Tourisme

Turizmi mjekësor, modeli që garanton suksesin e sistemit shëndetësor në Shqipëri

5 Min de lecture
turizmi mjekesor-min
slider
slider2
slider3

Sytë nga mjekët. Ata që ikën dhe ata që na mbetën e që na duhet t’i mbajmë fort.
Duket se beteja për mjekësinë e së ardhmes është kthyer në temën e ditës, jo vetëm në shqoqëri, por edhe në politikën tonë. E duket se në fakt, kusuret për situatën ku gjendemi sot, janë pikërisht të saj.

Optikë e gabuar, mungesë vizioni, keqmenaxhim. Dhe ja ku gjendemi befas përpara një realiteti të hidhur. Me shërbim mjekësor të cenuar, me një sistem shtetëror të drobitur përpara urisë së pamëshirshme të privatit, me mjekë që paguhen keq e që marrin rrugën drejt Gjermanisë dhe me alarmin që nesër, kur të kalojnë edhe ca vite e të kemi shkuar mbi të gjashtëdhjetat nuk do ketë kush të na vizitojë e të na bëjë gjilpërat.

Sigurisht politikat e gabuara të shtetit janë shkaku i kësaj situate e natyrisht janë po ato që kanë në dorë zgjidhjen.
Situata me mjekët dhe shërbimin mjekësor në vend mundet dhe ka të gjitha kapacitetet të përmirësohet, nëse në këtë rrugë ecet me dëshirën dhe vizionin për ta përmirësuar.

Sigurisht në një ekonomi tregu, është tregu ai që do të përcaktojë edhe kushtet e zhvillimit. Deri më sot, na ka munguar aftësia për të matur pulsin e tregut, për të kuptuar dhe vepruar me shpejtësi sipas dinamikave të tij, brenda apo edhe jashtë vendit qoftë.

 Mjafton një shembull për të përforcuar rregullin.

Vetëm pak vite më parë sektori dentar në vend ishte në një kaos jetik. Para 5 vitesh në Tiranë  kishte rreth 1 dentist për 600 banorë, ndërsa Roma kishte 1 dentist për 1800 banorë, pra Tirana kishte 3 herë më shumë se Roma.

Të paorientuar nga tregu i punës, por të nxitur nga prindërit për një profesion që dukej i mirëpaguar shumë të rinj i ishin drejtuar studimeve për stomatologji, ndërkohë që kjo degë përveç kuotave në universitetin shtetëror u hap edhe në universitetet private.

Pa asnjë kriter të rinjtë u diplomuan në këto shkolla, duke krijuar një tejmbushje të tregut, që për fat të keq nuk ofronte fronte pune për të gjithë. Në këto kushtet dentistët u detyruan të punësohen jo vetëm më rroga të ulëta, por të bëjnë në klinikat dentare ku u punësuan edhe detyrën e sanitarit. Kjo edhe për faktin, që ndryshe nga mjekët ata nuk e kishin “luksin” e largimit drejt Gjermanisë apo vendeve të tjera të BE, sepse në këto vende nuk mund të punonin me diplomën shqiptare dhe kryerja e fakultetit sërish ishte thuajse e pamundur, duke qenë se stomatologjia në këto vende është një degë me lista të mbyllura që nuk u lejonte mundësinë e hyrjes në universitet.

Nga ana tjetër në Shqipëri, pa asnjë plan dhe perspektivë, stomatologjia i hapi listat duke krijuar një tejmbushje të tregut me stomatologë. Por pikërisht atëherë kur dukej se stomatologët po mbyteshin, zgjidhja erdhi në një tjetër mënyrë. Atë që duhej ta bënte shteti, e zgjidhi privati. Me nisjen e klinikave të para të turizimit mjekësor,  ndryshoi edhe situata e dentistëve, laborantëve dentarë dhe gjithë stafit të nevojshëm për këtë sektor.  
Pra zgjidhja dhe shpëtimi i të rinjve të diplomuar erdhi nga zhvillimi i turizmit mjekësor.

Sot që flasim është gjithmonë e më e vështirë të gjesh një mjek stomatolog dhe nga 20 CV  në ditë që aplikonin 5 vite më parë, sot aplikojnë vetëm 2 në javë. Institucionet arsimore në vend duhet të kuptojnë se është ky momenti kur duhet të prodhojnë më shumë dentistë, më shumë asistentë dentarë, më shumë laborantë për të mos krijuar më tej vakumin për të ardhmen. Është koha që të veprohet me kuaotat e studimit në universitet varësisht nevojave që kërkon tregu e mbi të gjitha duke parë  të ardhmen. Dhe sot tregu ka nevojë për punonjës të sektorit dentar, ndaj të rinjtë duhet të stimulohen e të shtohen kuotat për t’u drejtuar aty.

