Lajmi i ditës

Të baltosësh Shqipërinë për të luftuar Ramën apo të luftosh Ramën duke nxirë Shqipërinë është më shumë se gabim!

4 Min lexim
di-maio
rrama
image 8
image2
image4
image5
image6
image7
image8

Ende e kam të paqartë se ku e gjejnë dëshirën dhe frymëzimin disa media, që të hedhin baltë mbi Shqipërinë në çdo moment. Me apo pa arsye. Me ose pa të drejtë.

Është fakt dhe duhet ta pranojmë që ndoshta për të parën herë, këtë vit Shqipëria ka patur një nga promovimet më të mira që i janë bërë vendit dhe turizimit. Pas stendës mbreslënëse në panairin e Berlinit dhe pas një numri të lartë të mediave ndërkombëtare që ju referuan vendit tonë si atraksion trend, është fakt gjithashtu që numri i turistëve të huaj këtë vit është rritur dukshëm. Sezoni nuk ka përfunduar dhe shifrat zyrtare ende nuk i kemi, por kushdo që jeton në Tiranë sheh përditë e përplaset në rrugët e kryeqytetit me turistë të ardhur nga e gjithë bota.

Media franceze, britanike, italiane e madje edhe ato kroate i kanë kushtuar hapësirë në faqet e tyre vendit tonë të vogël, që fatmirësisht sot nuk shihet më gabimisht si toka ku trafikohen organe, por që krahasohet me Tajlandën a vende të tjera me turizëm të qëndrueshëm.

Shifrat e bëra publike nga vetë Kryeministri flasin për 22 mijë vizitorë kroatë që kanë frekuentuar Shqipërinë deri në korrik të 2023, ose 41% më shumë se viti i kaluar. Gjithashtu po kryeministri pohon se kemi patur 35% më shumë turistë italianë, në një shifër që arrin në 500 mijë persona.

Në këtë atmosferë mediat italiane i janë referuar Shqipërisë këtë verë, tashmë jo vetëm si destinacionin e preferuar të qytetarëve të tyre, por edhe si një konkurent në tregun turistik.

E në këtë linjë, gazeta lettera43.it ka arritur të shohë në një kënd tjetër.

Ajo e konsideron Shqipërinë një vend mikpritës, por shumë mbrapa në disa aspekte, një vend të bukur por me çmime të larta, ndërsa pohon gjithashtu se një hotel me pesë yje në Shqipëri është i krahasueshëm me një hotel të varfër me tre yje në Itali.

“Në Dhërmi, deti është ndër më të bukurit, por Sardenja dhe Siçilia janë ende të një niveli tjetër, dhe 200 euro për një natë. Dy shezlongë buzë detit? Nga 20 deri në 30 euro. Në fund të korrikut, hotelet me cilësi minimale paguajnë mesatarisht rreth 80-100 euro nata. Nuk e dimë se në cilat faqe të çuditshme apo në cilën kohë të vitit, ndoshta jashtë sezonit, çmimet janë kaq të lira. Fluturimi nga Malpensa në kryeqytetin e Shqipërisë kushton të paktën 300 euro. Duke rezervuar pak paraprakisht, mund ta ulni çmimin në rreth 150 euro. Dhe për të marrë me qira një makinë ju duhen të paktën 50 euro në ditë. Mos u mashtroni nga premtimi se do të shpenzoni ekuivalentin e një grushti eurosh në Shqipëri”, shkruhet në artikullin, që me dashakeqesi apo jo u përhap shpejt edhe në mediat shqiptare. E nëse mendojmë se me këtë artikull “Lettera 43”, (një media online jo aq e njohur) ndoshta tha ca të vërteta, por më shumë u përpoq me atdhedashuri të mbrojë turizmin në vendin e saj, fatkeqësisht ky realitet nuk vlen për shqiptarët.

Disa media nxitojnë të plasin brutalisht në faqet e tyre çdo të zezë që lidhet me Shqiperinë, pa u lodhur fare për të verifikuar të vërtetën dhe pa asnjëkeqardhje për pasojat që mund të ketë mbi vendin, ajo çfarë shkruajnë.

Të tradhtosh Shqipërinë e ta nxish atë, kur të tjerët i japin dritë e shkëlqim, nuk është tjetër veçse tradhti kombëtare në kohë paqeje.

