Sociale

Skandali/ Rrajat lehtësohen nga akuza, ekspertiza e fisit Maja 17 ditë pas dhunës 

3 Min lexim

Në foton më poshtë janë pasojat e dhunës së ushtruar nga anëtarë të fisit Rraja, ndaj njërit prej anëtarëve të fisit Maja, në sherrin masiv  të 7 korrikut pranë një guroreje në Fushë Krujë.

Ngjarja e rëndë u dokumentua përmes një videoje të shpërndarë me shpejtësi në rrjet, ndërkohë që u kthye në një skandal publik, edhe për faktin që ky nuk ishte rasti i parë që përfshinte fisin Rraja, e ku mes personave të shfaqur në video gjendeshin edhe vëllai e djali i ish-deputetit.

Pikërisht kjo ngjarje i kushtoi dorëheqjen deputetit Rraja, i cili pranpoi me këtë rast edhe dështimin si prind.

Ndërkohë përtej gjithë pikëpyetjeve të lidhura me guroren, liçencimin e saj dhe mënyrën se si fisi Rraja e kishte përfituar lejen e shfrytëzimit, familja Maja e dëmtuar dhe dhunuar nga kjo ngjarja, priste drejtësinë.

Por vetëm dy muaj pas ngjarjes, duket se prokuroria e Tiranës ka vendosur të lehtësojë peshën e fajit ndaj fisit Rraja, duke ndryshuar akuzën nga plagosje e rëndë, në plagosje të lehtë.

Në një ngjarje ku shihet edhe nxjerrja e armës e ku imazhet e të dëmtuarve kanë bërë tashmë xhironm e rrjetit, kjo qasje e prokurorisë duket shumë e guximshme.

Në fakt, në dokumentin që është bërë publik dy ditë më parë, shihet qartë se ky vendim është mbështetur në ekspertizën mjeko- ligjore, sipas së cilës dëmtimet e shkaktuara nga dhuna ndaj shtetasit Bilbil Maja nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën, në momentin e shkaktimit. Vepra penale “Plagosje e lehtë me dashje “parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal, nuk bën pjesë në ato vepra për të cilat ndjekja penale fillon kryesisht, çka do të thotë se shpëton nga burgu të arrestuarit lidhur me këtë ngjarje, por gjithashtu shpëton edhe të shpallurit në kërkim, mes të cilëve edhe Xhelal Rraja.

Vendimi ka shkaktuar reagim tek familjarët e fisit Maja , ndërkohë që për mediat Jashar Maja është shprehur se ndryshimi i masës është shumë e shëmtuar. “Do t’i bëj denoncim Prokurorit. Unë në kokë kam qenë i çarë dy herë. Unë akoma përdor ilaçe sepse sa ngrihem në këmbë më merren mendtë”, ka deklaruar ai.

Gjithë kjo situatë ngre dyshime ndoshta edhe tek qytetari më naiv, po të kemi parasysh forcën, ekonominë dhe pushtetin që ka karakterizuar fisin Rraja në zonë, e për më tepër po të lexosh pak me më shumë kujdes vendimin për të ndryshuar akuzën.

Shihet se ekspertiza mjeko-ligjore ndaj të dëmtuarve është kryer më 24 korrik 2023, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur më 7 korrik.

Cila ka qenë arsyeja për të cilën është dashur një kohë kaq e gjatë për të kryer ekspertizën? Çfarë e pengoi apo vonoi kryerjen e saj? A është në gjendje një ekspertizë mjeko-ligjore të nxjerrë të sakta efektet e një dhune të ushtruar 17 ditë më parë? Është e qartë që shenjat e dhunës në 17 ditë të jenë reduktuar edhe pse në fakt, grafitë e kryera tregojnë për thyerje të dorës dhe kockës së kokës.

Rastësisht ose jo, mjeku ligjor Elton Serani që ka kryer ekspertizën e Jashar e Bilbil Majës është po i njëjti që kreu ekspertizën e Xhisiela Malokut, ndërsa kjo e fundit akuzoi për dhunë një tjetër anëtar të fisit Rraja, Rexhep Rraja. Ndërsa ky vendim i mjekut, i jep dorë prokurorisë për të ndryshuar krjetësisht rrjedhën e hetimit, ai i hap gjithashtu rrugën, humbjes së besimit tek drejtësia, vetëgjyqësisë. Ky vendim i mjekur krijon një precedent të palogjikshëm dhe në kushtet e drejtësisë së re që të gjithë presim ky mjek duhet të mbajë përgjegjësi.

Postime të ngjashme
Lajmi i ditësSociale

Për engjëllin e vogël që ra në shtratin e vdekjes dhe nuk u zgjua dot më kurrë!

2 Min lexim
Sot jam i mbushur si asnjëherë tjetër! Jam plot mërzi, keqardhje, pikëllim, zhgënjim dhe urrejtje, me veten dhe me gjithë ata që…
Sociale

Nëse spitalet shtetërore do të funksionin, privati do të kishte falimentuar. E vetmja rrugë për ta, turizmi shëndetësor

4 Min lexim
110 milionë euro shpenzuan shqiptarët në sistemin shëndetësor privat gjatë vitit 2022. Një shifër që tingëllon e panevojshme, po të kemi parasysh…
Sociale

Media që vënë gjoba dhe bëjnë shantazh, a do të jenë drejtuesit e tyre një tjetër fokus i SPAK?

3 Min lexim
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit i publikuar pak ditë më parë ngriti alarmin për një fenomen që ekziston rëndom, por që…

Lini një Përgjigje

×
Politikë

I akuzuar për kërcënimin e oficerit Nuhu, a ka moral Taulant Balla të zëvendësojë Çuçin pas historisë së Rrajave?