Aktualitet

Një reality show për komunizmin në Sazan, ideja e Dritan Gremit në faqet e “Forbes”

9 Min lexim

Një reality show mbi turizmin e kujtesës në Shqipëri. Është kjo ideja origjinale e sipërmarrësit Dritan Gremi që për herë të parë është bërë publike në edicionin francez të Forbes.

Një format që është vendosur në ishullin e Sazanit dhe që përmes reality show synon të vendosë në një mjedis të kohës komuniste protagonistët e tij, që nuk do të jenë vetëm shqiptarë por nga e gjithë bota. Qëllimi? Të ndërgjegjësojë të rinjtë për pasojat e sistemeve diktatoriale, por njëkohësisht të jetë si një mesazh për botën e sotme që të përmirësohet e të dalë nga rreziku i luftës për të cilin Gremi thotë se është prezent.

Dritan Gremi, sipërmarrësi shqiptar që dëshiron ta kthejë turizmin e kujtesës në një reality show me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve

Nga turizmi mjekësor në industrinë e argëtimit, sipërmarrësi shqiptar Dritan Gremi dëshiron të hapë një epokë të re në botën e reality show. Koncepti i tij lë është larg vilave buzë detit në Miami dhe filmave Bimbos tashmë të njohur, por rikthen kazermat dhe bunkerët e trashëguar nga epoka komuniste. Qëllimi ? Rritja e ndërgjegjësimit të brezit të ri për turizmin e kujtesës dhe marrja e përgjegjsive nga ana e tyre. Takimi me një njeri që gjithçka e ka realizuar vetë, ngre shqetësimin e një epoke që po humbet drejtimin e saj.

Jeni duke ndërtuar të parin reality show bazuar në “turizmin e kujtesës komunist” në vendin tuaj, cilat janë objektivat tuaja? Konkretisht, si do të funksionojë ky emision?

Dritan Gremi:Te kujtosh, për të mos harruar kurrë. Objektivi kryesor është ndërgjegjësimi i brezave të rinj për historinë tonë, përballë tundimit ekstremist që po e shohim pothuajse kudo në kontinent dhe më gjerë. Shqipëria kishte një nga sistemet komuniste më të pamëshirshme në Evropën Lindore dhe vendi konsiderohet sot si një muze i hapur. Koncepti i projektit është finalizuar, ne kemi identifikuar disa vende të përshtatshme për këtë format dhe një opsion është ishulli i Sazanit. Një vend që dikur ishte një bazë ushtarake, ku hyrja ishte e ndaluar. Ishulli ka mbetur i paprekur dhe ne mund të gjejmë ende vendbanimet e vjetra të ushtarakëve, kazermat dhe gjurmët e kësaj periudhe.

I ngjashem me Koh Lanta ose Isola dei Famosi, por me një frymë krejtësisht tjetër, emisioni ynë do t’i çojë kandidatët në një epokë tjetër ku ata do të jenë protagonistë. Shikuesit do të zbulojne nga afër se çfarë do të thotë realisht të jetosh nën sundimin diktatorial, pasi komunizmi shpesh është idealizuar në menyrë të gabuar.

Kandidatët do të jetojnë në shtëpi me mobilim modest, pothuajse identike, ku mungojnë pajisjet thelbësore si frigoriferë, lavatriçe apo dushe. Shtëpitë e zbrazëta ku ushqimi blihet me tallona, shoqëruar nga radhët e gjata qysh në 5 të mëngjesit për të blerë 1 litër qumësht, që shpesh kur radha jote arrinte, kishte përfunduar.

Në këtë panoramë bëjnë pjesë edhe antenat e fshehura për të ndjekur kanalet televizive italiane ku nëse dikush zbulohej ose dyshohej për spiunazh, do të shkonte në burg.

