Dritan GremiSociale

Sjell në Tiranë balonat e BE, Gremi: Nëse arrin të ndryshosh një rrugë, ti mund të ndryshosh një lagje, një qytet dhe vendin tënd

6 Min lexim

Balona me flamujt e vendeve të Bashkimit Europian që valëviten në mes të kryeqytetit. Është kjo një ide, që jo vetëm sjell një mesazh plot kuptim, por që ka dekoruar plot ngjyra një pjesë të rrugës së Bogdanëve në Tiranë e ku çdo kalimtar e ka të pamundur të mos reagojë teksa ecën në të.
Një nismë e ideuar dhe realizuar nga sipërmarrësi Dritan Gremi, kjo rrugë duket se ka tashmë të gjitha gjasat të kthehet në një nga vendet më të instagramuara në kryeqytet e pse jo, në një trend për t’u vizituar.
Por cili ka qenë qëllimi i sipërmarrësit dhe çfarë e ka nxitur atë në realizimin e këtij instalacioni?
𝐈𝐧𝐭𝐞𝐫𝐯𝐢𝐬𝐭𝐚
𝐙𝐨𝐭𝐢 𝐆𝐫𝐞𝐦𝐢, 𝐣𝐮 𝐞 𝐤𝐞𝐧𝐢 𝐜𝐢𝐥𝐞̈𝐬𝐮𝐚𝐫 “𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐞 𝐁𝐚𝐥𝐨𝐧𝐚𝐯𝐞”. 𝐒𝐢 𝐥𝐢𝐧𝐝𝐢 𝐤𝐲 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐚𝐥𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐜𝐢𝐥𝐢 𝐤𝐚 𝐪𝐞𝐧𝐞̈ 𝐪𝐞̈𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐭𝐢𝐣?
Kjo ide lindi nga dëshira dhe u realizua nga dashuria për vendin tim. Është quajtur Rruga e Balonave por mund të quhej fare mirë edhe Rruga e Europës.
𝗔 𝗺𝘂𝗻𝗱 𝘁𝗮 𝘀𝗵𝗽𝗷𝗲𝗴𝗼𝗷𝗺𝗲̈ 𝗽𝗮𝗸 𝗺𝗲̈ 𝗾𝗮𝗿𝘁𝗲̈?
Unë jetoj në këtë rrugë prej gati 6 vitesh. Aty banoj, aty kam vendosur bizneset e mia prej vitit 2017. Çdo ditë kur dal në mëngjes syri im kërkon të shohë diçka të bukur, frymëzuese, pozitive. Dhe mendova se balonat do të ishin të tilla. Më pëlqen që të bukurës t’i jap kuptim. Dhe kuptimi më i mirë i tyre do të ishin pikërisht flamujt e Bashkimit Europian, veçanërisht në kushtet ku jemi sot dhe në këndvështrimin tim.
Mes tyre gjendet edhe flamuri i Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Ukrainës, Turqisë e Serbisë si vende që synojnë të jenë pjesë e këtij unioni. Gjithashtu edhe flamuri amerikan dhe ai i Britanisë së Madhe, si aleatë e partnerë të rëndësishëm për të gjithë BE-në. Modestisht, por me shumë dashuri për vendin tim, doja që përmes këtyre balonave të përcillja ato mesazhe për të cilat të gjithë kemi nevojë.
Pas luftës në Ukrainë, bota është sot në një nga përballjet më të hapura mes sistemeve demokratike dhe atyre totalitare. Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në njërën anë ndërsa në tjetrën, Rusia, Kina, Irani, India, Korea e Veriut gjithashtu. Diktatura dhe demokracia janë në përballje e mes tyre ka ende vende, që nuk e kanë gjetur rrugën.
Më lejoni të kujtoj fjalimin e shefit të diplomacisë Europiane Borrell, që vetëm pak ditë më parë ngrinte të njëjtin shqetësim, teksa fliste për Turqinë, për Brazilin, Meksikën apo vende të tjera.
