Ekonomi

Turqia ndërton një industri kombëtare me turizmin shëndetësor – 6 miliardë dollarë të ardhura në vitin 2025

3 Min lexim

𝐍𝐝ë𝐫𝐬𝐚 𝐓𝐮𝐫𝐪𝐢𝐚 𝐞 𝐦𝐛ë𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭 c𝐝𝐨 𝐡𝐚𝐥𝐥𝐤ë 𝐭ë 𝐬𝐞𝐤𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐦𝐞 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐚 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭ë𝐫𝐨𝐫𝐞, 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚 𝐚𝐬𝐧𝐣ë 𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞𝐠𝐣𝐢 𝐚𝐩𝐨 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐦. 𝐓𝐮𝐫𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐬𝐡ë𝐧𝐝𝐞𝐭ë𝐬𝐨𝐫 𝐧ë 𝐫ë𝐧𝐢𝐞 𝐩𝐢𝐤𝐢𝐚𝐭ë.

🇹🇷 𝐓𝐔𝐑𝐐𝐈𝐀: 𝐍𝐆𝐀 𝐕𝐈𝐙𝐈𝐎𝐍𝐈 𝐍Ë 𝐈𝐍𝐃𝐔𝐒𝐓𝐑𝐈 𝐓𝐔𝐑𝐈𝐙𝐌𝐈 𝐐Ë 𝐆𝐉𝐄𝐍𝐄𝐑𝐎𝐍 𝐌𝐈𝐋𝐈𝐀𝐑𝐃𝐀

Në vitin 2025, Turqia parashikon të arrijë 6 miliardë dollarë të ardhura nga turizmi shëndetësor dhe të presë mbi 2.5 milionë pacientë ndërkombëtarë. Ky sukses nuk është rastësi, por rezultat i një pune të madhe si dhe një strategjie kombëtare të mirëkordinuar, e ndërtuar ndër vite, me mbështetje shtetërore në çdo hallkë të sektorit, ku ndër to vecojmë:

– 𝐒𝐮𝐛𝐯𝐞𝐧𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐧ë 𝟖𝟎% 𝐩ë𝐫 𝐦𝐚𝐫𝐤𝐞𝐭𝐢𝐧𝐠 𝐧𝐝ë𝐫𝐤𝐨𝐦𝐛ë𝐭𝐚𝐫;

– 𝐌𝐛ë𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞 𝐩ë𝐫 𝐜𝐞𝐫𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐞 𝐧𝐝ë𝐫𝐤𝐨𝐦𝐛ë𝐭𝐚𝐫𝐞 (𝐉𝐂𝐈, 𝐓𝐄𝐌𝐎𝐒, 𝐈𝐒𝐎);

– 𝐑𝐢𝐦𝐛𝐮𝐫𝐬𝐢𝐦𝐞 𝐩ë𝐫 𝐡𝐚𝐩𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐪ë𝐧𝐝𝐫𝐚𝐯𝐞 të 𝐞𝐠𝐳𝐚𝐦𝐢𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 j𝐚𝐬𝐡𝐭ë 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭;

– 𝐍𝐣ë 𝐩𝐥𝐚𝐭𝐟𝐨𝐫𝐦ë 𝐤𝐨𝐦𝐛ë𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭ë𝐫𝐨𝐫𝐞 – “𝐇𝐞𝐚𝐥 𝐢𝐧 𝐓𝐮̈𝐫𝐤𝐢𝐲𝐞”, 𝐪ë 𝐬𝐡ë𝐫𝐛𝐞𝐧 𝐬𝐢 𝐤𝐚𝐧𝐚𝐥 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫 𝐩ë𝐫 𝐩𝐫𝐨𝐦𝐨𝐯𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐠𝐥𝐨𝐛𝐚𝐥 𝐭ë 𝐢𝐧𝐝𝐮𝐬𝐭𝐫𝐢𝐬ë

📈 𝐙𝐇𝐕𝐈𝐋𝐋𝐈𝐌𝐈 𝐊𝐑𝐎𝐍𝐎𝐋𝐎𝐆𝐉𝐈𝐊 𝐈 𝐓𝐔𝐑𝐈𝐙𝐌𝐈𝐓 𝐒𝐇Ë𝐍𝐃𝐄𝐓Ë𝐒𝐎𝐑 𝐍Ë 𝐓𝐔𝐑𝐐𝐈 (𝟐𝟎𝟏𝟓–𝟐𝟎𝟐𝟓)

Zhvillimi i turizmit shëndetësor në Turqi gjatë dekadës së fundit është një histori suksesi që tregon sesi një shtet mund të ndërtojë një industri të qëndrueshme dhe fitimprurëse kur investon në mënyrë strategjike dhe afatgjatë.

Në vitin 2015, Turqia mirëpriti rreth 360 mijë pacientë ndërkombëtarë dhe gjeneroi 746 milionë dollarë të ardhura nga ky sektor. Këto shifra do të rriteshin gradualisht vit pas viti. Deri në vitin 2018, numri i pacientëve u rrit në 552 mijë dhe të ardhurat arritën mbi 1.1 miliardë dollarë. Në 2019, Turqia kapërceu pragun e 1.4 miliardë dollarëve dhe tërheqja e pacientëve arriti në 756 mijë persona.

