Lajmi i ditës

Komunikimet e fshehta në SKY, a ka gati SPAK një listë të re me funksionarë dhe njerëz të rëndësishëm? Çfarë po pret që ta ekzekutojë?

3 Min de lecture

Kur në fillim të vitit 2021 policia belge dhe ajo hollandeze arritën të hyjnë brenda mesazheve të enkriptuaara të aplikacionit konfidencial SKY, ndoshta askush nuk e kishte menduar që 2 vite më pas, pasojat e “tërmetit” që nisi në perëndim do të ndjeheshin edhe në Shqipëri.

Operacioni që u shoqërua me mbylljen e aplikacionit, do t’i shtrinte efektet në disa prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, mes të cilave edhe Shqipëria, Serbia apo Mali i Zi.

Që Sky dhe Encrochat kishin shërbyer në fakt si kanale të sigurta të komunikimit të grupeve mafioze kjo nuk ishte gjë e re në publik, por gjetja brenda këtyre kanaleve e personazheve me influencë nga politika, biznesi apo drejtësia, sigurisht do të rezultonte tronditëse për secilin nga vendet, që në fakt bazuar në informacionet e ardhura nga bisedat e zbardhura të SKY do të kryenin arrestime apo ndjekje penale për funksionarë të lartë. Kujtojmë këtu ish- kryebashkiakun e Budvës, ish-drejtuesen e Gjykatës Supreme  në Malin e Zi, apo zëvendës drejtuesen e Prokurorisë në Bosnjë.

Ndërkohë edhe pse nga të dhënat e deritanishme rezulton që gjuha e dytë më e përdorur në këtë platformë pas anglishtes është shqipja, efektet e zbardhjes dhe dekriptimit të mesazheve të policisë belge, holandeze dhe franceze në Shqipëri do të vinin vetëm në verën e këtij viti.

14 urdhër- arreste të bazuara në informacionet e zbardhura të Sky dhe ECC do të çonin pas hekurave emra që në dukje nuk kishin asnjë lidhje me njëri-tjetrin, por që në botën e tyre të nëndheshme operonin për të njëjtin qëllim. Investitori strategjik Pëllumb Gjoka, i cili dyshohet për vrasje me paramendim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ish-shefi i Forcave Operacionale Oltion Bistri, i cili dyshohet për shpërdorim detyre dhe zbulim të akteve sekrete; kryeprokurori i Kukësit, Xhevahir Lita ishin pa dyshim maja në ajsbergun e thellë të përgjimeve që autoritetet mendohet se kanë në dorë.

U duk se tashmë kutia e së keqes u hap dhe prej saj do të merrnim vesh gjithçka.

Ndërsa SKY ECC numëronte rreth 171 mijë përdorues, të dhënat thonë se rreth 10% e tyre, pra gati 17 mijë janë shqipfolës. Megjithatë deri në këto momente, SPAK si autoriteti më i lartë i akuzës ndaj krimit të organizuar, ka nxjerrë vetëm 14 fletë arreste.

Çfarë po ndodh me të tjerët? Cilët janë përdoruesit e këtij aplikacioni, si kanë vepruar ata në Shqipëri dhe cilat kanë qenë lidhjet mes tyre?

Mbetet ende engimë, që sa vjen e bëhet edhe më e thellë, teksa në media vërshuan lajmet dhe deklaratat.

Sipas gazetarit Artan Hoxha (çuditërisht rezulton gjithashtu përdorues i SKYEÇ), i thirrur edhe nga autoritetet belge lidhur me hetimet për këtë platformë, përdorues të saj kanë qenë ndër të tjera edhe politikanë, ministra dhe drejtues institucionesh. Por në fakt nuk mungojnë zërat se mes tyre ka patur gjithashtu edhe të tjerë zyrtarë të lartë policie apo edhe gazetarë.

Pyetja është e thjeshtë: Përse një gazetar, një drejtues i policisë së shtetit apo një politikan duhet të përdorë një paltformë komunikimi në të cilën dihet botërisht që operojnë grupet kriminale? Cila është arysyeja që ai duhet të paguajë një kosto prej gati 2 mijë eurosh çdo muaj, për t’i siguruar vetes një komunikim të tillë? Cilët janë burimet e të ardhurave për të përballuar shpenzime të tilla marramëndese, kur pagat e tyre nuk i superojnë 1200 euro në muaj?

E përveç kësaj edhe pse duket sikur SKY do të trondiste vendin, përse SPAK është ende në heshtje?

Ajo çka duket se e vështirëson situatën lidhet me faktin që pavarësisht zbardhjes së mesazheve, secili prej përdoruesve funksionon me një kod të fshehtë, të cilin sigurisht e ndan me personat që hyn në komunikim. Si mund të zbulohen kodet?

Është ende e paqartë se si janë identifikuar të arrestuarit e deritanishëm, por duket se mundësitë janë disa. Së pari përmes kontekstit apo referimit që palët i bëjnë njëri-tjetrit. Së dyti përmes të penduarve të drejtësisë, mes të cilëve edhe Nuredin Dumani, që rezulton përdorues i platformës.

Ndërkohë pak ditë më parë gazetari Artan Hoxha deklaroi se në polici janë dorëzuar nga familjarët, telefonat e një personi të zhdukur bashkë me kodet e SKY. Kjo deklaratë e ka bërë edhe më të nxehtë pritjen, ndërkohë që sytë janë kthyer nga SPAK. Çfarë ka institucioni i akuzës në dosjen që lidhet me Sky? A kanë arritur ata të identifikojnë vërtet personazhe të politikës, biznesit, medias, drejtësisë dhe Policisë së Shtetit? A janë këta persona të përfshirë në komunikime kompromentuese, problematike dhe të lidhura drejtpërdrejtë me eksponentë të krimit?

A është SPAK i gatshëm të dërgojë të tjera fletëarreste dhe e kujt do të jetë rradha? Por nëse SPAK i ka të gjitha këto, përse vazhdon të presë? Përse duhet të  durojmë vemje të tilla në krye të organeve të Policisë së Shtetit, politikës apo mediave,  duke i paguar dhe rrogat?

SPAK, s’mund të presim përjetë. Ne nuk jemi shqiponja!

Postime të ngjashme
ActualitéLajmi i ditës

Mediat franceze shkruajnë sërish për Gremi Clinic. Historia e Natalisë, që gjeti buzëqeshjen e jetës

2 Min de lecture
Nje tjetër gazetë franceze i referohet Gremi Clinic për kura dentare cilësore në Shqipëri. Është fjala për Charente Libre, një gazetë e…
ActualitéLajmi i ditës

Gjykata godet biznesin e ndershëm në mbrojtje të “çibanëve” tatimorë.

7 Min de lecture
Gremi: do luftoj edhe për ata që kanë frikë t’i rebelohen këtij sistemi të korruptuar Si njeriu që gjithmonë kam besuar tek…
Lajmi i ditës

Oh sa mirë me qenë shqiptar, oh sa mirë me qenë gjithë bashkë, ohej ohej!

2 Min de lecture
Një ndeshje futbolli çuditërisht dhe fatkeqësisht na bën bashkë më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Na bën të dashur me…

Laisser un commentaire

×
Politique

Kontradiktat e dosjes së sterilizimit