Pa dashur të hyj në gjeopolitika, sepse qëllimi nuk ishte ky, fatmirësisht Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj. Ne i përkasim Bashkimit Europian, edhe pse ende jo zyrtarisht, por në këtë përballje e kemi bërë zgjedhjen pa më të voglin hezitim.
Tashmë ne duhet të shikojmë përtej të majtës dhe të djathtës, përtej ngjyrave dhe partive politike. Sot, sfida e vërtetë e globit është zgjedhja që çdo vend duhet të bëjë në përballjen mes vlerave euro-atlantike dhe sistemeve totalitare.
𝗣𝗿𝗮 𝗻𝗲̈ 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗳𝗮𝗿𝗲̈ 𝗺𝗲̈𝗻𝘆𝗿𝗲 𝗺𝗲 𝗸𝗲̈𝘁𝗲̈ 𝗽𝗿𝗼𝗷𝗲𝗸𝘁, 𝗷𝘂 𝘀𝗶𝗺𝗯𝗼𝗹𝗶𝗸𝗶𝘀𝗵𝘁 𝗽𝗼 𝗸𝗼𝗻𝗳𝗶𝗿𝗺𝗼𝗻𝗶 𝘀𝗲 𝗻𝗲 𝗷𝗲𝗺𝗶 𝗽𝗷𝗲𝘀𝗲̈ 𝗲 𝗕𝗘-𝘀𝗲̈…
Të mos harrojmë kemi jetuar për gati 50 vite në një sistem totalitar, por edhe atëherë kemi ndjekur perëndimin. Me letërsi të ndaluar, me kanale televizive të ndjekura fshehurazi e me gjuhë të huaja të mësuara në mënyrë autodidakte. Ne e duam perëndimin dhe këtë e kemi dëshmuar shumë herë përgjatë historisë. Këtë po e dëshmojmë edhe këtë herë. Ne jemi në Europë, jo thjesht gjeografikisht, por sepse kemi zgjedhur të jemi pjesë e saj. Sjell në vëmendje faktin që shumë shqiptarë, ashtu si dhe unë vetë në fillim të viteve ’90 emigruam drejt perëndimit. U formuam, u frymëzuam, u ushqyem nga jeta atje dhe në mënyrë krejtësisht organike prirjet tona shkojnë drejt perëndimit. Pa këtë frymë perëndimore, pa këtë ndikim, nuk do ishim këta që jemi sot.
𝗧𝗲̈ 𝗻𝗷𝗲̈𝗷𝘁𝗶𝗻 𝗾𝗲̈𝗹𝗹𝗶𝗺 𝗸𝗮𝗻𝗲̈ 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗵𝗲̈𝗻𝗶𝗲𝘁 𝗾𝗲̈ 𝗸𝗲𝗻𝗶 𝗽𝗿𝗼𝗷𝗲𝗸𝘁𝘂𝗮𝗿 𝗻𝗲̈ 𝗿𝗿𝘂𝗴𝗲̈…
Po sigurisht. Projektimi mbi rrugë i thënieve të emrave të njohur të dipolomacisë europiane, ka shkuar me idenë e balonave. Janë konceptuar së bashku për të forcuar pikërisht mesazhin për të cilin ju fola më sipër. Për të theksuar bashkimin, paqen, bashkëjetesën e popujve, në një kohë kur duket se kjo po bëhet e vështirë. Mendoj se lufta në Ukrainë, nuk ka ndryshuar vetëm kurset gjeopolitike të globit dhe as vetëm situatën ekonomike, por gjithashtu duhet të na vendosë të gjithëve në një reflektim, se si ta bëjmë më të mirë jetën tonë dhe të fëmijëve tanë.
𝗦𝗶 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗯𝗲̈𝗿𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿𝘇𝗴𝗷𝗲𝗱𝗵𝗷𝗮 𝗲 𝘀𝗹𝗼𝗴𝗮𝗻𝗲𝘃𝗲?
Janë vendosur 3 slogane, që kanë patur si qëllim përçimin e mesazheve të demokracisë, paqes dhe vlerave të Bashkimit Europian. Një prej tyre është i John Bruton, ish-Kryeministër i Irlandës.
“Bashkimi Europian është shpikja më e suksesshme për avancimin e paqes”, shprehet ai. Dhe historia i ka dhënë të drejtë. Le të mos harrojmë janë afërisht 80 vite që nga koha e Luftës së Dytë Botërore, që Europa jeton në paqe. Dhe kjo nuk ka ndodhur vetiu, rastësisht. Ka ndodhur sepse projekti i BE-së i frymëzuar nga baballarët e demokracisë dhe politikës së jashtme ka funksionuar. Mjafton ky argument për të kuptuar që BE është sukses.
