Société

Media që vënë gjoba dhe bëjnë shantazh, a do të jenë drejtuesit e tyre një tjetër fokus i SPAK?

3 Min de lecture

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit i publikuar pak ditë më parë ngriti alarmin për një fenomen që ekziston rëndom, por që pak flitet në Shqipëri. Zhvatja e parave të bizneseve nga mediat nëpërmjet gjobave dhe shantazheve.

Pra, bizneset shqiptare dhe ato të huaja që duan të investojnë në vendin tonë, përveç problemeve të administratës, informalitetit apo imazhit të keq dhe grupeve kriminale, duhet të përballen dhe më gjobën që gazetarë apo drejtuesit e mediave vendosin ndaj tyre. Paguaj reklamë që të mos sulmohesh!

Pra, këto gjoba vendosen nga vet pushteti i katërt që nga “ditën bën moral  dhe denoncon korrupsionin, ndërsa natën bën vetë korrupsion”.

Në raportin e DASH për vitin 2023, theksohet se shumë biznesmenë të huaj u janë drejtuar ambasadave të tyre në Shqipëri duke denoncuar gjobëvënien që u është vendosur nga pronarë mediash që shpesh kanë edhe vetë interesa biznesi. Biznesmenët janë drejtuar në ambasadat perëndimore duke deklaruar se televizione apo grupe mediatike të fuqishme i kanë kërkuar para duke i shantazhuar.

Në këtë raport nuk ngrihet si alarm ekzistenca e fenomenit, por përhapja me shpejtësi e tij në vendin tonë, pa harruar edhe anën tjetër të medaljes që prej vitesh  organizatat ndërkombëtare më prestigjoze të lirisë së shtypit e kanë denoncuar gjendjen mediatike në vend duke folur për lidhje mes pushtetit dhe pronarëve të  grupeve mediatike me influencë.

Duket se këta të fundit e kanë shfokusuar qëllimin e medias, nga “qeni rojë” i interesave publik, në instrument shantazhimi.

Raporti e lidh fenomenin e zhvatjes së parave nga pronarët mediave dhe me marrëdhëniet që ata kanë me politikën, duke i bërë të pa prekshëm nga drejtësia dhe pse janë një burim i madh korrupsioni.

Është detyra e drejtësisë së re  që të nisi hetimet për këto media apo pronarë mediash të cilat shërbimin ndaj qytetarëve e bëjnë duke larguar investimet nga vendi dhe duke trembur investitorë të e huaj për përfitimet e tyre të ulëta.

Kemi parë se si media të caktuara bëjnë artikuj dhe kronika për shumë produkte për disa ditë me radhë dhe më pas këto lajme ndërpriten papritur sapo paguhet gjoba e kërkuar. 

Kemi parë se si pronarë mediash shfrytëzojnë licencën e tyre të mediave për qëllime krejtësisht personale dhe klienteliste, pavarësisht se qëllimi është dhe duhet të jetë informimi publik.

Si është e mundur që një fenomen i tillë aktivizon kambanat e alarmit në SHBA dhe në Shqipëri nuk flitet në asnjë studio apo ekran?

Si ka mundësi që asnjë gazetar app drejtues mediash nuk ka përfunduar në burg se ka vendosur gjoba? A ka patur denoncime  ndaj tyre, apo ata ndjehen të paprekshëm dhe askush nuk guxon të flasë? A duhet forcuar ligji për shantazhin dhe presionin apo ndoshta duhet shtuar një nen i veçantë për gjobaxhinjtë me licencë?

Ligji 109-B në Kodin Penal e parashikon qartë që marrja e pasurisë nëpërmjet forcës apo kërcënimit, që në rastin e medias kërcënimi u bëhet nëpërmjet shantazheve “paguaj ose të godas mediatikisht.

Masa jepet në varësi të shkallës së dëmtimit.

Por përsëri ky ligj ka nevojë të përmirësohet, pasi media mund t’i fshehë qëllime e errëta të saj edhe duke u justifikuar se ka patur qëllim informimin publik dhe jo gjobëvënien sikurse cilësohet.

Rruga më e mirë do të ishte që në Kodin Penal të ekzistonte një ligj tërësisht i dedikuar kësaj veprimtarie në media, i cili duhet të jetë specifik për këtë rast dhe të ketë mundësinë e implementimit pa vakume apo klauzola që mund të përdoren për justifikim.

Deri atëherë, a do të jenë mediat dhe drejtuesit e tyre fokusi i ri SPAK? Mbetet për t’u parë!

Postime të ngjashme
Lajmi i ditësSociété

Për engjëllin e vogël që ra në shtratin e vdekjes dhe nuk u zgjua dot më kurrë!

2 Min de lecture
Sot jam i mbushur si asnjëherë tjetër! Jam plot mërzi, keqardhje, pikëllim, zhgënjim dhe urrejtje, me veten dhe me gjithë ata që…
Société

Skandali/ Rrajat lehtësohen nga akuza, ekspertiza e fisit Maja 17 ditë pas dhunës 

3 Min de lecture
Në foton më poshtë janë pasojat e dhunës së ushtruar nga anëtarë të fisit Rraja, ndaj njërit prej anëtarëve të fisit Maja,…
Société

Nëse spitalet shtetërore do të funksionin, privati do të kishte falimentuar. E vetmja rrugë për ta, turizmi shëndetësor

4 Min de lecture
110 milionë euro shpenzuan shqiptarët në sistemin shëndetësor privat gjatë vitit 2022. Një shifër që tingëllon e panevojshme, po të kemi parasysh…

Laisser un commentaire

Votre adresse e-mail ne sera pas publiée. Les champs obligatoires sont indiqués avec *