Actualité

VETING PËR GJITHË GAZETARËT, ANALISTËT DHE DREJTUESIT E MEDIAVE!

2 Min de lecture

Bisedat e zbardhura të Sky ECC dhe Encrochat nxorën së fundi publikisht lidhjet e shumëdiskutuara të botës së krimit me politikën e fatkeqësisht edhe me median.
Këta “influencera” mediatikë duket se në fakt, për vite të tëra, në vend që të na “iluminonin” e kanë përdorur hapësirën televizive publike për të manipuluar. Dhe çfarë është më e rënda, për të manipuluar për llogari të bandave dhe grupeve kriminale.
Dy gazetarë nën akuzë dhe nën masë sigurie. A është ky vetëm fillimi? Në fakt mbetet për t’u parë se çfarë ka më tej dosja në duart e SPAK-ut, ndërkohë që nuk dimë se çfarë do të nxjerrë Matrix, një tjetër aplikacion i zbërthyer së fundi. Në këtë situatë del emergjente kërkesa edhe për një vetting në radhët e gazetarëve dhe drejtuesve të mediave.
Kush i ka mbështetur bandat? A kanë punuar dhe disinformuar gazetarët në favor të tyre? Çfarë të ardhurash kanë siguruar nga paratë e krimit dhe a është e drejtë që gazetarë të tillë të vijojnë të jenë pjesë e medias dhe të vazhdojnë të marrin hapësirë mediatike?
Janë të gjitha këto pyetje që kërkojnë përgjigje dhe që mundet ta marrin një të tillë, përmes vettingut të gazetarëve.
Eshtë momenti më i mirë për t’u vetëpastruar, sepse askush nuk ka më kohë për të humbur. Kush është i përlyer të ikë dhe t’u hap vend të rinjve të papërlyer. E nëse kjo nuk ndodh, atëherë bashkëfajtorë në këtë “lavazh truri” që po i bëhet audiencës do të jenë sa gazetarët e përlyer po aq edhe ata që u japin atyre hapësirë mediatike.
Le të nisin gazetarët dhe çdo analist debatesh me një vetëpastrim, përmes një formulari të thjeshtë vetëdeklarimi, qoftë ky si detyrim ligjor apo edhe moral, para se të hyjnë në një studio televizive.
Çfarë do të përmbajë ky formular? Pyetje të thjeshta si më poshtë:
1- A kanë qene përdorues të SKY ECC ENCROCHAT, dhe së fundmi MATRIX?
2- A kanë patur lidhje dhe a janë paguar nga grupe kriminale apo elementë të botës së errët të krimit?
3- A janë paguar për shkrime apo kronika televizive nga politikanë, biznesmenë dhe grupe interesi për të goditur konkurentët e tyre?
4- A kanë vene GJOBA bizneseve dhe individëve të ndryshëm për llogari të tyre, punëdhënësve, apo të tretëve, duke shfrytëzuar pushtetin mediatik dhe fuqinë që ky pushtet i jep?
5- A kanë GJOBITUR individë, biznese, politikanë, punonjës të administratës e sistemit të drejtësisë, në këmbim të mospublikimit në media të gjetjeve investigative?
Media është e përlyer po aq sa politika, administrata publike dhe grupet kriminale, ndaj e përsëris: 𝐕𝐄𝐓𝐈𝐍𝐆 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐓𝐄𝐑𝐄!

Postime të ngjashme
ActualitéLajmi i ditës

Mediat franceze shkruajnë sërish për Gremi Clinic. Historia e Natalisë, që gjeti buzëqeshjen e jetës

2 Min de lecture
Nje tjetër gazetë franceze i referohet Gremi Clinic për kura dentare cilësore në Shqipëri. Është fjala për Charente Libre, një gazetë e…
Actualité

Nga AFP tek Le Figaro, Gremi Clinic në faqet e mediave të rëndësishme franceze, Dritan Gremi: Preferoj të flas për turizmin e lumturisë 

4 Min de lecture
Agjencia prestigjioze e lajmeve franceze AFP, më e madhja në botë, i ka kushtuar së fundi një material turizmit shëndetësor në Shqipëri,…
Actualité

Revista franceze për Linda Ramën: Ka fuqinë të bindë

6 Min de lecture
Revista franceze “Soon” ka publikuar së fundi një intervistë me bashkëshorten e kryeministrit, Linda Rama. Është gazetari Mário de Castro, i cili…

Laisser un commentaire

×
Lajmi i ditës

Komunikimet e fshehta në SKY, a ka gati SPAK një listë të re me funksionarë dhe njerëz të rëndësishëm? Çfarë po pret që ta ekzekutojë?