Ndërkohë, politikani italian Sandro Pertini shumë bukur është shprehur kur thotë që, është më mirë më e keqja e çdo demokracie se sa më e mira e çdo diktature.
Sa i takon Shqipërisë kemi zgjedhur një shprehje të Giorgio Napoletano, që thotë: Është e qartë për të gjithë, se vendi i Shqipërisë është në Europë, për historinë, kulturën dhe vlerat.
𝗠𝗲𝘀 𝘀𝗹𝗼𝗴𝗮𝗻𝗲𝘃𝗲 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝗻𝗷𝗲̈ 𝘁𝗵𝗲̈𝗻𝗶𝗲 𝗾𝗲̈ 𝗺𝗯𝗮𝗻 𝗻𝗲̈𝗻𝘀𝗵𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻 𝘁𝘂𝗮𝗷. 𝗡𝗲̈𝘀𝗲 𝗮𝗿𝗿𝗶𝗻 𝘁𝗲̈ 𝗻𝗱𝗿𝘆𝘀𝗵𝗼𝘀𝗵 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗿𝗿𝘂𝗴𝗲̈, 𝘁𝗶 𝗺𝘂𝗻𝗱 𝘁𝗲̈ 𝗻𝗱𝗿𝘆𝘀𝗵𝗼𝘀𝗵 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗹𝗮𝗴𝗷𝗲, 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗶𝗻 𝘁𝗲̈𝗻𝗱. 𝗩𝗲̈𝗿𝘁𝗲𝘁 𝗯𝗲𝘀𝗼𝗻𝗶 𝘁𝗲𝗸 𝗸𝘆 𝗽𝗮𝗿𝗶𝗺?
Sigurisht që besoj. Në një mënyrë kjo është historia e jetës sime. Është sfida për të superuar vetveten dhe kultin e çdo pengese apo mendësie të realitetit me të cilin përballemi.
𝗖̧𝗳𝗮𝗿𝗲̈ 𝗸𝗲𝗻𝗶 𝗻𝗱𝗿𝘆𝘀𝗵𝘂𝗮𝗿 𝗷𝘂?
Kur Gremi Clinic u vendos këtu, gjetëm një rrugë të errët, e mbushur me pika të basteve sportive dhe me pak lëvizje njerëzish. Krijonte idenë e një vendi të harruar.
Sot jemi me klinikën, laboratorin, barin, restorantin, hotelet, qendrën wellness dhe një bakery. Kjo është një rrugë që popullohet çdo ditë nga dhjetra të huaj, italianë, gjermanë, franceze, belgë dhe amerikanë që na zgjedhin për shërbimet tona të turizmit dentar. Kjo rrugë ndryshoi. Ndryshoi nga puna, dëshira, pasioni dhe sigurisht nga dashuria për vendin.
Gjatë rrugëtimit u përballa me problematika, me dilema, me pasiguri. Me të rinj që përpara çdo oferte dhe mundësie në vend, ëndërronin largimin prej tij.
Këtu kuptova që sfida e vërtetë ishte të bindja të tjerët të mos iknin dhe të besonin, se ky vend mund të bëhej. E më shumë se fjalët, shembulli do ishte vetë puna, suksesi. Fillimisht më duhej të krijoja një strukturë të qëndrueshme, me një staf të mirëpaguar e të vlerësuar. Me rritjen e biznesit u rritën edhe pagat dhe stimulimi ndaj punonjësve. Me një ofertë të tillë ata nuk do të duhej ta mendonin emigrimin. Dhe në fakt kështu ndodh realisht tek e gjithë struktura Gremi, ku janë më shumë se 120 të punësuar, jo vetëm shqiptarë por edhe të huaj, në Shqipëri e jashtë saj.
Mendoni nëse në Shqipëri do kishte edhe 10, 20 apo 30 struktura të tilla? Thënë ndryshe, më shumë investim, më shumë të ardhura për vendin, më shumë njerëz të punësuar.
Nëse kthej kokën pas, kujtoj se gjithçka nisi me vetëm 4 mijë euro. U rrit me këmbëngulje, me sakrificë e natyrisht edhe me bashkëpunëtorë të mirë.
Jam përballur me mendësitë e shumë prej njerëzve që më rrethonin, se lekët nuk fitohen në punë të ndershme, se duhet të kesh mbështetje politike apo të jesh pjesë e klaneve me lidhje me ndikime të caktuara, për të fituar para.
