Aktualitet

ARROGANCA DHE TERRORI I OPGJ-VE NUK I KANË HIJE PROKURORISË SË TIRANËS

6 Min lexim

OFICERI I POLICISË GJYQËSORE PËRDOR “FORCËN” E PROKURORIT DHE POLICINË E SHTETIT PËR TERROR NDAJ BIZNESIT DHE PUNONJËSVE TË TIJ.
Këto janë pamjet e kamerave te sigurisë të regjistruara më 25 korrik të këtij viti, teksa një grup i prokurorisë së Tiranës, drejtuar nga OPGJ Juliana Beqiraj ka mbërritur për kqyrje, lidhur me një hetim të përgjithshëm i hapur në vitin 2022 nga Policia e Shtetit për qendrat estetike në Tiranë dhe materialet e përdorura në to.
Si një sipërmarrje që funksionon kundrejt gjithë ligjeve dhe rregullave të shtetit shqiptar, Gremi Clinic Wellness ka hapur dyert duke vënë në dispozicion të funksionarëve të prokurorisë, gjithçka ata kërkuan për të ndihmuar hetimin e nisur në vitin 2022, dhe që cilësojmë nuk ka asnjë lidhje me Gremi Clinic Wellness, por që është ngritur në parim për klinikat estetike në Tiranë dhe që me sa jemi informuar lidhet me përdorimin e botoksit.
Pamjet vërtetojnë se për zonjën Beqiraj dhe stafin që e shoqëronte, nga ana e punonjësve të Gremi Clinic Wellness është treguar disponibiliteti makimal për të ofruar materialet e kërkuara nga ana e institucionit sikundër përcaktohej edhe në urdhrin që posedonin.
Çuditërisht pa arsye ligjore, apo për arsye joligjore që ndoshta vetëm zonja Beiqraj i di, gjatë kqyrjes në Gremi Clinic Wellness, vajzat e stafit janë përballur me një terror, arrogancë dhe sjellje aspak etike nga ana e punonjësve të prokurorisë, që e kanë akuzuar stafin se po pengonte punën e tyre hetimore. A thua ti bëhet fjalë për një vatër prostitucioni apo çerdhe kriminelësh?
Pamjet tregojnë qartë se zonja Beqiraj ka marrë akses të plotë në kompjuterin e qendrës estetike, ashtu sikurse edhe në të gjitha kartelat apo dosjet që Gremi Clinic Wellness posedon. E megjithatë, si të mos mjaftonte arroganca dhe mungesa e etikës e një punonjësi institucional, që paguhet pikërisht nga taksat e bizneseve të ndershme si Gremi Clinic e shumë të tjerë, zonja Beqiraj në më shumë se 6 orë të qëndrimit të saj në ambientet e Gremi Clinic, jo vetëm që ka penguar punën dhe zhvillimin e aktivitetit normal të këtij biznesi, por në mënyrë krejt të paarsyetuar e të pajustifikuar, ka kërkuar “përforcime”, me disa patrulla policie, të cilat kanë qëndruar për orë të tëra brenda dhe jashtë ambjenteve të Gremit. Është fare e thjeshtë të vërtetojmë nga kamerat, që në momentin e gjithë këtyre veprimeve, brenda qendrës estetike kanë hyrë dhe kanë dalë klientë, të huaj dhe shqiptarë.
Arsyet e kërkimit të patrullave të policisë i di vetëm zonja Beqiraj, pasi përballë kishte vetëm 2 punonjëse, vajza, të frikësuara nga ata të cilët paguhen nga taksat dhe kontributet e tyre për t’i garantuar paqen dhe qetësinë.
Sikurse duket qartë në kamerat e sigurisë, asnjë shprehje dhune, asnjë rezistencë apo asnjë sjellje problematike të punonjëseve nuk ka patur gjatë zhvillimit të punës së prokurorisë në këto ambjente. Cila ishte arsyeja që patrullat me policë duhej të qëndronin për orë të tëra brenda dhe jashtë ambjenteve të qendrës, duke e kthyer atë në “vend krimi” e duke krijuar jo vetëm një dëmtim të imazhit tek klientët që iknin e vinin, por edhe një ndjenjë terrori e paniku edhe tek banorët përreth? Çfarë kishte të jashtëligjshme në ambientet e Gremi Clinic Wellness që zonjës Beqiraj i duhej të thërriste Policinë e Shtetit duke e ngujuar për orë të tëra jashtë dhe brenda klinikës? Sa policë kemi ne në dispozicion për të qëndruar me orë të tëra në dyert e një biznesi të ndershëm, ndërkohë që në qytet mund të ketë dhjetra a qindra probleme të tjera, ku këta punonjës policie mund të kryenin detyrën me efiçencë? Nëse do na duhej të thërrisnim policinë për çdo inspektim të zonjës Beqiraj, kush do të luftonte krimin në vend? Kjo është mënyra se si prokuroria e Tiranës dhe Policia e Shtetit përdorin taksat e qytetarëve shqiptarë?
I pyetur lidhur me këtë ngjarje, vetë CEO i Gremi Clinic shprehet se do të kërkojë drejtësi publikisht dhe institucionalisht.
“Ne besojmë tek drejtuesit e prokurorisë, ne besojmë se ky vend ka drejtësi. Unë publikisht i shpreh se më është shkelur e drejta si qytetar e sipërmarrës dhe se punonjësit e prokurorisë kanë abuzuar me fuqinë që u jep detyra. Pushteti i zonjës Beqiraj apo influenca e cilitdo që qëndron pas saj, duhet të marrin fund e nëse kjo nuk ndodh, do të thotë që ky sistem ka rënë, por unë nuk e besoj këtë. Unë nuk paguaj taksa për të bërë padrejtësi dhe për të bërë terror. Ne nuk kemi shanse të hyjmë kështu në BE, duke patur parasysh rekomandimet e vetë Bashkimit Evropian dhe kapitujt e gjatë që duhet të nënshkruajmë”, shprehet zoti Gremi. Ai kërkon njëkohësisht procedimin administrativ dhe largimin e menjëhershëm të zonjës Beqiraj nga detyra, pasi të gjitha shkeljet e saj janë të dokumentuara edhe përmes kamerave. Ai shprehet se me këtë akt prokuroria do t’i bënte nder vetes dhe qytetarëve.

