Aktualitet

Dy fjalë për “Kurumin”

2 Min lexim

Zoti i di mirë punët e veta, asgjë nuk ndodh pa një qellim.
Ndaj dhe kjo historia e anijes me mbetje toksike bëri mire që ndodhi.
Shumë mirë që edhe turqit e Kurumit e mbyllën fabrikën si formë presioni ndaj qeverisë shqiptare, jo pa qëllim, por për t’i amnistuar krimin që të dalin pa lagur nga kjo histori.
“Kurum” nuk duhet te hapet më, i duhet hequr liçenca sepse ka vite që helmon Elbasanin.
Nuk e them unë por statistikat e viteve të fundit të cilat flasin për një rritje marramendëse te numrit të sëmurëve me kancer.
Ndaj dhe 500 vende pune që krijohen nga ajo fabrikë, nuk mund të rrezikojnë jetën e qindra mijëra qytetarëve të Elbasanit.
Shto këtu dhe prepotencën e kërcenimet me largime masive nga puna, në vend që të marrin përgjegjësitë që u takojnë, por jo, nxjerrin dhëmbët.
Jo pra jo, STOP, kanë kaluar çdo lloj limiti dhe çdo vijë të kuqe.
Pa i hyrë fare historisë së mbetjeve (le të merret drejtësia me këtë), në cilin vend të botës ndodh që të pushohen nga puna 500 njerëz pa asnjë lloj motivi, duke i flakur si leckë në rrugë pa patur asnje faj?!! Kush i mbron të drejtat dhe dinjitetin e tyre?! Po opozita, që historikisht ka marrë vota dhe është mbështetur fuqishëm nga qytetarët e Elbasanit ku është, përse vallë nuk shpenzon 2 fjalë në mbrojtje të 500 familjarëve që “Kurumi” po flak në rrugë?
Kontrata me “Kurum” duhet prishur dhe ribërë me klauzola shumë të forta dhe standarde evropiane, te cilat mbrojnë pikë së pari jeten e qytetarëve të Elbasanit, e së dyti të drejtat dhe dinjitetin e punëtorëve, duke mos lejuar më askënd që t’i mëpërkëmbë ato.
Është momenti që qeveria jonë të pozicionohet FORT në mbrojtje të jetës, dinjitetit dhe shëndetit të qytetarëve të saj.
Sot jemi në kushte të tjera dhe me krizën e mungesës së fuqisë punëtore në vend, nuk është fare problem që ata 500 punonjës të punësohen diku tjeter.
Elbasani duhet të çlirohet një here e mirë e sa më parë nga “Kurumi”, zullumi dhe krimi që i kanë zënë frymën prej kohësh!

Postime të ngjashme
Aktualitet

VETING PËR GJITHË GAZETARËT, ANALISTËT DHE DREJTUESIT E MEDIAVE!

2 Min lexim
Bisedat e zbardhura të Sky ECC dhe Encrochat nxorën së fundi publikisht lidhjet e shumëdiskutuara të botës së krimit me politikën e…
AktualitetLajmi i ditës

Mediat franceze shkruajnë sërish për Gremi Clinic. Historia e Natalisë, që gjeti buzëqeshjen e jetës

2 Min lexim
Nje tjetër gazetë franceze i referohet Gremi Clinic për kura dentare cilësore në Shqipëri. Është fjala për Charente Libre, një gazetë e…
Aktualitet

Nga AFP tek Le Figaro, Gremi Clinic në faqet e mediave të rëndësishme franceze, Dritan Gremi: Preferoj të flas për turizmin e lumturisë 

4 Min lexim
Agjencia prestigjioze e lajmeve franceze AFP, më e madhja në botë, i ka kushtuar së fundi një material turizmit shëndetësor në Shqipëri,…

Lini një Përgjigje

×
AktualitetLajmi i ditës

Gjykata godet biznesin e ndershëm në mbrojtje të “çibanëve” tatimorë.