“My Albania” është nga sot një hapësirë e re e zërit dhe fjalës së lirë në vend.
“My Albania” është një hapësirë e re e zërit dhe fjalës së lirë dhe një dritare e re komunikimi e shqiptarëve brenda apo jashtë kufijve zyrtarë.
Pa censurë, pa pagesë, pa arrogancë, pa anshmëri, por me vërtetësi dhe profesionalizëm ne duam të sjellim një qasje të re jo thjesht dhe vetëm të lajmit dhe analizës, por të vetë këndvështrimit mbi realitetin që na rrethon.
Nuk do të vrapojmë pas skandalit, pas klikimeve dhe lajmit, nuk do të kërkojmë reklama për t’u financuar dhe nuk do njohim presione apo censura për të ekzistuar.
Pjesë e “Gremi Group”, ky portal vjen me një këndvështrim origjinal të vendit ku jetojmë, të Shqipërisë dhe shqiptarisë.
Ne do të sjellim të vërtetën, por edhe lajmin e bukur, pozitiv e frymëzues. Ne do të sjellim histori njerëzore dhe raste suksesi të shqiptarëve brenda e jashtë vendit.
Ne e duam dhe e shohim Shqipërinë me sytë e zemrës, ndaj çdo analize e problemi që ngremë do t’i kërkojmë edhe zgjidhjen, me synimin dhe dëshirën për ta bërë më të mirë Shqipërinë tonë dhe atë që do u lemë fëmijëve tanë.
E për këtë na duhet zëri, fjala dhe kontributi i çdo shqiptari të mirë, brenda e jashtë kufijve.
“My Albania”! Zëri juaj, Shqipëria jonë, e të gjithëve bashkë!