Turizëm

ITB BERLIN, porta ku duhet të shkrihen kufijtë Shqipëri – Kosovë

3 Min lexim

Shqipëria do të ketë këtë vit vëndin e nderit në ITB, panairin më të madh të turizmit në botë, që mbahet në Berlin.
Një vend nderi që do t’i japë më shumë hapësirë dhe më shumë vizibilitet Shqipërisë së vogël, që në fakt ka arritur të tërheqë vëmendje të madhe sa i takon turizmit gjatë viteve të fundit, fakt ky i konfirmuar tashmë jo vetëm me rrritjen e fluksit të turistëve, por edhe me mbulimin mediatik që ka marr vendi ynë në të gjithë botën.
Për ata që e kanë parë ITB Berlin dhe e dinë peshën e këtij eventi, është e qartë se ky që na bëhet nuk është vetëm një nder, por edhe një përgjegjësi për ta prezantuar sa më denjësisht vendin tonë, në një seri eventesh që do të sjellin jo thjesht ofertën turistike, por do të përfaqësojnë brandin shqiptar “Made in Albania”. Në këtë rast qeveria shqiptare ka jo vetëm një privilegj, por edhe një peshë për shpërfaqur më të mirën e asaj që është “Made in Albania”. Dhe në fakt është ky momenti, kur duhet të themi se brandi “Made in Albania”, nuk është vetëm ai i hartës zyrtare të Shqipërisë, por gjithçka gjendet brenda trojeve shqipfolëse përfshirë veçanërisht Kosovën.
Kam qenë i keqardhur përgjatë viteve të shkuara, teksa kam parë një stendë më shumë se modeste të përfaqësimit të Kosovës në ITB. Nuk di nëse kjo ndodh për shkak të mungesës së buxhetit, apo të moskuptimit nga ana e institucioneve të Kosovës të peshës që ITB Berlin ka, jo vetëm për turizmin si një burim të ardhurash, por edhe për vetë imazhin e vendit. Dhe panairet e turizmit janë pikërisht dritarja nga ku ky imazh mund të “fluturojë” për të qëndruar siç thonë “on top”.

E pra, është ky momenti kur mendoj, se përtej politikave, përtej perceptimeve të ndryshme apo qasjeve që mund të kemi, në Berlin Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë bashkë si dy vllazën, dorë për dore. Ne kemi shansin e madh që të bèjmë atë që cdo shqiptar ka ëndëŕruar prej dwkadash, të “bashkojmë trojet tona” në një ofertë turistike. Pra jo thjesht dhe vetëm fizikisht, stendat tona duhet të jenë afër, bashkë ashtu sikurse janë gjeografikisht e shpirtërisht dy vendet, por dhe oferta turistike mund e duhet të unifikohet. Le të mos harrojmë se imazhi i Shqipërisë, veçanërisht në këto 2-3 vitet e fundit është rritur ndjeshëm, ndaj është detyra dhe obligimi ynë qe ta marrim Kosovën prane vetes, në mënyrë që të kontribuojmë edhe në rritjen e saj.
Për ata që vizitojnë Thethin e Valbonën, mund të shtohet si pjesë e guidës edhe Prizreni, Rugova apo Prishtina. Kemi folur dhe prezantuar në ITB Berlin turizmin e diktaturës, por a nuk mund të bëjmë pjesë të itinerarve historike e kulturore edhe kullën e Jasharajve apo të tjera simbole të luftës së Kosovës? Dhe jo vetëm kaq, kjo ofertë turistike mund të shtrihet edhe më tej tek trevat shqipfolëse, në Ulqinin e Malit të Zi apo në zonat shqiptare të Maqedonisë së Veriut.
Kjo është mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për të realizuar ëndrrën e gjithë shqiptarëve, për të qenë “bashkë dhe të bashkuar” si një komb i vetëm. Është diçka që nuk kërkon dakordësime e negociata dhe që e kemi në dorë vetë për ta bërë shumë lehtë, pa i marrë “leje” askujt
Kjo është mundësia më e mirë, që trojet tona të shkrihen në të një të vetme në sytë e të gjithë botës. Tashmë Berlini, nuk ndan kufij.

Postime të ngjashme
AktualitetTurizëm

Together with Ukraine for Memory Tourism… 'War Pandemic,' a Real Threat for Tourism

1 Min lexim
“Together with Ukraine for the Memory Tourism… “War Pandemic”, a real threat for tourism”.Ka qenë ky titulli i eventit të mbajtur në…
Dritan GremiTurizëm

Imazhi i ri i Shqipërisë motivi kryesor i boom-it turistik!

5 Min lexim
Nga Dritan Gremi Duket se autoritetet më në fund kuptuan rëndësinë e madhe që ka imazhi i mirë i vendit. Mbi të…
Turizëm

Mjaft me lajme denigruese kundër turistëve të huaj, përpara se të na kthehen në boomerang!

2 Min lexim
Bashkë  me lajmet për rritjen e numrit të turistëve italianë në vendin tonë, mediat nxituan këtë verë të pasqyrojnë edhe kundërlajmet. Në…

Lini një Përgjigje

×
Aktualitet

ARROGANCA DHE TERRORI I OPGJ-VE NUK I KANË HIJE PROKURORISË SË TIRANËS