Actuality

Arkitektja shqiptare mes finalistëve në konkursin ndërkombëtar PIPA, realizoi fasadën e veçantë në Vlorë

1 Min read

Një arkitekte shqiptare mes më të mirëve në botë.
Është fjala për arkitekten Besiana Seraj e cila garon tashmë për vendin e parë në edicionin e tretë ndërkombëtar të PIPA Porcelanosa International Project Award.
Me Chic Boutique Hotel& SPA në qytetin e Vlorës, arkitektja Seraj është klasifikuar mes finalistëve në kategorinë e fasadave si pjesë e studios Stile Progetti Associated.
Si një studio shumëdisilpinore në fushën e arkitekturës, Stile Progetti operon me dizajne arkitekturore, strukturore, ndriçimi apo konstruksione, ndërsa në bazë të fliozofisë së saj qëndron inovacioni.
Fasada e projektuar nga Seraj është e para në Shqipëri dhe e dyta në Ballkan, që realizohet me materialin inovativ krion. Një simfoni e origamit dhe krionit.
Është kjo karakteristika e kësaj fasade të veçantë e realizuar me materiale dhe teknika që respektojnë natyrën duke krijuar një tërësi që jep idenë e frymëmarrjes.
Ndërkohë ngjyra e saj e bardhë vjen në një kontekst historik dhe kulturor që lidhet me Mesdheun dhe e vendosur në një vend bregdetar respekton dizajnin e traditës duke lejuar interpretime moderne.
Sipërfaqja e bardhë e reflekton dritën duke e bërë ndëresën më të freskët në ditët e nxehta të verës e njëkohësisht duke ndihmuar në efiçencën e energjisë.
Ndërkohë, objekte të tjera që janë klasifikuar në kategorinë e fasadave ku është renditur edhe hoteli shqiptar janë: Unipol në Itali, Tour D’orgue në France (Konservatori i Parisit) dhe The Brussels University Hospit al – MTB në Belgjikë.
Sikurse shihet edhe në faqen zyrtare të aktivitetit, nën temën “EARTHCRAFTED DESIGNS”, qëllimi i këtij eventi është të inkurajojë kreativitetin dhe ekselencën në dizajnet arkitekturore, të promovojë lidhjen natyrale mes materialeve dhe teknikave që e transformojnë çdo hapësirë në një vepër arti. Ceremonia e PIPA do të mbahet në datat 11- 12 Shtator në Milano.

Similar posts
Actuality

VETING PËR GJITHË GAZETARËT, ANALISTËT DHE DREJTUESIT E MEDIAVE!

2 Min read
Bisedat e zbardhura të Sky ECC dhe Encrochat nxorën së fundi publikisht lidhjet e shumëdiskutuara të botës së krimit me politikën e…
ActualityDaily news

Mediat franceze shkruajnë sërish për Gremi Clinic. Historia e Natalisë, që gjeti buzëqeshjen e jetës

2 Min read
Nje tjetër gazetë franceze i referohet Gremi Clinic për kura dentare cilësore në Shqipëri. Është fjala për Charente Libre, një gazetë e…
Actuality

Nga AFP tek Le Figaro, Gremi Clinic në faqet e mediave të rëndësishme franceze, Dritan Gremi: Preferoj të flas për turizmin e lumturisë 

4 Min read
Agjencia prestigjioze e lajmeve franceze AFP, më e madhja në botë, i ka kushtuar së fundi një material turizmit shëndetësor në Shqipëri,…

Leave e Reply