Sociale

Si po na vrasin skuterët elektrik?

4 Min lexim

Përdorimi i skuterëve elektrikë është kthyer vitet e fundit në një trend që shihet si mundësia më e mirë për të shmangur trafikun në qytete. Në fakt, vërtet që në trafikun e rënduar të Tiranës një skuter elektrik të zgjidh “hall”. Me rritjen e numrit të përdoruesve, janë rritur problemet dhe rreziqet që vijnë prej këtyre dyrrotakëve që gjithmonë dhe më shumë po zëvendësojnë biçikletën.

Mjafton që të dalësh në rrugët e kryeqytetit për të kuptuar se sa në rrezik është jeta e një përdoruesi të skuterit, i cili në fakt, është një burim aksidenti.Në Shqipëri, një skuter mund ta përdor çdo qytetar pa patur një përcaktim moshe, mjafton që duar t’ia arrijnë në timon dhe mund të dalë në rrugë pas asnjë lloj mase mbrojtëse. Policia nuk ka për ta ndaluar.
Skuterët elektrik i sheh të kalojnë në trotuar, në korisnë e biçikletave dhe mes makinave pas asnjë shqetësim. Kjo mungesë vëmendje nga autoritetet rrugore në vendin tonë, shpesh ka sjellë aksidente tragjike për drejtuesi e skuterëve. Duhet theksuar se nga autoritetet nuk ka një numër të saktë të aksidenteve ku janë përfshirë apo shkaktuar nga skuterët elektrik.

A ka një ligj Shqipëria lidhur me përdorimin e Skuterave?

Jo, Shqipëria nuk ka një ligj specifik për përdorimin e këtyre mjeteve që i hasim çdo ditë në rrugë dhe shpesh duke ecur në sensin e kundërt të rrugës.
Qeveria shqiptare, në mungesë të një ligji është përpjekur që këtë situatë ta rregullojë nëpërmjet të një Vendimi të Këshillit të Ministrave që mban numrin “153”. Në këtë VKM janë parashikuar vetëm rastet e shkeljeve të rregullave nga ana përdoruesve të skuterëve.
Pra, kjo do të thotë që shkelje të rregullave për një përdorues skuteri është mos vendosja e kaskës, mos bërja i dallueshëm gjatë natës, mungesa e dritave para dhe mbrapa, mos sinjalizimi në kthesa apo mos respektimi i semaforëve. Kur i lexon këto rregulla dhe përballesh me realitetin e rrugëve tona, duket qesharake. Të gjitha këto pika të “kuqe” shkelen rregullisht nga ana e përdoruesve me të dyja këmbët, duke vënë në rrezik jetën e tij dhe të qytetarëve të tjerë.

Pse nuk i ndëshkojnë autoritetet?Dënimi i drejtuesve të skuterëve elektrik është gati i pamundur. Si mund të dënosh një mjet që nuk ka një targ, rrjedhimisht nuk ka dhe regjistrim në asnjë prej institucioneve rrugore shqiptare. Pra, nëse kap një skuter që po bën lëvizje të rrezikshme në rrugë, polici ose e bllokon fizikisht ose e lejon të vijojnë në rrumpallën e trafikut të Tiranës. Në këtë mënyrë qytetarëve që drejtojnë makina i shtohet një rrezik i përditshëm në rrugë.Mosha e përdoruesveNë Shqipëri nuk ka asnjë ligj apo VKM që mund të ndalojë përdorimin e skuterëve elektrik, duke bërë që me atë mjet mund të dalë në rrugë kushdo pa asnjë problem.

Kjo gjë është një burim aksidenti në kufijtë e çmendurisë. Në skuter mund të jetë një 10 vjeçar, shpesh dhe me një bashkëmoshatar si pasagjer, që çan trafikun ose bën zik-zaket nëpërmjet makinave, por kush do e ndalojë? Me çfarë baze ligjore do e ndalojë? Teksa Shqipëria jo vetëm që nuk zgjidh dot hallin e skuterëve, por as të trafikut të përditshëm, për këtë kanë menduar disa shtet më të zhvilluara.Vitin e shkuar, Belgjika ka vendosur rregulla të reja për skuterët për të parandaluar dëmtimet që vijnë nga aksidentet me to dhe zënien e hapësirave publike.

Duke filluar nga 1 korriku i vitit 2022, përdoruesit e skuterëve elektrikë u përballën me rregulla të reja për të frenuar numrin në rritje të lëndimeve dhe për të parandaluar “pushtimin” e hapësirave publike, një burim bezdie për këmbësorët, shoferët dhe çiklistët. Skuterët janë kryesisht të ndaluara për këdo që është më i vogël se 16 vjeç dhe është ndaluar përdorimi i tyre në trotuar ose mbajtja e një pasagjeri të dytë.

Në Parisë, Francë, nuk lejohen më përdorimi i skuterëve, të cilët ishin një burim i madh aksidentesh. Ishin vet qytetarët parisienë që votuan në një referendum heqjen e përdorimit të skuterëve elektrik. Rreth 90% e votuesve në referendum kërkuan heqjen nga rruga të skuetrëve, për shkak të rritjes së viktimave nga aksidentet shkaktuara prej tyre.Këshilli i Ministrave në Itali ka vendosur që për përdoruesit e skuterëve do të jenë të detyrueshme targat, sigurimi dhe përdorimi i helmetës.

Kushdo që udhëton pa sigurim i nënshtrohet gjobës nga 100 deri në 400 euro, ndërsa kushdo që udhëton me skuter pa drita sinjalizuese dhe frena në të dyja rrotat i nënshtrohet gjobës nga 200 deri në 800 euro.Pra, kur ne Shqiptarët nuk dimë të krijojmë pse nuk kopjojmë? Pse nuk i aplikojmë në Shqipëri ato rregulla, të cilat duket se kanë patur efekt në uljen e aksidenteve? Polici i rrugores, pse duhet të rrijë në rrugë për të rregulluar trafikun, kur personi me skuter iu futet makinave gati poshtë gomave? Ai i duhet qeverisë një tragjedi për t’u kujtuar se duhet të punojë në këtë drejtim?Skuterët elektrik, janë “bomba” aksidenti në Shqipëri, në çdo rrugë ku ne ecim me makinë i shmangim sikur po ecim në një tokë të minuar.

Postime të ngjashme
Lajmi i ditësSociale

Për engjëllin e vogël që ra në shtratin e vdekjes dhe nuk u zgjua dot më kurrë!

2 Min lexim
Sot jam i mbushur si asnjëherë tjetër! Jam plot mërzi, keqardhje, pikëllim, zhgënjim dhe urrejtje, me veten dhe me gjithë ata që…
Sociale

Skandali/ Rrajat lehtësohen nga akuza, ekspertiza e fisit Maja 17 ditë pas dhunës 

3 Min lexim
Në foton më poshtë janë pasojat e dhunës së ushtruar nga anëtarë të fisit Rraja, ndaj njërit prej anëtarëve të fisit Maja,…
Sociale

Nëse spitalet shtetërore do të funksionin, privati do të kishte falimentuar. E vetmja rrugë për ta, turizmi shëndetësor

4 Min lexim
110 milionë euro shpenzuan shqiptarët në sistemin shëndetësor privat gjatë vitit 2022. Një shifër që tingëllon e panevojshme, po të kemi parasysh…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

×
Sociale

30 “Parkime Sociale” për të luftuar kaosin dhe përmirësuar cilësinë e jetës