Politique

Gurorja e familjes Rraja, pikëpyetjet dhe parregullsitë e liçencës

2 Min de lecture

Dhuna e pastër në ditën me diell ndaj dy qytetarëve të thjeshtë të këtij ëshë vendi nga familjarët e një deputeti ishte në fakt vetëm pasoja e një shkaku që mban edhe më shumë dritëhije se sa vetë sherri.
Një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës duket se ka qenë “molla e sherrit” mes fisit Rraja dhe Maja.
E në fakt, ajsbergu i gurores nisi të shfaqet pikërisht pas sherrit të cilin për fat të keq në vend që ta zbardhte, Policia e Shtetit e veshi edhe me më shumë mister.
Në njoftimin e saj të parë mbi ngjarjen, përveçse nuk përmendte asgjëkundi djalin e deputetit, (duke i dhënë kohë edhe të largohet ndoshta) Policia e Shtetit u kujdes që të saktësonte se shkak për konfliktin kishte qenë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit P. Rr., i cili ka leje shfrytëzimi dhe licensë për zhvillimin e aktivitetit.
“Gjatë konfliktit shtetasit Xh. Rr., I., Rr., dhe K. Rr., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M. dhe J. M., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit P. Rr., i cili ka leje shfrytëzimi dhe licensë për zhvillimin e aktivitetit dhe sipas pretendimeve të shtetasve të dëmtuar (B. M. dhe J. M.) kur ndodhin plasje në gurore, krijon shqetësime në banesat e tyre. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë shoqëruar shtetasit Xh. Rr., dhe P. Rr., si dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasve I. Rr., dhe K. Rr., të përfshirë në këtë konflikt”, thuhet ndër të tjera një njoftim.
Në fakt në një kërkim të shpejtë të “My Albania” në faqen e QKB rezulton një sipërmarrje e regjistruar me emrin e Përparim Rrajës dhe që ka në fokus të aktivitetit të saj prodhimin dhe tregtimin e inerteve, por nuk është e sigurt nëse është pikërisht kjo kompani fituesja e liçencës për shfrytëzimin e gurores.
Përkundrazi, burime të besueshme për “My Albania”, bëjnë me dije se liçenca është fituar nga “D. GROUP” me ortak dhe administrator të vetëm V. D. (My Albania posedon emrin e plotë të kompanisë, që për arsye etike nuk po e jep të plotë.)
Është e paqartë në ç’kushte dhe rrethana Përparim Rraja është përfshirë në këtë biznes. Dyshohet se ai ka hyrë aty përmes një kontrate me zotin D., si nënkontraktim, por për këtë duhet një miratim nga autoriteti përkatës. A e ka këtë miratim Përparim Rraja? Mbetet ta shohim, ndërkohë që në ditët në vijim ne do të kërkojmë dokumentacionin që vërteton se si zoti Rraja është bërë pjesë e kësaj liçence, nëse është bërë.
Nga ana tjetër, video e sherrit nxori në pah një tjetër skandal. Pikërisht atë çka i detyroi banorët të denoncojnë drejtuesit e gurores. Shpërthimet. Ato tashmë janë bërë publike në media, ndërkohë që burime për “My Albania” theksojnë se AKBN në planin e punës 1-vjecar nuk ka miratim për përdorimin e lëndëve plasëse.
A mos duhet të besojmë fatkeqësisht që familja Rraja kishte diçka të paligjshme në aktivitetin e saj, e na pamundësi për ta mbuluar me gjuhën e ligjit u desh ta mbulonte me gjuhën e forcës? Nuk do ishte aspak hera e parë, as për këtë familje e as për këtë vend!

Postime të ngjashme
Politique

Fundi i një epoke tranzicioni 30-vjeçare. Çfarë do vijë më pas?

7 Min de lecture
Sipas të gjitha gjasave, e tërë elita politike, institucionale dhe kupola drejtuese e Policisë së Shtetit të 30 viteve të fundit do…
Politique

"Alma" fiton Kukësin me 5000 vota diferencë. SPAK e vetmja opozitë në vend!

2 Min de lecture
Më shumë se i çuditshëm dhe i pazakontë, rezultati i zgjedhjeve të 24 Shtatorit në Kukës, tingëlloi shqetësues dhe i rrezikshëm për…
Politique

Rama në “tango” me SPAK

4 Min de lecture
Është në karakterin e kryesocialistit Edi Rama që në evente ku do të ketë ndryshime qoftë në parti e qoftë në qeveri,…

Laisser un commentaire

×
Économie

Kontradikatat e rritjes ekonomike