Bunkerët që fshihen si kërpudhat në çdo lagje dhe që shënjojnë jetën e përditshme të qytetarëve me sirenat dhe stërvitjete ushtarake në përgatitje për t’u mbrojtur kundër një armiku imagjinar. Pa harruar mekanizmin e sigurimit të shtetit në kërkim të fjalës më të vogël – të hapur apo të nënkuptuar – I gatshëm për të gjykuar gjithçka që vinte në kundërshtim me ideologjinë e kohes . Si do t’i përshtaten pjesëmarrësit këtij regjimi autoritar? A do të jenë në gjendje t’i “mbijetojnë” kushteve, mjedisit dhe gjithçkaje tjetër? Nuk do të ketë kufij gjeografikë për të marrë pjesë në këtë reality show, një francez, një kanadez apo një turk do të mund të aplikojë pa kufizim.  

Duke u përballur me kandidatë nga të gjitha vendet me kushte të vështira jetese të ngjashme me kohën e komunizmit, çfarë debatesh doni të nxisni?

Së pari, për të treguar se bota në të cilën jetojmë dhe kushtet në të cilat jemi nuk janë aq të tmerrshme ashtu si ne I perceptojme shpesh. Së dyti, ne synojmë t’i tregojmë të rinjve për realitetin dhe përvojën e të parëve tanë, duke theksuar nevojën për të mbrojtur me çdo kusht botën në të cilën jetojmë, ndërkohë që rreziku eshte afër dhe mund të arrijë pa paralajmërim në kufijtë tanë, në ekzistencën tonë paqësore. Ne të gjithë duhet të kontribuojmë për paqen, duke siguruar që luftërat ose diktatorët të mos kërcënojnë jetët për të cilat kemi punuar shumë për t ‘i ndërtuar. Është e domosdoshme të ruash paqen, t’i rezistosh totalitarizmit dhe të luftosh të gjitha format e diktaturës.

Kjo qasje mund të jetë e zbatueshme jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende si Gjermania, Italia apo Franca, në përgjigje të disa lëvizjeve ekstreme apo personazheve që po idealizohen. Teatrot e luftës po perhapen gjithandej, në Ukrainë, në Lindjen e Mesme… Ndihet një ere baruti.

A mund të flasim për përgjegjësitë e shumë mediave të cilat i paraqesin shikuesve programe të përqendruara ne kultin e pamjes së jashtme dhe materializmit?

 Në të vërtetë, televizioni ka prishur ekuilibrin në edukimin e vlerave dhe ngritur stereotipe te cilat ushqejne dhe programojnë negativisht trurin e çdo individi. Vitet e fundit kemi parë promovimin dhe ardhjen e reality show-ve si Big Brother, The Bachelor, The Real Houseëives, Secret Story…në kanale dhe  formate të cilat vetëm e kanë deformuar realitetin. Ata krijojnë një botë të rreme, duke inkurajuar publikun të ëndërrojë për stile jetese të paarritshme dhe sipërfaqësore. Si rezultat, njerëzit humbasin motivimin e tyre për të punuar ose zhvilluar, dhe në vend të kësaj aspirojnë të imitojnë personazhet që grumbullojnë pasuri duke iu përshtatur rregullave të përcaktuara nga një lojë.

Pra, e nevojshme është të investoni energjitë për të arritur qëllimet tuaja dhe për të materializuar ëndrrat tuaja; zhvillimi personal, profesional dhe shoqëror është brenda mundësive të të gjithëve. Unë jam produkt i pastër i tij!

A luajnë rol përkeqësues rrjetet sociale në kërkim të një jete më të lehte ?   

Nga televizionet në botën dixhitale, nga personalitetet e ekraneve të vogla te blogerët, ky fenomen sapo është përhapur në platforma të tjera. Mediat sociale nuk janë asgjë më pak se një mekanizëm që përhap dhe shperndan në mënyrë virale ide, koncepte ose tendenca. Gjithçka varet nga ajo që promovojmë dhe modelet që zgjedhim të imitojmë. Për ta kthyer këtë prirje ose për ta drejtuar atë në favor të vlerave fisnike, duhet të ketë një pakt shoqëror për të kuptuar dhe përcaktuar kolektivisht parimet që duhet të mbrojmë dhe drejtimin që dëshirojmë të ndjekim për të formësuar shoqërinë tonë.