Si një njeri i kthyer nga emigracioni vite më parë, për të luftuar e dhënë kontributin e tij në Shqipëri, Dritan Gremi shprehet se kjo sjellje, sikur dhe të tjera nga disa nëpunës të tjerë shteti në të kaluarën, nuk do ta bëjnë dot kurrë të thyhet apo të kthehet sërish pas, përkundrazi, as do thyhet dhe as e ka ndërmend të kthehet.
“Nderin dhe imazhin tim do ta mbroj deri në fund dhe me kokën lart. Unë nuk kam ardhur këtu për të ikur dhe kam bindjen se me këtë denoncim publik po i bëj nder vendit tim, vetes dhe atyre bizneseve të cilat përballen çdo ditë me skena të tilla. Do vazhdoj ta bëj pa u lodhur me çdo punonjës të shtetit, qofshin këta inspektorë apo drejtorë tatimesh, punonjës policie, OPGJ apo prokurorë, deri sa ky vend të pastrohet plotësisht. Siç thotë një miku im, ambasador i huaj në vendin tonë, “luftën për ta ndryshuar vendin duhet ta bëni pikë së pari vetë ju shqiptarët, ne mundet vetëm t’ju mbështesim”. Jam i bindur që këtë lufte do ta fitojmë, është vetëm çështje kohe. Kam jetuar në një vend të lirë e demokratik, që më ka rrënjosur parime shume të forta me të cilat nuk bëj kompromise, ku një prej tyre është ai i së drejtës. Nuk jam unë që duhet të iki, janë këta individë që abuzojnë me pushtetin ata që duhet të largohen, e sa më parë. Unë nuk iki dhe as bëhem urë, që zonja Beqiraj të kalojë e më pas të abuzojë me të tjerë qytetarë të ndershëm, me të tjerë taksapagues që bëjnë biznes. Unë do të qëndroj dhe do luftoj fort siç kam bërë gjithmonë. Ndërsa një notë proteste si qytetar dhe sipërmarrës do ta nis jo vetëm në Ministrinë e Drejtësisë, por dhe tek partnerët e mi, Dhoma e Tregtisë Franceze, Italiane, Ambasada Franceze, në ambasadat e huaja dhe institucionet e tjera ndërkombëtare. Kjo nuk është Shqipëria që po shkon në BE. Kjo nuk është rruga që na çon në integrim, kjo nuk është Shqipëria që dua. Mbase zonjës Beqiraj apo dikujt tjetër ky vend i pëlqen kështu siç është, por për fatin e tyre të keq Shqipëria do të ndryshojë dhe nuk do ketë më vend për ta, është thjesht çështje kohe”, thotë zoti Gremi.
Kujtojmë se në fakt, në ditët kur drejtësia e re është kthyer në motiv jo vetëm të funksionimit të shtetit por edhe të besimit të qytetarëve, largimi i zyrtarëve të korruptuar dhe që spekulojnë më detyrën është padyshim sfida kryesore. Denoncimi i tyre është nga ana tjetër detyrim për çdo qytetar të ndershëm që përballet me arrogancën e tyre.

E ndërkohë, teksa heton mbi përdorimin e botoksit në klinikat estetike, kishim për zonjën Beqiraj një pyetje të sinqertë: A bën injeksione me botoks dhe materiale të ndaluara ajo vetë? Në cilat klinika ka zgjedhur të shkojë dhe a mundet ajo vetë ta ndihmojë hetimin?

Postime të ngjashme
Aktualitet

VETING PËR GJITHË GAZETARËT, ANALISTËT DHE DREJTUESIT E MEDIAVE!

2 Min lexim
Bisedat e zbardhura të Sky ECC dhe Encrochat nxorën së fundi publikisht lidhjet e shumëdiskutuara të botës së krimit me politikën e…
AktualitetLajmi i ditës

Mediat franceze shkruajnë sërish për Gremi Clinic. Historia e Natalisë, që gjeti buzëqeshjen e jetës

2 Min lexim
Nje tjetër gazetë franceze i referohet Gremi Clinic për kura dentare cilësore në Shqipëri. Është fjala për Charente Libre, një gazetë e…
Aktualitet

Nga AFP tek Le Figaro, Gremi Clinic në faqet e mediave të rëndësishme franceze, Dritan Gremi: Preferoj të flas për turizmin e lumturisë 

4 Min lexim
Agjencia prestigjioze e lajmeve franceze AFP, më e madhja në botë, i ka kushtuar së fundi një material turizmit shëndetësor në Shqipëri,…

Lini një Përgjigje

×
Aktualitet

Një reality show për komunizmin në Sazan, ideja e Dritan Gremit në faqet e “Forbes”