Lajmi i ditës

Padi ndaj 40 organizatave që njollosën imazhin e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe e cilësuan vend jo i sigurt origjine

4 Min lexim

40 organizata që veprojnë në fushën e emigracionit në Britaninë e Madhe, ngritën një stuhi në gotë, kur në fillim të kësaj vere mbështesnin nismën e baroneshës Lister, e cila propozoi në dhomën e lordëve një amendament, përmes të cilit kërkonte daljen e Shqipërisë nga lista e vendeve të sigurta.
Në fjalën e saj, baronesha Lister shprehej se kishte marrë këtë nismë e nxitur nga një takim me të rinj shqiptarë, mundësuar në fakt pikërisht nga këto organizata që një ditë më pas dolën publikisht në mbështetje të amendamentit.
Në fakt, mes diskutimeve pro dhe kundër argumentit, që shkuan përtej mesnatës, baronesha e nderuar u tërhoq nga ky amendament për të cilin kërkoi të ishte pjesë e ligjit të ri për emigracionin. Ky fakt është tashmë publik në deklaratën e saj, por dhe në statusin e amendamentit, publikuar në faqen e parlamentit britanik.
Nga ana tjetër projekligji për emigracionin shkoi për miratim pa këtë amendament, e mori tashmë edhe miratimin e dhomës së ulët. Çka do të thotë me pak fjalë, që Shqipëria për britanikët mbeti një vend i sigurt origjine.
Por ndërkohë, edhe pse baronesha u tërhoq nga propozimi, 40 organizatat, mes të cilave edhe katër shqiptare, nuk e ndalën publikimin e letrës së tyre një ditë më pas, në mbështetje të kësaj nisme (tashme e mbyllur per shkak te terheqjes se iniciatores).
Pa u kujdesur për të dhënë argumenta në mbështetje të tezës së tyre, pa nxjerrë shifra dhe statistika, pa u shqetësuar për dëmin që i shkakton Shqipërisë dhe imazhit të saj ky hap, organizatat nxituan ta bëjnë publike dhe mediatike letrën.
Pa asnjë të vërtetë të bazuar në kërkesën e tyre, këto organizata dëmtuan dhe njollosën imazhin e Shqipërisë, duke krijuar tek qytetarët britanikë, por dhe më gjerë një perceptim të gabuar për vendin tonë. Një perceptim që ndikon direkt jo vetëm prurjet e turizimit, por gjithashtu edhe investimet e huaja në vend, që rrjedhimisht do të thotë më pak të ardhura në ekonominë tonë.

Kujtojmë se në MyAlbania, ishim të parët që ngritëm këtë shqetësim, e njëkohësisht publikisht, paralajmërova edhe një padi civile ndaj këtyre 40 organizatave. Tashmë padia ime është gati dhe të hënën më 31 Korrik, do të depozitohet  në gjykatë për t’u ndjekur juridikisht sipas ligjeve të vendit.
Fatkeqësisht nuk gjetëm të njëjtin reagim tek autoritetet dhe institucionet tona, që në fakt duhej të ishin të parat që të shpreheshin e të jepnin një përgjigje mbi baltën që u hodh në drejtim të vendit tonë në mënyrë të padrejtë. 

Çuditërisht nuk pamë as rrjetet sociale të mbushen me qëndrime virale kundër nismës e as shoqërinë civile të flasë për këtë argument në një kohë që duhej të ishte inicuese e reagimit.
Të gjithë ata që ngrihen e bërtasin, që shkruajnë statuse e artikuj frymëzues atdhetarie kur luan kombëtarja apo kur Shaqiri shënon kundër Serbisë, nuk u shqetësuan dhe as bërtitën kur interesat e vendit të tyre u prekën haptazi dhe publikisht.
Ishin të pandjeshëm apo nuk e kuptuan dëmin që po u bëhej? Cilado qoftë arsyeja, pasojat e kësaj heshtjeje janë të dhimbshme.
Në fakt se as mediat shqiptare nuk i dhanë mbështetje një kauze që ishte e drejtë e që vlente të përkrahej: Ruajtja e imazhit të vendit, përballë të pavërtetave, kostotja e të cilave zgjat në vite.

Ne sot e kësaj dite jemi duke punuar për të ndryshuar imazhin tek ata qytetarë europianë që na shohin ende si një vend i prapambetur, si një shtet ku trafikohen organe apo si një vend që “eksporton” në Europë vetëm kontingjent kriminal.
Në fakt bota dhe Europa kanë shtete me më tepër problematika se ne, me më shumë ngjarje kriminale se ne në raport popullate, por që njihen për vlerat dhe jo për problemet.
Është koha që çdokush që flet dhe adreson kundrejt Shqipërisë t’i referohet të vërtetave, shifrave dhe të dhënave konkrete ose të mbajë përgjegjësi ligjore për çdo fjalë të thënë.
Kujtojmë që askush nuk u kujtua të vinte në vend të drejtën dhe imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve pas tërheqjes së amendamentit nga baronesha Lister, por ama kur ishte fjala për të nxirë Shqipërinë të gjithë qenë gati të shkruanin.
Ne shpresojmë që autoritetet tona të reagojnë gjithashtu me nisma juridike ndaj kësaj çështje, në mënyrë që vrulli i baltosjes së pavend të ndalet me kaq.
Nga ana tjetër ashtu sikurse është detyrë e shtetit shqiptar të nxisë promovimin e vlerave, është po kaq detyrë të edukojë reagimin publik e qytetar kur e drejta dhe e vërteta shkelen me kosto të larta për vendin tonë.
Është koha që shoqëria jonë të dalë nga apatia dhe hipokrizia e këtyre viteve dhe betejën e saj me të vërtetën të mos e bëjë thjesht dhe vetëm në histerinë e rrjeteve sociale, por edhe në dyert e institucioneve për sa kohë flitet për interesat e vendit që në fakt janë dhe duhet të jenë interesa të të gjithëve ne.

Postime të ngjashme
AktualitetLajmi i ditës

Mediat franceze shkruajnë sërish për Gremi Clinic. Historia e Natalisë, që gjeti buzëqeshjen e jetës

2 Min lexim
Nje tjetër gazetë franceze i referohet Gremi Clinic për kura dentare cilësore në Shqipëri. Është fjala për Charente Libre, një gazetë e…
AktualitetLajmi i ditës

Gjykata godet biznesin e ndershëm në mbrojtje të “çibanëve” tatimorë.

7 Min lexim
Gremi: do luftoj edhe për ata që kanë frikë t’i rebelohen këtij sistemi të korruptuar Si njeriu që gjithmonë kam besuar tek…
Lajmi i ditës

Oh sa mirë me qenë shqiptar, oh sa mirë me qenë gjithë bashkë, ohej ohej!

2 Min lexim
Një ndeshje futbolli çuditërisht dhe fatkeqësisht na bën bashkë më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Na bën të dashur me…

Lini një Përgjigje

×
Sociale

Vodhi dy makina dhe shkaktoi dy aksidente, policia arreston 32-vjeçarin që iu iku nga spitali