Edhe gjatë pandemisë COVID-19 në vitin 2020, sektori qëndroi relativisht stabil, me 436 mijë pacientë dhe 1.37 miliardë dollarë të ardhura – një dëshmi e besimit të lartë ndërkombëtar ndaj sistemit turk të shëndetësisë. Në 2021, numri i pacientëve u rrit ndjeshëm në 729 mijë dhe të ardhurat arritën në 2 miliardë dollarë.

Vitet 2022 dhe 2023 ishin kthesë vendimtare: më shumë se 1.5 milion pacientë u trajtuan në Turqi dhe të ardhurat arritën përkatësisht 2.2 dhe 3 miliardë dollarë në vit. Sipas projeksioneve për vitin 2025, pritet të arrihet shifra rekord prej 2.5 milion pacientësh ndërkombëtarë dhe 6 miliardë dollarë të ardhura vjetore – një objektiv i mbështetur nga strategji të qarta, investime të vazhdueshme dhe bashkëpunim i fortë publik–privat.

Kjo rritje nuk është rastësore, por fryt i një vizioni kombëtar për ta bërë Turqinë lider rajonal dhe global në turizmin mjekësor.

Në kontrast të thellë, Shqipëria nuk ka asnjë strategji, asnjë buxhet, asnjë vizion dhe asnjë instrument institucional për të mbështetur apo drejtuar turizmin shëndetësor.

Por problemi nuk është vetëm mungesa e ndihmës nga shteti. Problemi qëndron edhe në mënyrën kaotike dhe të fragmentuar me të cilën Shqipëria operon në këtë sektor.

– Asnjë strategji apo vizion i përbashkët, as nga institucionet, as nga i klinikat apo spitalet.

– Asnjë logjikë apo politikë zhvillimi kombëtare, me objektiva të qarta

– Provincializëm në përqasjen ndaj tregut të huaj, menyrën e promovimit dhe të marketingut

– Improvizim total nga operatorët, me gjetje banale dhe plot dilentalizëm, pa dëshirën dhe vullnetin e krijimit të një identiteti. Pa protokolle e standarde të qarta, pa koordinim dhe si rrjedhije e gjithë ketyre, pa një besueshmëri në tregjet ndërkombëtare.

Sot, pas më shumë se një dekade:

– Shqipëria nuk ka asnjë agjenci kombëtare që të përfaqësojë sektorin;

– Nuk ka asnjë linjë buxhetore të dedikuar;

– Nuk ka asnjë strategji shtetërore për zhvillim afatgjatë;

⚠️ PASOJAT E MOSVEPRIMIT

Turizmi shëndetësor në Shqipëri është në rënie pikiatë: kjo për faj edhe të vetë operatoëve, por mbi të gjitha te shtetit që nuk diti ti orientojë me politika të ndryshme.

✅ ÇFARË DUHET BËRË?

– Hartimi urgjent i një strategjie kombëtare për turizmin shëndetësor;

– Krijimi i një njësie të dedikuar në strukturat shtetërore;

– Përfaqësim aktiv në panaire dhe platforma ndërkombëtare;

– Subvencione dhe rimbursime për marketing, certifikime dhe investime në tregun ndërkombëtar.

SI PËRFUNDIM

Nëse Turqia e ka kthyer turizmin shëndetësor në industri kombëtare të mbështetur nga shteti. , Shqipëria, në mungesë të vizionit, koordinimit dhe vullnetit politik, është duke braktisur një nga mundësitë më të rralla ekonomike të epokës së re: eksportin e shërbimeve shëndetësore të nivelit të lartë.

VitiTuristë të huaj (në mijëra)Të ardhura (milionë USD)
2015360746
2016390850
2017433910
20185521,132
20197561,460
2020436 (COVID)1,370
20217292,016
20221,3812,207
20231,5383,006
20241,5063,023
20252,500 (target)6,000 (target)
Postime të ngjashme
Ekonomi

“Të jesh grua në politikë nuk mjafton” – Linda Rama: Duhet garë, përmbajtje dhe integritet. Shqipërisë i mungon përballja me të shkuarën.

28 Min lexim
Zonja Linda Rama ishte e ftuar sot në Podcastin “Inside Albania” në Euroneës Albania, me gazetaren britanike Alice Taylor, në një bisedë…
AktualitetEkonomiTurizëm

🔴 Kursi i “rrjepjes” mirëpret Turistët me 7 Lekë më pak për çdo Euro.

4 Min lexim
Nga “Mirë se na erdhe”… te “Mirë se të zhvata” – me institucione të verbra, të shurdha e të fjetura Në Shqipëri,…
AktualitetEkonomi

Shqipëria turistike 2025: euro bie, çmimet ngjiten, turistët tkurren

3 Min lexim
Nga Dritan Gremi Nga “perlë e lirë” e Mesdheut, në një destinacion ku pushimet kushtojnë më shumë dhe vlejnë më pak. Pas…

Lini një Përgjigje