Turizëm

Mjaft me lajme denigruese kundër turistëve të huaj, përpara se të na kthehen në boomerang!

2 Min lexim

Bashkë  me lajmet për rritjen e numrit të turistëve italianë në vendin tonë, mediat nxituan këtë verë të pasqyrojnë edhe kundërlajmet. Në fillim një biznes në Berat që denonconte turistë që ikin pa paguar, e menjëherë pas tij një tjetër në Sarandë që mediatikisht bënte të ditur se italianët i vodhën jastëkët e hotelit. 

Pa paragjykuar askënd, a ka rëndësi fakti nëse janë italianë, shqiptarë, gjermanë, polakë, turq apo çfarëdo kombësie tjetër?

Në çdo vend ka njerëz të ndershëm, të drejtë e punëtorë, ashtu sikurse ka të tjerë që vjedhin, vrasin, grabisin apo përdhunojnë. A jemi ne shqiptarët ata që duhet të bëjmë moral pikërisht mbi këtë argument? Druaj se jo. Aspak për inferioritet, por sigurisht për mirënjohje dhe objektivizëm, le të kujtojmë pak se sa shumë jemi ankuar për stigmën që të huajt na kanë vënë në këto 30 vite të hapjes sonë me botën. Le të kujtojmë pak “bëmat apo historitë” e shqiptarëve në Itali dhe Europë, për të kuptuar që të paktën ne nuk mund dhe nuk duhet të përgjithësojmë një popull me një akt, nuk mund të stigmatizojmë një Itali të tërë për veprimet e dy apo më shumë njerëzve, që megjithatë më shumë se një lajm portalesh meritojnë të çohen në polici.

Për këdo që investon dhe punon në industrinë e turizmit apo shërbimeve e di fare mirë që fenomene të tilla ndodhin. Ndodh të vidhen lugët e një restoranti, peshqirët ose shapkat e një hoteli. Le të mos justifikojmë, nuk është rasti.

Vjedhja është një akt që dënohet me ligj. Por pyetja është:  A nuk duhet që bizneset e dëmtuara, t’i çojnë këto raste në organet kompetente? Cila është arsyeja e bërjes publike të tyre? Cili është lajmi dhe cili është përfitimi i biznesit në këtë rast? 

Po turistë Shqiptarë i kanë vjedhur më herët këto biznese dhe kanë vepruar njësoj duke kanë nxjerr lajmin ose videon?

 Le të mos harrojmë gjithashtu se publikimi i një videoje të marrë nga kamerat e sigurisë së një biznesi është i ndaluar, sepse shkel të gjitha parimet e privatësisë dhe në vend që të çohet në mediat sociale, duhet të dërgohet në organet kompetente.

Do doja shumë që kjo verë të dominohej nga lajme si ai i dy turistëve italianë që portofolin me para dhe dokumenta që gjetën në Lushnjë e dërguan në polici. Do doja që të shkruhej më shumë për faktin, që imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar, që miliona turistë kanë vërshuar drejt vendit, një arritje që e prisnim prej kaq shumë kohësh. Le ta themi me zë të lartë, që Shqipëria nuk është më delja e zezë e Ballkanit, por reflekton imazhin që ne duam në të ardhmen. T’i gëzohemi faktit që turizmi ka sjell të ardhura e tashmë duket premtues dhe jo të merremi pas gjërave të vogla.

Nëse vazhdojmë kështu do të na bëjë keq për imazhin, do na kthehet kundër, do dukemi një popull i vogël, burracak e zemërngushtë. Në fakt ne nuk jemi të tillë.

Postime të ngjashme
AktualitetTurizëm

Together with Ukraine for Memory Tourism… 'War Pandemic,' a Real Threat for Tourism

1 Min lexim
“Together with Ukraine for the Memory Tourism… “War Pandemic”, a real threat for tourism”.Ka qenë ky titulli i eventit të mbajtur në…
Dritan GremiTurizëm

Imazhi i ri i Shqipërisë motivi kryesor i boom-it turistik!

5 Min lexim
Nga Dritan Gremi Duket se autoritetet më në fund kuptuan rëndësinë e madhe që ka imazhi i mirë i vendit. Mbi të…
Turizëm

Turizmi mjekësor, modeli që garanton suksesin e sistemit shëndetësor në Shqipëri

5 Min lexim
Sytë nga mjekët. Ata që ikën dhe ata që na mbetën e që na duhet t’i mbajmë fort.Duket se beteja për mjekësinë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

×
Dritan GremiTurizëm

Turizmi dhe mesazhi sfidues që na vjen nga Kroacia.  A mjafton strategjia e fjalëve dhe rekomandimeve për të promovuar Shqipërinë për një turizëm cilësor dhe të qëndrueshëm?