paqeruajtëse shtesë në kufirin mes Kosovës dhe serbisë.

Ky ishte Aleksandër Vuçiç. “Njeriu i ri i Serbisë”, që fatkeqësisht duket se mbetet ende nxnësi i zellshëm i Milosheviçit.

Ai mbeti i tillë pavarësisht përpjekjeve për të dalë nga vetja. Pavarësisht fjalëve të bukura për Ballkanin e hapur ku tha se ishte pjesë, apo “miqësisë” së tij me Ramën.

Sjellja e Vuçiçit është një provokim i pastër në kohët kur BE dhe SHBA janë përballë vatrës së hapur të luftës në Ukrainë, e kur natyrisht i druhen çdo vatre tjetër zjarri në Europë e Ballkan.

Trupat e Vuçiçit në veri të Kosovës nuk janë gjë tjetër veçse një thikë pas shpine për të gjitha tryezat që u përpoqën të ngrihen mes Kosovës dhe Serbisë, e aq më shumë për raportet e tij me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Dje Vuçiç e Rama kishin një miqësi, donin në Ballkan të hapur, donin paqe e e prosperitet dhe të dy kishin ambicie për integrimin nënë BE. Flitet se ishin dhe miq.

Sot Vuçic çon trupa për të destabilizuar, vret një polic, përgatit gjakderdhje për të bërë më pas viktimën, kjo në kurriz të Kosovës dhe shqiptarëve. Gjithë këtë ja bën vëllezërve të Ramës,  të cilin e konsideronte mik. Pra miku që vret pas krahëve. Ai çon trupa në veri të mbrojë serbët, që në fakt nuk janë të rrezikuar. Ne çfarë duhet të bëjmë? A nuk duhet dhe në të çojmë trupat tona në gatishmëri?

Similar posts
ActualityDaily news

Mediat franceze shkruajnë sërish për Gremi Clinic. Historia e Natalisë, që gjeti buzëqeshjen e jetës

2 Min read
Nje tjetër gazetë franceze i referohet Gremi Clinic për kura dentare cilësore në Shqipëri. Është fjala për Charente Libre, një gazetë e…
ActualityDaily news

Gjykata godet biznesin e ndershëm në mbrojtje të “çibanëve” tatimorë.

7 Min read
Gremi: do luftoj edhe për ata që kanë frikë t’i rebelohen këtij sistemi të korruptuar Si njeriu që gjithmonë kam besuar tek…
Daily news

Oh sa mirë me qenë shqiptar, oh sa mirë me qenë gjithë bashkë, ohej ohej!

2 Min read
Një ndeshje futbolli çuditërisht dhe fatkeqësisht na bën bashkë më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Na bën të dashur me…

Leave e Reply