Në fakt në shumë prej tyre është e qartë dhe e hapur tendenca për të goditur Kryeministrin. Dhe për hir të goditjes kundër tij janë të të gatshëm të hedhin baltë  dhe helm mbi vetë vendin. Gjë që në fakt është tërësisht e gabuar.

Nga ana tjetër, Edi Ramës mund t’i gjejmë 1001 gabime e mëkate, por nuk mund ta gjykojmë e sulmojmë për punën e madhe dhe rezultatin e jashtëzakonshëm që arriti në ndryshimin e imazhit të vendit.

Dhe kjo, jo vetëm për të ardhurat që imazhi na sjell përmes turizmit  dhe vendet e punës që krijon, por dhe për krenarinë tonë kombëtare. Është e pamundur të sulmosh sot Edi Ramën për imazhin dhe vizionin për turizmin, sepse është ai që ka punuar dhe është investuar më shumë se çdo kryeministër tjetër deri më sot dhe meriton një BRAVO të madhe.

Ndryshimi i imazhit  dhe arritjet që ne shohim në turizëm kanë punën dhe emrin e tij nga pas. Që tek organizimi me sukses i samitit të Tiranës, tek intervistat televizive në mediat italiane, franceze apo britanike. Pa harruar që në secilën drejtohet me gjuhën e tyre, italisht, frëngjisht apo anglisht.

Është padyshim meritë e tij raporti personal me Kryeministren Italiane Giorgia Meloni apo dhe zhurma mediatike e krijuar për shkak të retorikës së emigrantëve në Britaninë e Madhe, mosngurrimi për t’ju përgjigjur sekretares britanike Braverman apo edhe takimi me kryeministrin Sunak.

Duke ju rikthyer Italisë, kujtoj se praktikisht, për shumë vite me rradhë, deri në 2015 Shqipëria dhe shqiptarët u përdorën si tabelë qitjeje apo lavaman ku shkarkoheshin në artikuj e kronika, gjithë mllefet dhe problemet e brendshme të italianëve. Ndërsa më pas gjithçka pushoi, nuk u morën më me ne dhe sot dihet imazhi që italianët kanë per Shqipërinë.

Kujtoni raportet personale të tij Mateo Renzin dhe  ish-ministrin e jashtëm Di Maio apo  dërgimin e infermierëve në ndihmë të Italisë gjatë pandemisë COVID për të kuptuar impaktin që këto veprime patën në shtetin fqinjë e për të kuptuar se të paktën për imazhin, Edi Rama nuk mund të kritikohet. Përkundrazi është i vetmi Kryeministër që ka reaguar fort kur shqiptarët dhe Shqipëria shaheshin dhe kritikoheshin e këtë nuk e ka bërë as Nano e as Berisha.

 I vetmi që ngriti zërin publikisht kundër raportit të Dick Martit për shtëpinë e verdhë dhe kërkoi rezolutë mbi të. I vetmi që e kuptoi se debati dhe lufta për imazhin e vendit nuk duhej bërë në studio mediatike shqiptare, por jashtë kufijve. Dhe i vetmi që ka meritën për numrin e turistëve që po shohim këtë verë.

Ndaj, të kritikosh Shqipërinë për të luftuar Ramën apo të luftosh Ramën duke kritikuar Shqipërinë në një ditë si kjo, është më shumë se gabim!

Postime të ngjashme
AktualitetLajmi i ditës

Gjykata godet biznesin e ndershëm në mbrojtje të “çibanëve” tatimorë.

7 Min lexim
Gremi: do luftoj edhe për ata që kanë frikë t’i rebelohen këtij sistemi të korruptuar Si njeriu që gjithmonë kam besuar tek…
Lajmi i ditës

Oh sa mirë me qenë shqiptar, oh sa mirë me qenë gjithë bashkë, ohej ohej!

2 Min lexim
Një ndeshje futbolli çuditërisht dhe fatkeqësisht na bën bashkë më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Na bën të dashur me…
Lajmi i ditësSociale

Për engjëllin e vogël që ra në shtratin e vdekjes dhe nuk u zgjua dot më kurrë!

2 Min lexim
Sot jam i mbushur si asnjëherë tjetër! Jam plot mërzi, keqardhje, pikëllim, zhgënjim dhe urrejtje, me veten dhe me gjithë ata që…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

×
Politikë

Vjeshta e nxehtë e ndryshimeve politike dhe SPAK, çfarë do vijë më pas?