AktualitetLajmi i ditës

Mediat franceze shkruajnë sërish për Gremi Clinic. Historia e Natalisë, që gjeti buzëqeshjen e jetës

2 Min lexim

Nje tjetër gazetë franceze i referohet Gremi Clinic për kura dentare cilësore në Shqipëri.

Është fjala për Charente Libre, një gazetë e njohur franzeze, në versionin e saj print dhe online, që përmes historisë së një zonje nga zona e famshme e Cognac, sjell në fakt një histori suksesi në trajtimin dentar me cilësi dhe çmime konkuruese. Ndërsa kishte humbur çdo shpresë dhe në Francë nuk ja doli, Nathali zbulon Gremi Clinic dhe Shqipërinë.

Artikulli dhe video shoqëruese:

Nathalie Gangloff jeton në Cognac. Shtatorin e kaluar asaj iu vendosën 12 implante dentare në Shqipëri, në Tiranë. Tre herë më lirë se në Francë.

Në faqen e saj në Facebook, Nathalie Gangloff tregon me krenari buzëqeshjen e saj. Ose më mirë buzëqeshjen e saj të re që prej shtatorit dhe një udhëtim në Tiranë. Ashtu si gjithmonë e më shumë francezë dhe europianë, edhe kjo grua 48-vjeçare zgjodhi këtë vend ballkanik për një operacion të rëndësishëm dentar, përkatësisht vendosjen e implanteve.

Deshmia ne video:

Hungari, Tunizi, Shqipëri, Dubai. Çdo vit e më shumë se 10.000 francezë shkojnë jashtë vendit për trajtime estike . Krenare për buzëqeshjen e saj Nathalie Gangloff  48 vjeçe me origjinë nga Cognac, animatore ne EPAD, zgjodhi Shqipërinë per trajtim e saj dentar. « Për shkak të problemeve shëndetësore dhe një mundësie jo të mjaftueshme për kurat dentare kisha parashikuar prej vitesh të ribëja të gjithë dhëmbët e mi. Prej dy vitesh

unë nuk mundja të haja normalisht, më shkaktonte ankth fakti që do ulesha në tavolinë  dhe diçka mund të ngecte nëpër dhëmbë. Ishte vërtet e tmerrshme. Merrja çdo ditë 4g pigran codeinë për më shumë se 6 muaj. Unë po zhytesha e çfarë do mund të më ndodhte më keq se kaq?!  Më e keqja ishte të hiqja të gjithë dhëmbët dhe në fakt kjo ishte ajo që duhej. Shumë larg nga çmimet që praktikohen në Francë, kjo Eldorado e re e kurave dentare  i ofron pacientëve çmime konkuruese. Dentistja ime personale më braktisi. Pastaj gjeta dikë që pranoi të më takonte. Fola me sekretaren e tij dhe i thashë qe duhet të merrja nje kredi. Ai po priste që unë të kisha paratë për të filluar punët dhe preventivi ishte 42 mijë euro. Kisha një buxhet të caktuar që nuk duhet ta tejkaloja dhe me dukej koherent në raport me kurat për të cilat kisha nevojë. Mendova : S’kam

asgjë për të humbur. Pastaj, Shqiperia. Ashtu si të gjithë pata pak frike në fillim. Ju thashë: Dëgjoni, bëni çfarë të doni, si të doni. Unë kam vetëm 15.000 euro.

Duhen llogaritur në total 5 ditë pune. Më hoqën të gjithë dhëmbët e mbetur në nofullën e sipërme. Ishin rreth 10 dhëmbë që duheshin hequr. Të nesërmen më bënë nofullën e poshtme, pra të mërkurën më hoqën dhëmbët poshtë dhe vendosën implantet ».

 Ndërhyrja është ende e freskët, por sot ajo jeton e lumtur me dhëmbët e saj të rinj dhe me buzqëshjen e saj më të bardhë se vetë e bardha.

« Sot kam 24 dhëmbe jo 28, por këta 24 janë zirkon i fortë si guri. Kam rigjetur veten me dhëmbët ashtu si dikur, madje me te bukur sepse janë më të bardhë. Ju mund të zgjidhni ngjyrën që dëshironi. Kjo është fantastike. Kjo më ka ndryshuar

vërtet jetën dhe është për të ardhur keq, që francezët nga frika për të bërë kurat jashte vendit humbasin një mundësi të tillë ».

https://www.charentelibre.fr/charente/desormais-j-ai-un-sourire-magnifique-cette-cognacaise-s-est-fait-refaire-les-dents-en-albanie-22064171.php

Postime të ngjashme
Aktualitet

VETING PËR GJITHË GAZETARËT, ANALISTËT DHE DREJTUESIT E MEDIAVE!

2 Min lexim
Bisedat e zbardhura të Sky ECC dhe Encrochat nxorën së fundi publikisht lidhjet e shumëdiskutuara të botës së krimit me politikën e…
Aktualitet

Nga AFP tek Le Figaro, Gremi Clinic në faqet e mediave të rëndësishme franceze, Dritan Gremi: Preferoj të flas për turizmin e lumturisë 

4 Min lexim
Agjencia prestigjioze e lajmeve franceze AFP, më e madhja në botë, i ka kushtuar së fundi një material turizmit shëndetësor në Shqipëri,…
Aktualitet

Revista franceze për Linda Ramën: Ka fuqinë të bindë

6 Min lexim
Revista franceze “Soon” ka publikuar së fundi një intervistë me bashkëshorten e kryeministrit, Linda Rama. Është gazetari Mário de Castro, i cili…

Lini një Përgjigje

×
Aktualitet

Arkitektja shqiptare mes finalistëve në konkursin ndërkombëtar PIPA, realizoi fasadën e veçantë në Vlorë