Boomers” kundër “të lindurve dixhitalë”, a janë bërë këto dy botë paralele?

Hendeku i brezave ka qenë gjithmonë i pranishëm dhe marrëdhëniet prind-fëmijë kanë evoluar vazhdimisht edhe për shkak të përparimit të çdo epoke. Çdo periudhë sjell ndryshimet e veta, me të rinjtë që shpesh i adoptojnë ato më lehtë, ndërsa gjeneratat e vjetra priren të mbajnë një qëndrim më konservator. Megjithatë, nuk besoj se kjo është një arsye për të folur për dy botë paralele.

 Me konceptin e emisionit tuaj, do të prekni historinë dhe trashëgiminë e vendit tuaj e ndoshta të hapni disa plagë; a keni mbështetjen e autoriteteve politike shqiptare?

Nuk besoj se disa plagë shërohen thjesht duke i injoruar ose duke mos folur për to. Përkundrazi, përballja me këto probleme mund të na ndihmojë shumë të ecim përpara; përndryshe, rreziku i përsëritjes së së shkuarës dhe regresit do të ishte real. Është pikërisht për këtë arsye që turizmi i kujtesës përmbush një objektiv thelbësor: te njohësh dhe te kujtosh, për të mos harruar, duke siguruar që historia të mos përsëritet. Mundësia jonë e madhe qëndron në faktin se sot jetojmë në një botë të lirë, ku kemi lirinë të krijojmë, të veprojmë dhe të ndjekim iniciativat që dëshirojmë.

Vlen gjithashtu të theksohet se në fund të fundit, asnjë ndryshim nuk ka ardhur ndonjëherë vetëm nga shtetet, por, përkundrazi, shpesh ka filluar me individë ose grupe të veçanta njerëzish, të cilët më pas mbështeteshin nga shtetet dhe institucionet…

Kanalet televizive gjermane, italiane dhe zvicerane kanë treguar interes për këtë program të ri. A jeni në kontakt me transmetuesit francezë?

Vizioni im është të krijoj një format unik të përshtatur me specifikat e çdo vendi, duke kulmuar në një sezon të veçantë ku do të takohen përfaqësues nga shtete të ndryshme. Ajo që është vërtet e jashtëzakonshme është shkrirja e kulturave dhe kombësive në një koncept koheziv. Siç u përmend më parë, ky projekt i kapërcen kufijtë e Shqipërisë, pasi shumë vende në mbarë botën kanë një histori të pasur që pret për t’u ndare me te gjithe. Një format që bashkon pjesëmarrësit në kujtim të kontekstit individual historik, padyshim që do të nxisë ndërgjegjësimin dhe angazhimin në shkallë globale.

Bota jonë shtrihet përtej mjedisit tonë të afërt që është Evropa, prej kohësh epiqendra e botës. Sot, shtëpia jonë e përbashkët përfshin të gjithë planetin dhe aspirata jonë është që paqja të mbretërojë kudo. Ne kete prizem, sigurisht që do të isha i interesuar të diskutoja me producentët dhe transmetuesit e mundshëm francezë.

Për më tepër, Ishulli i Sazanit është në interes të Jared Kushner, dhëndër i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për projekte të tjera të pasurive të paluajtshme.

Ju jeni një sipërmarrës i veçante që kujdeseni sa për mirëqenien e punonjësve tuaj dhe te klientëve tuaj. Ju e keni  vene ne zbatim javën 32-orëshe pa ndikuar negativisht në biznesin tuaj…Si mund ta beni bashke performancën me cilësinë e jetës në punë?

