Politikë

Nuk mjafton dorëheqja e Rrahman Rrajës për skandalin brenda dyerve të policisë, Çuçi, Rrumbullaku dhe gjithë zinxhiri drejtues, përgjegjës

4 Min lexim

Kur nisëm udhëtimin tonë në “My Albania” synimi dhe dëshira ishte të shohim me një sy pozitiv Shqipërinë dhe shqiptarët, brenda e jashtë kufirit zyrtar.
Artikulli i radhës do të fokusohej pikërisht në disa histori sukesi të atyre që lanë emigrimin dhe u kthyen, të atyre që me punën dhe sakrificën e përditshme kërkojnë të bëjnë më të mirë jo vetëm shtëpinë dhe jetesën e tyre, por rrjedhimisht edhe vetë vendin.
Por fatkeqësisht vëmëndjen sërish e mori një nga ato lajme, që kësaj here me zë e figurë tronditi përditshmërinë e çdo shqiptari të ndershëm, të atyre që u kthyen e të atyre që më keq akoma, tashmë nuk kanë më asnjë dyshim se duhet të ikin nga ky vend.
Familja Rraja, me pushtet politik dhe precedent penalë rikthehet sërish në fokus. Faqet e para të gazetave nuk janë aspak risi për Ramaznin, Redianin, Rrahmanin apo Rexhepin. Por këtë radhë risia ishte videoja. Shqiptarët panë me zë e figurë se si ai që guxon të ngrejë zërin apo të kërkojë të drejtën (I takon ose jo, kjo u përket organeve) dhunohet në mënyrën më barbarare dhe e gjithë kjo performohet në kamera si një shoë triumfi.
Ngjarja ka shkatkuar zemërim, inat, keqardhje, mllef apo dhimbje në rrjetin që zjen në këto ditë të nxehta, ndërkohë që më të rënda se vetë videoja janë sjelljet e institucioneve e sidomos të policisë, ndaj një ngjarje flagrante. Tashmë nuk ka më asnjë pikëpyetje. Do të ishte naivitet të besonim se policia nuk kishte informacion, nuk veproi për mungesë provash apo për arsye të tjera objektive. Është e disata herë që policia shqitare dhe institucionet fshehin apo mbulojnë vepra të lidhura me familjen Rraja dhe deputetin, që ndonëse në kuvend nuk ja kemi dëgjuar kurrë zërin për fjalimet, i kemi dëgjuar emrin për bëmat e birit, nipit apo vëllait.
Historia e Xhisiela Malokut mbase nuk është aq e freskët sa ajo e “Audit” të Kejvina Kthellës e mbase historitë e Redianit nuk janë aq të famshme sa ato të Ramazanit, por çudia filon e mbaron me faktin që brenda një familjeje me precedentë të theksuar kriminalë, kemi një deputet të fuqishëm, që vazhdon të qëndrojë në lista e që tashmë nuk mund të jemi aq naivë sa të mos besojmë se fuqia e këtij deputeti nuk shkon deri tek autoritetet.
Nëse nuk do ishte kështu, si ka mundësi që në njoftimin e parë të policisë, mungonte emri i djalit të deputetit, në një kohë që ai shfaqej në video? U desh reagimi i medias që Rexhep Rraja të futej në listën e të kërkuarve.
Nëse emri i Rrahman Rrajës nuk do lidhej me pushtetin politik, si është e mundur që të dhunuarit akuzojnë që policia u ka shkuar me 2 orë vonesë?
Nëse pushteti politik nuk do ushtronte forcë si është e mundur që të dhunuarit shprehen se nuk u është marrë nga policia asnjë deklarim për ngjarjen në momentin që kanë bërë denoncim për ngjarjen?