Tek gjithçka tregova të kundërtën. Ky biznes lindi si një start- up dhe rrodhi ashtu siç rrjedhin gjithë veprimtaritë e suksesshme në Europë apo SHBA, aty ku ne duam të shkojmë dhe aty ku unë jam inspiruar.
Gjithçka që shihet në këtë rrugë dhe që mban emrin Gremi, vjen nga një punë e ndershme. Çdo lek i fituar është i pastër, i deklaruar dhe fryt i punës. Nëse unë e arrita, mund ta arrijë kushdo. Pa klane, pa mbështetje politike, pa pikënisje të errëta, pa para ta pista.
𝗠𝗲𝗻𝗱𝗼𝗻𝗶 𝘀𝗲 𝗸𝗷𝗼 𝗿𝗿𝘂𝗴𝗲̈ 𝗲 𝗷𝘂𝗮𝗷𝗮 𝗺𝘂𝗻𝗱 𝘁𝗲̈ 𝗷𝗲𝘁𝗲̈ 𝗳𝗿𝘆𝗺𝗲̈𝘇𝘂𝗲𝘀𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝘁𝗲̈ 𝘁𝗷𝗲𝗿𝗲̈ 𝗾𝗲̈ 𝗱𝘂𝗮𝗻 𝘁𝗲̈ 𝗸𝘁𝗵𝗲𝗵𝗲𝗻 𝗮𝗽𝗼 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗶𝗻𝗷 𝗾𝗲̈ 𝗻𝗱𝗼𝗱𝗵𝗲𝗻 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲̈𝗿𝗶?
Besoj se ky është një model që sfidon, përmes të cilit do doja t’u tregoja të gjithëve se në këtë vend vlen të punosh dhe të jetosh. Aktualisht emigrimi, veçanërisht i të rinjve është një emergjencë kombëtare. Këtu është përgjegjës jo vetëm shteti e politika, por gjithë shoqëria, përfshirë edhe median, sistemin e drejtësisë, sistemin arsimor (shtetëror apo privat) si dhe vetë qytetarët. Sfida më e madhe për të gjithë sot, nuk është thjesht krijimi i kushteve dhe mekanizmave që njerëzit të mos lënë vendin, por rikthimi i atyre që janë larguar.
Nëse kthejmë besimin do të rikthejmë edhe emigrantët e ikur. Mendoj se pa ndihmën dhe investimin e drejtpërdrejtë të tyre, ky vend do ta ketë të vështirë. Është koha që emigrantët t’i kthejnë sytë nga Shqipëria.
𝗔 𝗸𝗲𝗻𝗶 𝗺𝗲𝗻𝗱𝘂𝗮𝗿 𝘀𝗲 𝗸𝘆 𝗶𝗻𝘀𝘁𝗮𝗹𝗮𝗰𝗶𝗼𝗻 𝗺𝘂𝗻𝗱 𝘁𝗲̈ 𝗸𝘁𝗵𝗲𝗵𝗲𝘁 𝗻𝗲̈ 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗮𝘁𝗿𝗮𝗸𝘀𝗶𝗼𝗻 𝗽𝗲̈𝗿 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘁 𝗮𝗽𝗼 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝘁𝘂𝗿𝗶𝘀𝘁𝗲̈𝘁 𝗲 𝗵𝘂𝗮𝗷 𝗻𝗲̈ 𝘃𝗲𝗻𝗱?
Nëse do të ndodhte, do më pëlqente. Sepse mesazhi që duam të sjellim përmes tyre është universal, na përket të gjithëve.

Postime të ngjashme
Lajmi i ditësSociale

Për engjëllin e vogël që ra në shtratin e vdekjes dhe nuk u zgjua dot më kurrë!

2 Min lexim
Sot jam i mbushur si asnjëherë tjetër! Jam plot mërzi, keqardhje, pikëllim, zhgënjim dhe urrejtje, me veten dhe me gjithë ata që…
Sociale

Skandali/ Rrajat lehtësohen nga akuza, ekspertiza e fisit Maja 17 ditë pas dhunës 

3 Min lexim
Në foton më poshtë janë pasojat e dhunës së ushtruar nga anëtarë të fisit Rraja, ndaj njërit prej anëtarëve të fisit Maja,…
Dritan GremiTurizëm

Imazhi i ri i Shqipërisë motivi kryesor i boom-it turistik!

5 Min lexim
Nga Dritan Gremi Duket se autoritetet më në fund kuptuan rëndësinë e madhe që ka imazhi i mirë i vendit. Mbi të…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

×
Dritan Gremi

Imazhi i Shqipërisë në botë, Gremi: Shqiptarët e shajnë për ‘sport’ vendin e tyre