DiasporaSociété

Letra e 40 organizatave, një “bombë” e padukshme për Shqipërinë

4 Min de lecture

“Shqipëria të shpallet vend jo i sigurt”. Kjo është nisma e Njësisë Ligjore e Fëmijëve Emigrantë dhe 40 organizatave, të cilat u janë drejtuar me një letër autoriteteve të Britanisë së Madhe. Në këtë letër, organizatat argumentojnë kërkesën e tyre duke shkruar se Shqipëria vuan nga korrupsioni, trafiku i qenieve njerëzore, dhuna e lidhur me bandat kriminale dhe diskriminimi ndaj komuniteteve të ndryshme, përfshirë LGBT apo romët.

Në pamje të parë kjo letër mund të duket e parëndësishme qoftë për autoritetet britanike apo shqiptare, por kjo kërkesë mund të cilësohet “bombë” për imazhin e Shqipërisë. Një vend që nuk është as në luftë me ndonjë shtet tjetër, as në luftë civile dhe që përpiqet për plotësimin e kushteve të caktuara nga BE, nuk mund të cilësohet i pasigurt.

Një letër e tillë dhe pse nuk e zbeh aspak potencialin e Shqipërisë, mund të jetë një njollë për vendin.

Më poshtë do të shohim se si kjo letër mund të dëmtojë jo vetëm imazhin, por dhe buxhetin e shtetit shqiptar.

Si ndikon kjo nismë në investimet në Shqipëri?

Letra e 40 organizatave mund të ketë ndikim të fortë në perceptimin e qytetarëve të huaj dhe të biznesit për vendin tonë. Kërkesa për të shpallur Shqipërinë si vend jo të sigurt, jo vetëm që dëmton imazhin e tij, por shton frikën e sipërmarrësve të huaj për të investuar. Askush nuk do që të investojë në një vend ku nuk i garantohet të paktën siguria e biznesit. Edhe më e rëndë do të ishte dhe tërheqja e atyre sipërmarrësve, të cilët kanë sjellë brande të rëndësishme. Kjo gjë do e cenonte seriozisht imazhin e Shqipërisë se sa vetë letra e organizatave. Tërheqja apo largimi i investimeve të huaja do të përkthehej në më pak para në buxhetin e shtetit dhe më pak zhvillim për vendin.

Turizmi

Në Shqipëri gjendet çdo lloj turizmi, duke filluar nga ai detar, malor, kulturor etj. Për një shtet, turizmi nuk është vetëm çështje imazhi, por dhe çështje përfitimesh. Sipas të dhënave të INSTAT numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë vitit 2022 është 7.5 milionë, ndërsa për vitin 2023 pritet që ky numër të jetë edhe më i lartë deri në përfundim të sezonit turistik.  Por, kush është ai qytetarë do të vizitonte një vend që nuk është i sigurt? Askush që kërkon siguri për veten dhe familjen e tij. Çdo turist që nuk është i pasionuar për të vizituar vende të rrezikshme, gjëja e parë që bën është verifikimi nëse shteti ku po udhëton ofron siguri apo jo. Edhe pse letra nuk ka asnjë lloj efekti për ndryshime e raporteve Britani-Shqipëri, ajo e ka bërë dëmin e saj. Kjo për faktin se një turist mjafton të kërkojë në Google për Shqipërinë dhe para i shfaqet letra e organizatave, sigurisht që do të bëjë që vendin tonë ta shohë me rezerva. Ashtu si në rastin e investimeve edhe në turizëm, sa më pak turistë aq më pak të ardhura për biznesin shqiptar në këtë sektor dhe rrjedhimisht, më pak para në buxhetin e shtetit. Letra e 40 organizatave nuk duhet nënvlerësuar, por duhet parë me një kërcënim serioz për imazhin vendit dhe duhet të marrë përgjigje politike dhe ligjore.

Emigrantët

Letra e organizatave drejtuar autoriteteve britanike ka si pikë kryesore dhe çështjen e emigracionit, duke marrë shkasë dhe nga debatet politike për kalimin e qytetarëve shqiptarë ilegalisht drejt Britanisë. Por, shpallja e Shqipërisë si vend jo i sigurt do të kishte një efekt të kundërt nga ato që kërkojnë organizatat në letrën e tyre. Pasi kjo gjë do të lehtësonte të gjitha procedurat për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Britanisë. Rrjedhimisht lehtësimi i procedurave do të shtonte dhe numrin e azilkërkuesve nga Shqipëria. Pra, do të kishte një efekt “bumerang” lidhur me azilkërkuesit shqiptar në Britaninë e Madhe. Sigurisht që kjo gjë do të ndikonte negativisht për vendin tonë, pasi një nga sektorët që preket në mënyrë direkte është krahu i punës, duke patuar parasysh moshën mesatare të qytetarëve është rreth 35 vjeç.

Si përfituan organizatat nga klima politike britanike ndaj emigrantëve shqiptarë

40 organizatat jo pa qëllim kanë zgjedhur që kërkesën e tyre ta bëjnë në këtë moment. Ato kanë përfituar nga këndvështrimi jo i mirë e qeverisë britanike ndaj azilkërkuesve shqiptar. Kjo çështje është bërë problem dhe nga zyrtarë të lartë britanikë. Vitin e shkuar, Sekretarja e Punëve të Brendshme në Mbretërinë e Bashkuar, Suella Braverman i etiketoi shqiptarët që jetojnë në Londër si kriminelë. Deklarata e saj u pasua nga një tjetër zyrtar i lartë, i cili kishte qëndrim të ngjashëm. Ministri britanik i Emigracionit, Robert Jenrick tha para disa muajsh se policia britanike duhet të kapë shqiptarët dhe t’i kthejë ata në Shqipëri, madje duke i etiketuar si trafikantë droge. Për të ndaluar këto deklarata që vinin në lojë imazhin e shqiptarëve dhe Shqipërisë u desh një takim i kryeministrit Edi Rama në Londër me homologun e tij britanik Rishi Sunak në muajin mars.

Nisur nga kjo panoramë, shteti shqiptar duhet të jetë vigjilent për raste të tilla, pasi një letër, në dukje e parëndësishme, mund të kthehet në një kërcënim serioz për ekonominë dhe imazhin e vendit. Përgjigjja më e logjikshme ndaj 40 organizatave do të ishte padia civile, pasi është vënë në lojë imazhi i një shteti që po plotëson të gjitha kushtet dhe standardet e vendosura nga BE.

Postime të ngjashme
Lajmi i ditësSociété

Për engjëllin e vogël që ra në shtratin e vdekjes dhe nuk u zgjua dot më kurrë!

2 Min de lecture
Sot jam i mbushur si asnjëherë tjetër! Jam plot mërzi, keqardhje, pikëllim, zhgënjim dhe urrejtje, me veten dhe me gjithë ata që…
Société

Skandali/ Rrajat lehtësohen nga akuza, ekspertiza e fisit Maja 17 ditë pas dhunës 

3 Min de lecture
Në foton më poshtë janë pasojat e dhunës së ushtruar nga anëtarë të fisit Rraja, ndaj njërit prej anëtarëve të fisit Maja,…
Société

Nëse spitalet shtetërore do të funksionin, privati do të kishte falimentuar. E vetmja rrugë për ta, turizmi shëndetësor

4 Min de lecture
110 milionë euro shpenzuan shqiptarët në sistemin shëndetësor privat gjatë vitit 2022. Një shifër që tingëllon e panevojshme, po të kemi parasysh…

Laisser un commentaire