Sociale

Një familje shuhet nga deti në Vilë Bashtovë, ku dështuan institucionet tona?

2 Min lexim

Sezoni “i suksesshëm” turistik, nisi këtë verë me një lajm më shumë se të trishtë. Tre anëtarë të një familjeje, një baba dhe dy djem të mitur ndërruan jetë pasi u mbytën në plazhin e Vilë Bashtovës. Tragjedia e familjes nga Tirana u bë edhe më prekëse, kur dëshmitarët në vendngjarje pohuan se ambulanca kishte mbërritur më shumë se 40 minuta me vonesë, ndërkohë që babai dhe djali 15-vjeçar kishin dalë nga deti ende në jetë e mund të kishin shpëtuar, nëse do të kishin marr ndihmën në kohë. Dëshmitarët deklaruan gjithashtu se në plazhin e Vilë Bashtovës mungonin vrojtuesit, një domosdoshmëri ligjore përgjatë sezonit e sigurisht një kriter për liçencimin e plazhit.
24 orë pas ngjarjes, policia njoftoi arrestimin e administratorit të plazhit Pëllumb Nika, me argumentin se nuk kishte marrë masa për sigurimin e jetës së plazhistëve dhe nuk garantonte shërbimin me vrojtues plazhi gjatë gjithë kohës. Ai gjithashtu akuzohet se nuk kishte pajisur me sinjalizim dhe me kufizim me bova të hapësirës ujore, pjesën e plazhit që kishte marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë.

Por ndërsa episode të tilla nuk janë të parat që ndodhin, a nuk duhet të vlejë edhe për institucionet tona të dashura shprehja; më mirë të parandalosh se sa të kurosh? Çfarë vlere dhe rëndësie ka për familjarët e viktimave arrestimi i administratorit? Ku janë dhe ku ishin institucionet që duhej të kontrollonin ligjshmërinë e këtij plazhi dhe veprimtarinë e tij? Si është e mundur që Ministria e Turizmit del e para për të marr flamurin e arritjeve për numër turistësh apo qese plehrash të pastruara, por kur është fjala për përgjegjëësi hesht? A ishte i licencuar plazhi i Vilë Bashtovës dhe nëse po kush ja dha këtë liçencë, pa patur vrojtues? E nëse jo, ku ishin autoritetet kontrolluese që të bllokonin aktivitetin e tij e të parandalonin ngjarje të tilla? Task Forcat e famshme e të shumëtrumbetuara të mos përdoren për të gjobitur e terrorizuar qytetarët për të mbyllur lokalet apo burgosur muzikantët, por të vihen në funksion të shëndetit dhe jetës së taksapaguesve shqiptarë.
Fajet pa ndëshkime duhet të marrin fund, që ngjarje të tilla të mos përsëriten. Përndryshe kemi gjithë të drejtën e botës të themi se institucionet tona në këtë pikë kanë dështuar, ndaj të hapim sytë e Zoti na ruajtë!

Postime të ngjashme
Lajmi i ditësSociale

Për engjëllin e vogël që ra në shtratin e vdekjes dhe nuk u zgjua dot më kurrë!

2 Min lexim
Sot jam i mbushur si asnjëherë tjetër! Jam plot mërzi, keqardhje, pikëllim, zhgënjim dhe urrejtje, me veten dhe me gjithë ata që…
Sociale

Skandali/ Rrajat lehtësohen nga akuza, ekspertiza e fisit Maja 17 ditë pas dhunës 

3 Min lexim
Në foton më poshtë janë pasojat e dhunës së ushtruar nga anëtarë të fisit Rraja, ndaj njërit prej anëtarëve të fisit Maja,…
Sociale

Nëse spitalet shtetërore do të funksionin, privati do të kishte falimentuar. E vetmja rrugë për ta, turizmi shëndetësor

4 Min lexim
110 milionë euro shpenzuan shqiptarët në sistemin shëndetësor privat gjatë vitit 2022. Një shifër që tingëllon e panevojshme, po të kemi parasysh…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

×
Lajmi i ditës

Nga Policia e Shtetit tek prokuroria, Energjitika dhe Mjedisi. A ka gurorja shkelje dhe shpërdorim detyre nga këto institutcione?