Dritan GremiTurizëm

Turizmi dhe mesazhi sfidues që na vjen nga Kroacia.  A mjafton strategjia e fjalëve dhe rekomandimeve për të promovuar Shqipërinë për një turizëm cilësor dhe të qëndrueshëm?

3 Min lexim

Ndërsa me ardhjen e verës, të gjithë i kthejmë sytë nga sezoni ynë i shkurtër turistik dhe mundësitë e gjenerimit të të ardhurave prej tij, duket se sfida  me rajonin edhe këtë vit nuk do të jetë shumë premtuese, pavarësisht shifrave të deklaruara zyrtarisht deri më sot. 
Teksa shihja një artikull të “Monitor”, që vinte në dukje disa statistika të Bordit Turistik Kroat (HTZ), kuptova se Shqipëria nuk do ta ketë aspak të lehtë, kjo edhe për faktin, se me sa duket ka harruar çfarë ndodh në rajon. 
“Sipas të dhënave paraprake nga sistemi eVisitor, nga fillimi i këtij viti deri më 27 maj, Kroacia është vizituar nga 3.5 milionë turistë, me 10.7 milionë net-qëndrime, duke shënuar rritje prej 27% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 3% më shumë se në vitin 2019”, citonte artikulli, ndërkohë që drejtuesi i këtij enti e vinte theksin në qëndrueshmërinë e turizmit dhe zgjatjen e tij përgjatë gjithë vitit.
Më tej akoma, për të kuptuar se si e kanë ndërtuar kroatët filozofinë e tyre të marketimit, mjafton të kujtojmë se buxheti i HTZ-së për këtë vit prej rreth 34.8 milionë eurosh është rreth 4% më i lartë se ai i vitit të kaluar.
Por çfarë është HTZ apo Bordi Kroat i Turizmit? Është pikërisht një institucion i varur nga Ministri e Turizmit që ka për qëllim krijimin dhe promovimin e identitit dhe reputacionit të Kroacisë në vend dhe jashtë saj.
Me qendër në Zagreb, ky bord ka degët e tij në 19 vende të botës, ndërkohë që aktualisht, po zbaton fushatën në 14 tregje dhe mesazhet e shpërndara janë parë nga më shumë se 150 milionë përdorues përmes rrjeteve sociale dhe reklamave të shfaqura deri tani.
Ndërkohë, ndonëse gjeografikisht shumë pranë, duket se Shqipëria lundron në të tjera ujëra. Teksa vijojmë të japim shifra duke u krahasuar me vetveten, le të kujtojmë se buxheti ynë prej 20. 9 milionë euro në ministrinë përkatëse, ndahet në 15 milionë euro për paga dhe mbrojtjen e mjedisit dhe vetëm 5 milionë për zhvillimin e turizmit, panairet ndërkombëtare, eventet, etj. Nga ana tjetër, ne vijojmë të mos kemi ende një bord të dedikuar për promovimin, marketimin dhe evidentimin e vlerave tona e fatkeqësisht duket se për këtë na mungon edhe një strategji konkrete.
Sa i takon Agjencisë Kombëtare të Turizmit, që së fundi nuk ka mundur të rinovojë as faqen e saj në web, duket se do e ketë të pamundur të na japë shifra për zyra që operojnë jashtë vendit apo vizitorë që na ndjekin online.
E ndërsa i kthehem sërish Kroacisë ku bëhet me dije se fushata e Bordit të Turizmit ka nxitur mediat televizive në Austri, Francë, Itali, Holandë, Gjermani, Sllovaki dhe Britani të Madhe që të bënin xhirime shtesë, pyetja që ngrihet vetiu është: Po Shqipëria?
A kemi nevojë ne për një strukturë solide dhe konkrete që të mendojë për marketimin e vendit jashtë kufijve? A do ta vendosim një buxhet të dedikuar për këtë qëllim? A kemi ne grupe interesi dhe ekspertë të përfshirë në politikat e marketimit të vendit? A është menduar që një ditë në kryeqytetet kryesore të Europës dhe botës të hapen zyrat tona turistike për t’i siguruar vendit turizmin e qëndrueshëm apo do të mjaftohemi me “passa parola” apo fjalë të mira, siç beson ministrja? A mjaftojnë vetëm portet dhe aeroportet për të sjellë turistët apo është koha të kuptojmë që det të bukur, porte, aeroporte, rrugë, autostrada, tunele në rajon dhe mesdhe nuk kemi vetëm ne, por përkundrazi bota ka mbi 20 vite që i ka ndërtuar?! E mbi të gjitha, a është e drejtë që ministrisë së turizmit e cila përfaqëson sektorin që sipas qeverisë prodhon miliarda euro çdo vit dhe 20% të GDP-së, t’i jepen 20.9 milion euro buxhet në vit dhe asnjë qindarkë për promovimin?
Nëse kroatët që kanë shënuar 13 miliardë euro të ardhura nga turizmi shpenzojnë 34 milionë euro në promovim, ne që kemi 6 herë më pak të ardhura a nuk duhet të kishim gjithashtu 6 herë më pak në promovim. Le të themi 5.5 milionë?
Historia me kroatët na bën të kuptojmë qartë, që ata kanë studiuar një strategji e cila orientohet tek vizitorët që duan të çojnë në vend dhe pikërisht tek target grupet qe u interesojnë më shumë, duke i siguruar turizëm të qëndrueshëm, e të ardhura dhe fitime të mira.  Ndërkohë që ne duhet të presim ç’të na sjellë fati.

Postime të ngjashme
Turizëm

ITB BERLIN, porta ku duhet të shkrihen kufijtë Shqipëri - Kosovë

3 Min lexim
Shqipëria do të ketë vitin e ardhshëm vëndin e nderit në ITB, panairin më të madh të turizmit në botë, që mbahet…
AktualitetTurizëm

Together with Ukraine for Memory Tourism… 'War Pandemic,' a Real Threat for Tourism

1 Min lexim
“Together with Ukraine for the Memory Tourism… “War Pandemic”, a real threat for tourism”.Ka qenë ky titulli i eventit të mbajtur në…
Dritan GremiTurizëm

Imazhi i ri i Shqipërisë motivi kryesor i boom-it turistik!

5 Min lexim
Nga Dritan Gremi Duket se autoritetet më në fund kuptuan rëndësinë e madhe që ka imazhi i mirë i vendit. Mbi të…

Lini një Përgjigje

×
Dritan Gremi

Sa i kushton imazhi Shqipërisë?