Aktualisht në klinikën Gremi punojmë 32 orë dhe kemi dy ditë e gjysmë pushim në javë, që është një rekord në Evropë. Në këtë pikë kaluam Holandën, e cila ishte kampione e Europës me 32.4 orë punë në javë. Besoj gjithashtu se lumturia është ngjitëse, ajo përhapet dhe transmetohet mes njerëzve. Kështu, punonjësit e lumtur do t’i bëjnë të tjerët të lumtur. Individët e pakënaqur nuk mund të krijojnë një rreth të virtytshëm rreth tyre. Besoj se misioni i çdo sipërmarrësi është të krijojë vende pune dhe pasuri ndërsa politikat publike garantojnë siguri, stabilitet dhe kontribuojnë në cilësinë e jetës.

Në përputhje me këtë filozofi, qëllimi im është të kaloj në një orar prej tre ditësh pushim në javë dhe vetëm katër ditë punë. Kjo do të jetë padyshim sfida jonë më e madhe në vitet në vijim. Për më tepër, në mars të këtij viti u kthyem në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “ITB Berlin”, më pas në “Salon Mondial du Tourisme” në Paris, duke prezantuar një risi absolute: “Turizmi I lumturise ”.

Gjithmonë kam thënë që të jesh sipërmarrës shoqerohet me përgjegjësi sociale. Unë e  kuptoj se njerëzit nuk janë më të predispozuar për të punuar me orë të gjata. Ata janë në kërkim të një ekuilibri më të mirë të jetës. Nga ky bilanc, produktiviteti vetëm mund të rritet, pasi në fund të fundit një punonjës i lumtur dhe i përmbushur do të perkushtohet më shumë. Pra, po, ne po shkojmë drejt një epoke lumturie dhe besoj se kjo do të jetë sfida e ardhshme për kompanitë: aftësia e tyre për të siguruar zhvillimin e punonjësve të tyre. Sipërmarrësit dhe drejtuesit e tjerë të lartë duhet të kuptojnë se kjo është sfida e së ardhmes.

Nga ana tjetër, vendi ynë, Shqipëria, po përjeton një eksod masiv të të rinjve dhe punëtorëve që po largohen nga vendi dhe emigrojnë kryesisht në BE dhe SHBA. Nëse ka një mënyrë për të mbajtur të rinjtë në vend dhe për të ngadalësuar emigracionin, është duke përmirësuar trajtimin e tyre, jo vetëm për sa i përket pagave, por edhe kushteve te punës.

Të gjithë do të gjykohemi një ditë dhe do të kujtohemi jo për pasurinë që kemi grumbulluar dhe lënë mënjanë, por për atë që kemi ndërtuar dhe lënë pas.

https://www.forbes.fr/lifestyle/dritan-gremi-lentrepreneur-albanais-qui-veut-faire-du-tourisme-memoriel-une-telerealite-pour-responsabiliser-les-citoyens

Postime të ngjashme
Aktualitet

VETING PËR GJITHË GAZETARËT, ANALISTËT DHE DREJTUESIT E MEDIAVE!

2 Min lexim
Bisedat e zbardhura të Sky ECC dhe Encrochat nxorën së fundi publikisht lidhjet e shumëdiskutuara të botës së krimit me politikën e…
AktualitetLajmi i ditës

Mediat franceze shkruajnë sërish për Gremi Clinic. Historia e Natalisë, që gjeti buzëqeshjen e jetës

2 Min lexim
Nje tjetër gazetë franceze i referohet Gremi Clinic për kura dentare cilësore në Shqipëri. Është fjala për Charente Libre, një gazetë e…
Aktualitet

Nga AFP tek Le Figaro, Gremi Clinic në faqet e mediave të rëndësishme franceze, Dritan Gremi: Preferoj të flas për turizmin e lumturisë 

4 Min lexim
Agjencia prestigjioze e lajmeve franceze AFP, më e madhja në botë, i ka kushtuar së fundi një material turizmit shëndetësor në Shqipëri,…

Lascia un commento

×
AktualitetTurizëm

Together with Ukraine for Memory Tourism… 'War Pandemic,' a Real Threat for Tourism