Jo ma larg se e shtuna, Jashar Maja u shpreh në media: Asnjë lloj pyetje, asnjë lloj deklarimi. Nuk mund të shkruante askush prej atyre. Rrinte policia grup. Shikonin njëri-tjetrin në sy që ça duhet të bëjmë. Erdhi fisi im, njerëzit e mi, i thamë zotëri na pri para me një makinë policie vetëm për të hapur rrugën se i dërgojmë vetë në spital, nuk kemi nevojë për shtet. Se nuk ka shtet. Jo se nuk kemi nevojë për shtet se shtetin e duam, kush është ai që nuk do ligj e shtet, por nuk ka. Na ka ardhur makina e policisë, kemi ecur me shoqërim, kemi shkuar në spital.
Çfarë është e gjithë kjo? Cilët janë ata që guxojnë të luajnë me fuqinë e ligjit dhe pushtetit që nuk është aspak I tyre në fakt?
A nuk është ky shpërdorim detyre? Shkelje e të drejtave të njeriut?
Kjo është ngjarje që kërkon hetim shumë më të thellë nga sa duket. E nëse ka përgjegjës brenda institucioneve, kjo ngjarje kërkon largimin e shefit të komisariatit, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe vetë Ministrit, që tashmë nuk mund të fshihet pas gishtit e as pas dorëheqjes së Rrahman Rrajës.
(Mos harroni rastin e oficerit Nuhu, që denoncoi se ishte kërcëanuar në zyart e shtetit me armë nga vetë deputeti në prani të kreut të grupit kuvendor socialist).
Të gjitha këto nuk mund të jenë rastësi dhe flasin jo vetëm për forcën e Rrahjave (që tashmë e dimë të gjithë) por më keq akoma, për rënien e shtetit në duart e krimit, për paaftësinë e institucioneve të Policisë së Shtetit a më keq akoma për kompromentimin e tyre.
Si ka mundësi që Ministrit të Brendshëm ju desh më shumë se një ditë pune për të reagur mbi ngjarjen e për të na e bërë të bukur fabulën e tij, shkoi sot të takohet me drejtorin e policisë së shtetit.
Cfarë kanë për të folur? Ky nuk është dështimi i parë i Bledi Çuçit dhe as skandali i parë i institucionit të drejtuar prej tij.
Kjo ngjarje kërkon reagim të fortë nga qeveria dhe socialistët, që duhet të na tregojnë se ka ardhur koha të shkëputen nga krimi. Fatkeqësisht Rrahman Rraja nuk është emri i vetëm që e lidh këtë forcë politike me histori kriminale.
Edhe pse Rrahmani vendosi të ikë, Ministri Çuci bashkë me Rrumbullakun dhe të gjithë ata që heshtën përpara ngjarjes kanë “kusuret” e tyre, që besojmë se nuk shlyhen me një ndjesë. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi dhe koha është që përgjegjësia të vjë nga lart.
Nëse nuk vjen?
Protestat masive mund të bëjnë me Çuçin atë që bënë me Sandër Lleshajn, sepse ne nuk jemi populli i minjve, por i shqiponjave. Le ta tregojmë! /MyAlbania

Postime të ngjashme
Politikë

Fundi i një epoke tranzicioni 30-vjeçare. Çfarë do vijë më pas?

7 Min lexim
Sipas të gjitha gjasave, e tërë elita politike, institucionale dhe kupola drejtuese e Policisë së Shtetit të 30 viteve të fundit do…
Politikë

"Alma" fiton Kukësin me 5000 vota diferencë. SPAK e vetmja opozitë në vend!

2 Min lexim
Më shumë se i çuditshëm dhe i pazakontë, rezultati i zgjedhjeve të 24 Shtatorit në Kukës, tingëlloi shqetësues dhe i rrezikshëm për…
Politikë

Rama në “tango” me SPAK

4 Min lexim
Është në karakterin e kryesocialistit Edi Rama që në evente ku do të ketë ndryshime qoftë në parti e qoftë në qeveri,…

Lini një Përgjigje

×
Ekonomi

E humbëm dhe shansin e gazit të TAP