AktualitetTurizëm

Together with Ukraine for Memory Tourism… ‘War Pandemic,’ a Real Threat for Tourism

1 Min lexim

“Together with Ukraine for the Memory Tourism… “War Pandemic”, a real threat for tourism”.
Ka qenë ky titulli i eventit të mbajtur në ambientet e ITB Berlin, organizuar nga Gremi Clinic dhe Dritan Gremi, në bashkëpunim me Mariana Oleskiv, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Zhvillimit të turizmit në Ukrainë.

Në këtë aktivitet që kishte për qëllim  promovimin e turizmit të memories, përfaqësuesit e të dy vendeve përcollën specifikat e secilit vend sa I takon këtij lloj turizmi, që ndoshta në një të ardhme të afërt do të mundet të ketë pavijonin e tij në panairet ndërkombëtare.

Ndërsa zoti Gremi e kishte lançuar për herë të parë idene e turizmit të memories në Shqipëri një vit më parë,  edhe në këtë edicion  të ITB ai theksoi mesazhin e rëndësishëm se e shkuara nuk duhet harruar, për të mos u përsëritur.
Duke kujtuar faktin që Shqipëria ka jetuar një nga  diktaturat më të egra në Europë gjatë regjimit të Hoxhës, Gremi solli në vëmendje rëndësinë që ka tashmë njohja me simbolet e asaj periudhe dhe kthimi I tyre në pika të vizitueshme nga turistët .
Nga ana tjetër zonja Oleskiv, prezantoi projektin e Ukrainës për të identifikuar dhe ndërtuar një rrjet të vendeve të luftës që do të kthehen në pika të vizitueshme për turistët, për të treguar pasojat e luftës dhe të vërtetën e saj.
Zonja Oleskiv dhe zoti Gremi, theksuan gjithashtu rëndësinë  dhe mundësinë që çdo individ duhet të ketë për të jetuar në një botë të lirë.

Postime të ngjashme
AktualitetLajmi i ditës

Imazhi i Shqipërisë është pronë e të gjithëve – dhe askush s’ka të drejtë ta përdhosë

6 Min lexim
Nga Dritan Gremi Ka një kufi që nuk guxon të kalohet – e ai është dinjiteti i kombit. Imazhi i Shqipërisë është…
AktualitetHistori dhe njerëzSociale

Të Rinjtë që Nuk Largohen nga Shqipëria

1 Min lexim
Në qendër të këtij takimi janë historitë e katër të rinjve shqiptarë, Emersonit, Edës, Roselës dhe Lorencit, janë bërë simbol i shpresës…
Aktualitet

Fati i jetimëve në Shqipëri! Luli, Moza dhe Sabaili, tre histori të ndryshme të lidhura në një nyjë

1 Min lexim
Tre histori sa prekëse aq edhe inkurajuese. Të ndryshme, por të lidhura nga e njëjta nyje.Moza, një nënë që rrit e vetme…

Lini një Përgjigje

×
Lajmi i ditës

Oh sa mirë me qenë shqiptar, oh sa mirë me qenë gjithë bashkë, ohej ohej!