Politikë

A do tërheqë Arben Ahmetaj zyrtarë të tjerë të lartë drejt qelisë?

2 Min lexim

Kërkesa e SPAK ndaj Kuvendit të Shqipërisë për arrestimin e deputetit socialist dhe ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj nuk ishte një rrufe në qiell të hapur. Arben Ahmetaj, jo vetëm që është akuzuar si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, por tashmë ka dhënë disa deklarata para prokurorëve të SPAK.
Aktualisht jemi përballë një fakti të kryer, SPAK kërkon “lejen” e Kuvendit për t’i vënë pranga Ahmetajt dhe me shumë gjasa Kuvendi do e japi dritën jeshile për Prokurorinë më të lartë në vendin tonë.
Ndërkohë, ndërsa presim një vendim institucional nga Kuvendi i Shqipërisë, duket se vetë Ahmetaj nuk e ka konsideruar dorëzimin e mandatit, siç bënë më herët Saimir Tahiri apo Alqi Bllako, edhe pse, në kohën që u shigjetua për herë të parë për përfshirje në korrupsion dhe lidhje me pronarët e inceneratorëve, ish-ministri deklaroi se nuk kishte nevojë për asnjë mbrojtje politike. A është sjellja e Ahmetajt një show politik apo ndoshta fjalët se ai ka patur kohë të largohet nga vendi janë të vërteta?
Sipas burimeve të “My Albania”, Arben Ahmetaj nuk do të paraqitet personalisht në mbledhjen e të martës në Këshillin e Mandateve, kur pritet që Kuvendi t’i japë autorizimin SPAK, në një hap që do të sjellë më pas arrestimin e tij. Sipas po të njëjtave burime, Ahmetaj në mbledhjen e Këshillit do të përfaqësohet nga avokati i tij. Por, ku është Ahmetaj? Pse nuk ka qoftë dhe një deklaratë kortezie për qytetarët që e kanë votuar dhe e zgjodhën deputet në vitin 2021? Këtë përgjigje mund ta dinë vetëm njerëz shumë të afërt të tij, e sigurisht edhe avokatët.
Por ndërsa Arben Ahmetaj duket se është shumë pranë prangosjes, të tjera pikëpyetje lidhen me aferën në të cilën emri i tij u përfshi.
A do të pranojë ai të jetë një “pentito” dhe bashkëpunëtor duke zgjidhur të tjera fije, për një ndër aferat më të përfolura në vend, ku tashmë gjenden pas hekurave një tjetër ish-ministër dhe një ish-deputet?
Edhe pse ka deklaruar se nuk ka asnjë firmë në çështjen e inceneratorëve, kujtojmë se kjo aferë ka vënë në lëvizje një seri institucionesh duke arritur të sigurojë 17 firma brenda një dite, çka do të thotë se ka ende paqartësi për të zbardhur. Pyetja që mbetet, nëse Ahmetaj shkon në arrest është nëse ai do vendosë të luftojë e të tërheq të tjerë zyrtarë të lartë drejt qelisë apo do të vuajë i vetëm, si Bllako, Koka e Tahiri?!

Postime të ngjashme
Politikë

Fundi i një epoke tranzicioni 30-vjeçare. Çfarë do vijë më pas?

7 Min lexim
Sipas të gjitha gjasave, e tërë elita politike, institucionale dhe kupola drejtuese e Policisë së Shtetit të 30 viteve të fundit do…
Politikë

"Alma" fiton Kukësin me 5000 vota diferencë. SPAK e vetmja opozitë në vend!

2 Min lexim
Më shumë se i çuditshëm dhe i pazakontë, rezultati i zgjedhjeve të 24 Shtatorit në Kukës, tingëlloi shqetësues dhe i rrezikshëm për…
Politikë

Rama në “tango” me SPAK

4 Min lexim
Është në karakterin e kryesocialistit Edi Rama që në evente ku do të ketë ndryshime qoftë në parti e qoftë në qeveri,…

Lini një Përgjigje

×
Sociale

Një familje shuhet nga deti në Vilë Bashtovë, ku dështuan institucionet tona?