Politique

A po shkon edhe Gjiknuri në rrugën e Arben Ahmetaj? Pikëpyetjet e verës së gjatë të ish-ministrit

3 Min de lecture

Në Asamblenë e fundit të Partisë Socialiste, kreu i saj, Edi Rama njoftoi lëvizjen e Damian Gjiknurit si Sekretar i Përgjithshëm dhe zëvendësimin e tij nga Blendi Klosi.
Një lëvizje që nuk tingëlloi aspak surprizë, pas publikimit në media të pjesëve nga dosja Ahmetaj, ku tashmë përfshihej edhe emri i Gjiknurit.

Referuar dosjes që disponon SPAK, në laptopin e Klodian Zotos u gjetën dy rezervime hotelesh në Vienë dhe Frankfurt për Damian Gjiknurin, që në atë kohë ishte Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës. Konkretisht emri i Gjiknurit përmendet në faqet 269-271 të dosjes shkruhet se dy pagesat e udhëtimeve ishin bërë nga Klodian Zoto.
“Ekziston dyshimi se shtetasit Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri janë takuar dhe kanë qëndruar bashkë më datë 08.02.2014 në Frankfurt me shtetasit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto,” thuhet në dokumentin e prokurorisë.
Sipas fakteve të mbledhura nga hetimi, Zoto ka paguar për Gjiknurin Hotelin Mariot me vlerë 147 mijë lekë.

“Emaili i agjencisë xxx me titull ‘hoteli i mr Gjiknuri’” shkruhet në dokumentin e prokurorisë. “…Ky email më datë 08.02.2014 ora 07.45.51 i është përcjellë nga Damiani e- mailit të Klodian Zotos,” shkruan më tej prokuroria.
Këtyre akuzave ish-numri dy i PS iu është përgjigjur më herët nëpërmjet një deklarate për media para Kuvendit, duke thënë se këto udhëtime kanë qenë të ligjshme dhe se dokumentacioni për to ndodhet në ministrinë e infrastrukturës dhe Energjisë. Për njohjen më Klodian Zoton, ai shtoi se nuk ishte mëkat që njohësh njerëz të rinj.

“Shkurt se e di që keni kuriozitet, qëndrimet e mia i kam bërë publike në komisionin hetimor, nuk ka ndodhur asgjë e re nga ajo kohë përveçse se përdoret emri im për kauza politikë. Ato udhëtime të pretenduara janë zyrtare, ka dokument në ministri, janë në dijeni që dhe prokuroria i zotëron, edhe unë, skam pse nxjerr letra. Nuk kam vajt as për qejf dhe as kam bredh me njerëz që pretendohet. Roli im si ministër nuk ka asnjë shkelje. Mos e bëni hetimin penal sikur po hetojmë pacientin zero, ky njeh këtë dhe ka takuar këtë dhe ka infektuar të tjerët. S’është mëkat të njohësh njerëz të rinj.
Me Ahmetajn kam bërë udhëtim se ka qenë ministër dhe koleg. U thashë për dy udhëtimet. Kam zbatuar ligjin, akuza politike dhe kuazi penale ka vite që ngrihen për mua”,-deklaroi Gjiknuri.
Po duket se kjo deklaratë nuk ka mundur kurrsesi ta zbehë tymnajën që është ngritur në publik mbi emrin e tij, ndonëse ende nuk dihet nëse pas saj do të ketë vërtet një “zjarr” hetimor.

A do të jete Damian Gjiknuri subjekt i SPAK ashtu si dhe kolegu i tij Arben Ahmetaj?
A ishte shkarkimi i tij nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm një lëvizje që e distancon Partinë Socialiste nga veprimtaria e vetë Gjiknurit apo që paralajmëron nisjen e një procesi hetimor ndaj tij?
A ishte kjo lëvizje e Ramës në vazhdën e linjës së tij të qëndrimeve, që përgjegjësia është individuale?

Gjithçka mbetet për t’u parë, por kujtojmë se rastet Ahmetaj dhe Gjiknuri janë të ngjashëm sa i takon hoteleve të paguara nga pronarët e inceneratorëve, çka do të thotë që për Ish- Ministrin Gjiknuri vera do të jetë e gjatë.
Nga ana tjetër qëndrimet e Gjiknurit nuk ndryshojnë shumë nga socialistët e tjerë që sot janë në burg për inceneratorët ose në kërkim. Të gjithë kanë mohuar fillimisht njohjet me pronarët e inceneratorëve, më vonë pranojnë që kanë bashkëpunuar duke zbatuar ligjin, shkarkohen nga Rama dhe më pas shfaqen në dyert e SPAK.

Këtë trajektore Giiknuri e përfocoi dhe në konferëncën e tij për mediat këtë të premte, duke thënë se nuk i trembet SPAK, është i gatshëm të përballet me të gjitha akuzat dhe nuk ka asnjë problem nëse pasuria tij hetohet.
Qëndrime kurajoze për një njeri që i ndodhet emri në një nga dosjet që po hetohet thellësisht nga SPAK.
Por përsëri, këto qëndrime të kujtojnë Ahmetajn. Janë njëjta deklarata si të Ahmetaj? Sigurisht që po, një histori e njëjtë për një dosje të njëjtë.

Prandaj dhe lëvizjet për Damian Gjiknurin lexohen si një “Deja vu” me atë të ish-zëvendëskryeministrit.
Edhe pse shfaqet i qetë para medieve, zëvendësimi i Gjiknurit me Bledi Klosin, është një mesazh i qartë se PS nuk do të mbrojë as ish-ministrin nëse ndaj tij konkretizohen akuzat.

Postime të ngjashme
Politique

Fundi i një epoke tranzicioni 30-vjeçare. Çfarë do vijë më pas?

7 Min de lecture
Sipas të gjitha gjasave, e tërë elita politike, institucionale dhe kupola drejtuese e Policisë së Shtetit të 30 viteve të fundit do…
Politique

"Alma" fiton Kukësin me 5000 vota diferencë. SPAK e vetmja opozitë në vend!

2 Min de lecture
Më shumë se i çuditshëm dhe i pazakontë, rezultati i zgjedhjeve të 24 Shtatorit në Kukës, tingëlloi shqetësues dhe i rrezikshëm për…
Politique

Rama në “tango” me SPAK

4 Min de lecture
Është në karakterin e kryesocialistit Edi Rama që në evente ku do të ketë ndryshime qoftë në parti e qoftë në qeveri,…

Laisser un commentaire

×
Lajmi i ditës

Shkëlqimi dhe rënia e Arben Ahmetaj