Politique

I akuzuar për kërcënimin e oficerit Nuhu, a ka moral Taulant Balla të zëvendësojë Çuçin pas historisë së Rrajave?

4 Min de lecture

Një suprizë, çudi apo habi, për vetë faktin se është një emër me shumë dritëhije dhe akuza publike për lidhje të mundshme me botën e krimit, emri i Taulant Ballës është sot propozimi për Ministër i Brendshëm. Ai që do të zëvendësojë Bledi Çuçin i cili u shkarkua pas dhunës së fisit Rraja, në fakt ka vetë një lidhje të errët me këtë familje.
Kujtojmë se pak vite më parë ishte oficeri i policisë së Krujës Emiljano Nuhu, ai që deklaroi se pikërisht Taulant Balla i shkoi në komisariat bashkë me deputetin e PS, Rrahman Rraja, me kryetarin e bashkisë Artur Bushi dhe vëllain e deputetit, Xhelal Rraja duke e kërcënuar me armë në ambientet e komisariatit. Arsyeja? Për të mos regjistruar denoncimin e Xhisiela Malokut kundër dhunës së Rexhep Rrajës.
Por nuk është vetëm kaq.
Taulant Balla ka pranuar edhe vetë se ka një miqësi të fortë me biznesmenin Edmond Bego. Ky i fundit me të shkuar të errët, si një nga anëtarët e bandës së Lushnjes me vendqëndrim në Milano, madje ishte dhe një nga personat më besuar të Aldo Bares. Akuzat e para për miqësinë e Ballës me Begon u bënë nga opozita në vitin 2018. Akuza këto, që nuk u përgënjeshtruan nga Balla, por u pranuan disa vite më vonë në një konferencë për mediat. Balla, jo vetëm që nuk e mohoi miqësinë me Edmond Begon, por e mori dhe në mbrojtje, duke thënë se biznesmeni është njeri i thjeshtë dhe se ai është viktimë e politikës shqiptare.
“Personin në fjalë sigurisht që e njoh. njoh bashkëshorten e tij, dy fëmijë të shkëlqyer, nxënës shembullorë, moshatarë me tim bir”, u shpreh Balla, duke shprehur siguri për pastërtinë e biznesmenit Bego.
Një tjetër rast ku Taulant Balla është përfolur si person me lidhje të forta me krimin ka qenë ngjarja e rëndë e ndodhur në Elbasan, ku u vra me armë zjarri avokati Ravik Gurra. Këtë herë për Ballën do të fliste vet Ardian Çapja, një nga drejtuesit e këtij fisi të përfshirë në vrasje dhe trafik droge. Ai deklaroi në sallën e gjyqit se politikani me emrin Taulant është i përfshirë në vrasjen e avokatit. Kjo deklaratë do duhej të ishte indicie për të hetuar, por rasti nuk u vërtetua nga drejtësia. Emri i politikanit Taulant u përmend gjithashtu edhe në masakrën e 16 shkurtit në Elbasan, ndërsa thuhej se kishte rënë në rrjetën e përgjimeve. Por me kërkesë të prokurorit Pertef Asllani, gjykatësja Zamira Vyshka ka vendosur në 17 shkurt 2016, që të gjitha përgjimet të prisheshin, duke shuar kështu një herë e përgjithmonë mundësinë e verifikimit. Kujtojmë se në përgjimin në fjalë, Taulanti politikan kishte një numër që përfundonte me 399 e që në fakt, përputhej pikërisht me numrin e telefonit të deputetit Balla. Ardian Çapja deklaroi se avokati Ravik Gurra u ekzekutua me armë, pikërisht se kishte deklaruar që do t’i bënte publike këto përgjime.
Gjithashtu Taulanti, që nesër pritet të jetë Ministër i Brendshëm dhe të luftojë bandat, është akuzuar se ka lidhje me Gentian Sharrën dhe Talo Çelën, persona të cilët kanë bashkëpunuar edhe me vrasësin me pagesë, Nuredin Dumani.
