Société

PROTEZA DENTARE FALAS PËR 50.000 PENSIONISTË NË NEVOJË.

4 Min de lecture

Luftojmë evazionin, dhurojmë dinjitet dhe buzëqeshje!


A ka Shqipëria shërbime dentare falas dhe kush përfiton prej tyre? Është kjo pyetja që të vjen së brendshmi, kur shikon të dhënat publike të OBSH, që thonë se 33.3% e personave mbi 60 vjeç në Shqipëri i kanë humbur të gjitha dhëmbët.

Kjo do të thotë se këta njerëz, prindër apo gjyshër kanë humbur mundësinë e përtypjes dhe ushqyerjes normale duke u privuar nga një proces i rëndësishëm biologjik që do të ndikonte jo vetëm cilësinë e jetës së tyre, por edhe vetë jetëgjatësinë.

 Nga ana tjetër, si njeri që merret me sektorin dentar dhe që ka takuar me qindra pacientë që kanë humbur dhëmbët, e di shumë mirë se sa të disavantazhuar ndjehen në shoqëri këta persona. Të mos harrojmë se këta pensionistë që kanë kontribuar duke derdhur siguracione gjatë viteve të tyre të punës, sot nuk munden dot të marrin një shërbim minimalist dhe bazik për cilindo, nuk munden të kenë një buzëqeshje.  

Ndërsa kostot e trajtimit dentar në klinikat private janë relativisht të larta dhe jo të përballueshme për të gjitha target grupet, ajo që vihet re është se pavarësisht ekzistencës teorike të një shërbimi dentar falas, duket se ky i fundit për disa arsye nuk arrin të jetë efikas.

Teorikisht shërbimi falas ofrohet në institucionet shkollore, në 3 poliklinika dhe në Klinikën Stomatologjike, Universitare në Tiranë. Sa i takon urgjencës dentare 24 orëshe, ajo mungon.

Klinika Stomatologjike, Universitare që ka gjithsej 18 mjekë stomatologë,13 salla pune dhe një laborator ofron shërbim tërësisht falas vetëm për konsultat dentare. Shërbimet e tjera, si vendosja e dhëmbëve metal-porcelani, protezat, aparatet dentare për fëmijët, janë me pagesë. Gjithashtu, edhe ekzaminimet, si grafi, panoramex, janë me pagesë, por me tarifa më të ulëta se te klinikat private.

Nga ana tjetër edhe sipas artikujve të publikuar në media, pacientët ankohen për kohën e pritjes.

Vlen të theksohet gjithashtu, se tek qytetarët mungon informaioni se ku dhe si i përfitojnë këto shërbime.

Gjithashtu ligji shfaq disa problematika duke lënë ambiguitet dhe paqartësi për përfituesit e këtyre shërbimeve, ndërsa lipset që pikësëpari të kemi një ligj ku nga shërbimet dentare falas të përfitojnë të gjithë qytetarët dhe jo vetëm disa kategori sikurse specifikohet deri tani. Të gjithë qytetarët duhet të kenë të drejtën e marrjes falas të paktën për disa shërbime bazike, si:

-Higjiena dentare

-Kariesi

-Ekstraksionet

Njëkohësisht për grupmoshat e treta duhet të ofrohen protezat parciale ose totale të lëvizshme falas, duke i dhënë në këtë mënyrë mundësinë jetike të ushqyerjes, buzëqeshjen dhe dinjitetin.

Formula e përdorur deri tani është e marr nga Italia dhe vende të tjera në rajon, ku marrja e shërbimit kërkon kohë dhe zvarritje të gjata, duke rezultuar si formula të dështuara.

Nëse shërbimi dentar falas ka nisur të aplikohet në shkolla për moshat 0-18 vjeç si shërbim profilaktik dhe mjekues ajo që mund të bëhet është një alternativë që gjatë pasditeve në laboratotrët e shkollave t’u shërbehet falas të moshuarve.

Një tjetër formulë efikase do të ishte një marrëveshje e shtetit me privatin, për të lejuar pacientët të marrin shërbime të caktuara në klinikat private të cilat më pas rimbursohen nga shteti.

Formula mund të shtrihet edhe më tej në atë që do ta quaja një pakt social privat -shtet, që do të thotë se çdo klinikë përgjatë një muaji do të ketë detyrimin e trajtimit gratis të një numri të caktuar pacientësh, varësisht kapaciteteve që klinika ka.

Në momentin që i jepet licenca e aktivitetit, klinika duhet të firmosë edhe marrëveshjen për shërbimin gratis, si një detyrim social ndaj vendit dhe qytetarëve.

Duke ju rikthyer edhe një herë argumentit të personave mbi 60 vjeç dhe problemeve të tyre të identifikuara nga OBSH mendoj se për secilin prej tyre duhet dhe mundet të gjendet hapësira e protezave të lëvizshme falas.

Si mund të ndodhë kjo? Nëse ekziston vullneti, formula është e thjeshtë.

Po t’i referohemi shifrave, afërisht ku 13% e popullatës në vend është mbi 65 vjeç, po themi se në vendin tonë mund të llogariten sot rreth 150 mijë persona në këtë moshë, ku 1 në 3 prej tyre llogaritet të jenë pa dhëmbë, pra mesatarisht 80 mijë persona që do të kenë nevojë për proteza të lëvizshme.

Duke menduar të dyja harqet e gojës, sipër dhe poshtë me një çmim rreth 10 mijë lekë të reja do të thotë që për 80 mijë pacientë do të nevojiteshin afërisht 8 milion euro.

Ku mund të dalin këto para ?

Së pari mund të dalin përmes taksimit të klinikave dentare që punojnë me turizimin mjekësor dhe që teorikisht faturojnë nga 200 deri në 250 milionë euro dhe nuk i deklarojnë. Mund të dalin gjithashtu nga buxheti i shtetit dhe këtu mjafton të kujtojmë faktin, që vetëm nga tatimet, të ardhurat për dy muajt e parë të vitit 2024 u rritën me të paktën 5.6 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023.  Nëse arrihet të krijohet struktura e nevojshme dhe mekanizmi për ta promovuar atë, do të zgjidhnim përgjithmonë një shqetësim real të pensionistrëve të sotëm e do të parandalonim këtë problem edhe tek ata që do të vijnë pas tyre.

Le të mos harropjmë që ky hap përveçse do përmirësonte cilësinë e jetës për mijëra pensionistë, tek e fundit do të shtonte edhe disa vota më shumë për cdo parti politike.

Postime të ngjashme
Société

Sets 32 hours of work per week, Dritan Gremi: Standard that counteracts the flow of emigration

3 Min de lecture
Officially, as of today Gremi Clinic employees will work only 32 hours a week. This is the latest decision by Dritan Gremi,…

Laisser un commentaire

×
ActualitéLajmi i ditës

Gjykata godet biznesin e ndershëm në mbrojtje të “çibanëve” tatimorë.