Kthehemi tek mjekët. Jemi sërish në mungesë. Por ndryshe nga dentistët që mungojnë për të cilët tashmë  ka punë ku mund të paguhen mirë, mjekët po ikin. Sepse ata ndjehen të pavlerësuar, të papaguar si në sektorin privat ashtu edhe në shtet.

Cila do të ishte zgjidhja?

Së pari, shteti forcon shërbimet e tij, duke ofruar atë që kishte premtuar: Mjekësinë falas. Me paratë e konçensioneve dhe paratë e paguara tek privati, përmirësohet shërbimi në spitalet shtetërore e sigurisht edhe pagat e mjekëve.
Nga ana tjetër mundësohet “legalizimi” i mitmarrjes. Paratë që qytetarët jepnin “nen dorë” tashmë reduktohen në një vlerë të legalizuar, faturohen dhe të deklaruara shkojnë sërish në xhepin e mjekut.

Çfarë ndodh me privatin?

Ashtu si dentistët edhe spitalet private duhet të hedhin sytë tek turizimi mjekësor. Të specializohen për kirurgjitë estetike apo mbjelljen e flokëve, shërbime që kanë një kërkesë në rritje për t’u kryer edhe nga të huajt.

Fatkeqësisht edhe këtu kemi dështuar të shohim të tashmen e të lexojmë të ardhmen. Edhe pse kemi kërkesa në rritje në këto shërbime, ne nuk kemi mjekë, infemierë dhe staf të specializuar për t’I kryer ato. Universiteti i mjekësisë ende nuk ka një degë apo specializim për mbjelljen e flokëve e po ashtu specializimet për trajtime estetike kryhen jashtë. Mjekët që mbjellin flokë vijnë nga Turqia, ndërsa ata që heqin dhjamin e barkut apo operojnë vithet vijnë nga Italia. Ndërkohë vajza e gra të reja nxjerrin sytë në fasoneri dhe punë të tjera të rëndomta, të keqpaguara e në kushte të vështira, thjesht dhe vetëm se nuk arrijmë të  kuptojmë dhe orientojmë nevojat largpamëse të tregut.

Nga ana tjetër ka gjithashtu një strategji që mund të ndiqet për t’I ardhur në ndihmë të njëjtit argument dhe që është ndërtimi i spitaleve në zona turustike, në vende të bukura, që japin mundësinë e një dimensioni 360 gradë të turizmit mjekësor, ku Durrësi apo Vlora do të ishin lokacione të përshtatshme edhe për lehtësirat që ofrojnë me infrastrukturën rrugore, ajrore dhe detare. Nga ana tjetër, vende të Lindjes së Mesme apo Arabisë Saudite mund të jenë gjithashtu klientë potencialë të spitaleve private edhe në shërbime të tjera të përgjithshme si okulistika, kardiologjia, ortopedia, etj, të dominuara deri më tani nga Tuqia.

Por për të arritur aty ku duam, duhet sigurisht edhe rregullat e lojës. Të hiqet dorë nga formulat low cost, të luftohet informaliteti, të rritet cilësia, të faturohet e të kontrollohet çdo shërbim, për të nxitur turizimin mjekësor elitar e cilësor, ku të huajt të mos vijnë vetëm për çmime të lira.

Bindja ime e fortë është se Shqipëria ka një potencial të të ardhurave vjetore nga turizmi mjekesor nga 200 deri në 500 milionë euro. I takon shtetit dhe të gjithëve ne, me zgjuarsi, guxim dhe politika largpamëse të “vizatojmë” të ardhmen tonë të përbashkët!

Postime të ngjashme
Tourisme

ITB BERLIN, porta ku duhet të shkrihen kufijtë Shqipëri - Kosovë

3 Min de lecture
Shqipëria do të ketë këtë vit vëndin e nderit në ITB, panairin më të madh të turizmit në botë, që mbahet në…
ActualitéTourisme

Together with Ukraine for Memory Tourism… 'War Pandemic,' a Real Threat for Tourism

1 Min de lecture
“Together with Ukraine for the Memory Tourism… “War Pandemic”, a real threat for tourism”.Ka qenë ky titulli i eventit të mbajtur në…
Dritan GremiTourisme

Imazhi i ri i Shqipërisë motivi kryesor i boom-it turistik!

5 Min de lecture
Nga Dritan Gremi Duket se autoritetet më në fund kuptuan rëndësinë e madhe që ka imazhi i mirë i vendit. Mbi të…

Laisser un commentaire

×
Dritan GremiTourisme

Kush po e shkatërron turizmin dentar?