Opozita akuzoi se Gentian Sharra, pasi PS mori drejtimin e vendit ka përfituar fonde publike nëpërmjet kompanisë së bashkëshortes së tij, Olta Sharra. Për këto fonde, socialistët u akuzuan se po shpërblejnë Sharrën për ndihmën që ai i dha Taulant Ballës gjatë fushatës elektorale.
Opozita ka akuzuar gjithashtu se Taulant Balla u ndihmua për të arritur rezultate elektorale nga emra të krimit si Mehmet Greca apo Kelmend Xhaferri, ndërsa ky i fundit përmendet dhe në incidentin e ndodhur para disa viteve në tregun agro-ushqimor në Elbasan, kur bashkë me Suel Çelën sulmoi policët.
Pra a është Taulant Balla njeriu i duhur për postin e Ministrit të Brendshëm dhe ka ai moral për të ardhur në këtë detyrë, si mbrojtës i ligjit apo luftëtar i krimit, pas shkarkimit të Çuçit dhe historisë së Rrajave? Ndonëse ligjërisht ndaj tij nuk ka asnjë procedim, asnjë hetim, asnjë akuzë apo dënim, a është imazhi i Taulant Ballës ai që qytetarët shqiptarë duan të shohin në krye të Ministrisë së Brendshme? A do të ketë Taulant Balla kurajën, moralin dhe ambicjen të na tregojë që gjithçka e thënë mbi të ka qenë e pavërtetë, sajesë apo gabim? A do mundet ai të dalë mbi veten për të justifikuar përgjegjësinë e detyrës apo edhe besimin që ‘shefi’ i tij po i jep? A është Rama i bindur që Balla do të jetë zgjidhja e duhur për institucionin “problematik” e të rëndësishëm apo ndoshta Balla do të jetë “kurbani” i radhës në krye të një dështimi?
Kujtojmë se pavarësisht akuzave, drejtësia me dashje apo padashje, nuk ka regjistruar asnjë hetim apo procedim ndaj Taulant Ballës. Ligjërisht ai është i pafajshëm për gjithçka akuzohet, por a është kjo e vërteta dhe a mjafton ky fakt për të justifikuar Ballën ministër? A është i bindur dhe i sigurt Kryeministri në këtë nominim?
Përpara se se emri i Ballës të shkojë tek presidenti, le të marr kryeministri kohën e duhur për të pyetur në SPAK, që në fund të mos mbetet i zhgënjyer. E gjithashtu edhe presidenti le ta shfrytëzojë të gjithë tagrin, hapësirën dhe mundësinë e një reflektimi.
Përpara se të firmosë e të dekretojë le të mësojë nëse Taulant Balla figuron në ndonjë dokument a dosje hetimi, prokurorie ose SPAK-u, para se të ngjyejë në të zezë letrën e bardhë me enmrin e Taulant Ballës.

Postime të ngjashme
Politique

Fundi i një epoke tranzicioni 30-vjeçare. Çfarë do vijë më pas?

7 Min de lecture
Sipas të gjitha gjasave, e tërë elita politike, institucionale dhe kupola drejtuese e Policisë së Shtetit të 30 viteve të fundit do…
Politique

"Alma" fiton Kukësin me 5000 vota diferencë. SPAK e vetmja opozitë në vend!

2 Min de lecture
Më shumë se i çuditshëm dhe i pazakontë, rezultati i zgjedhjeve të 24 Shtatorit në Kukës, tingëlloi shqetësues dhe i rrezikshëm për…
Politique

Rama në “tango” me SPAK

4 Min de lecture
Është në karakterin e kryesocialistit Edi Rama që në evente ku do të ketë ndryshime qoftë në parti e qoftë në qeveri,…

Laisser un commentaire

×
Politique

Nuk mjafton dorëheqja e Rrahman Rrajës për skandalin brenda dyerve të policisë, Çuçi, Rrumbullaku dhe gjithë zinxhiri drejtues, përgjegjës